Xhuzi i tridhjetė
Ky xhuz pėrmban 37 sure, tė cilat janė tė shkurtra. Mesazhi i kėtij xhuzi dhe i sureve ėshtė qė njeriu do tė dalė njė ditė para Zotit, prandaj duhet t'u bindet urdhrave dhe dispozitave tė Tij.
E veēanta e kėtij xhuzi ėshtė se pėrmban suren Alek , me tė cilėn filloi mesazhi hyjnor i Profetit a.s dhe suren Nasr , me tė cilėn u pėrmbyll mesazhi i tij.
Nga ky xhuz, ne do tė komentojmė shkurtimisht vetėm disa sure tė tij.
Surja Nasr, iu shpall Profetit a.s pasi ishte pėrmbushur mesazhi hyjnor dhe pak para vdekjes sė Profetit a.s. Ajo ėshtė njė sure e shkurtėr dhe pėrmban katėr ajete.
"Kur tė vijė ndihma e Allahut dhe ēlirimi (i Mekės) dhe ti shohėsh njerėzit duke hyrė nė fenė e Allahut grupe-grupe, atėherė madhėroje me falėnderim Zotin tėnd dhe kėrko falje nga Ai; se Ai ėshtė vėrtet Pranues i madh i pendimeve." (Nasr, 1-4)
Edhe pse Profeti a.s kishte hyrė nė Meke si triumfator, nė kėtė sure, Zoti e urdhėron tė kėrkojė falje (istigfar). Kjo, sepse zakonisht ushtria triumfuese sillet me mendjemadhėsi dhe arrogancė. Me qėllim qė t'i mėsojė myslimanėt se dita e triumfit nuk ka pėrse tė kthehet nė ditė dhune dhe mendjemadhėsie, Zoti u kėrkoi tė madhėrojnė Zotin, ta falėnderojnė Atė dhe t'i kėrkojnė falje. Ėshtė e ēuditshme pasi nė islam, ēdo rit dhe adhurim madhėshtor, pėrfundon me istigfar (kėrkesė pėr falje). Menjėherė pas namazit, ne ulemi dhe kėrkojmė falje. Istigfari ėshtė i kėrkuar edhe gjatė haxhit.
Krijoni Kontakt