
Postuar mė parė nga
DI_ANA
Unė dhe pena!
E mora penen ngadale ne duar,
nje flete te virgjer me ngut kerkova,
doja te flisja,doja te shkruaja,
mbi mbreterine e pakuptuar.....
Keshtu e quajta une dashurine,
dhe rreshtat mbusha si per ēudi,
dora me bindej dhe zemra qante,
gjithe qenia ime rrinte ne zi.....
Me kane lenduar,sa shume kam qare,
endrrat mi vrane,me roberuan,
mbi trupin tim ndjeva goditjet,
degjova "xhindet" si me mallkuan....
Dhe u mundua dhe djalli vete,
te hiqej engjej,te me verbonte,
me fliste gjate,oh sa mashtronte,
per "fatin tim" ndjenjen denonte.....
"Eshte lajkatare_tha_dashuria,
te merr vete shpirtin,te la pa jete,
ne vemje toke te katandisi,
perse sbeson kete te vertete?".....
"Besome mua dhe ndill mashtrimin,
pushtoje cmiren dhe keqesine,
mos duaj njerez,beji te vuajne,
dhe te premtoj une "Perjetesine"....
Koken e ulur ngadale e ngrita,
zeri me dridhej por thashe dy fjale,
"Sado zhgenjime ka dashuria,
e ndjej ne vete e kam te gjalle,
I kam besuar une bukurise,
kam pare dhe lulet kur vallezonin,
degjova zogjte,i preka yjet,
mbi dashurine engjejt lodronin"....
Te gjitha keto me penen shkrova,
mbi shkronjat befas loti u ndal,
nje gjurme la mbi fleten time,
syri penduar me tha "me fal"....
Lediana Kapaj
Krijoni Kontakt