problemi qendron qe ne llogjiken tende nuk kuptohet thelbi i problematikes shqiptare qe na ka lene nje nga kombet me te prapambetura ne europe...
dhe kjo problematike e ka emrin KULTURE.
Kombi eshte nje ide dhe apo domosdoshmeri e nje periudhe te caktuar kohe. kurse kultura eshte dicka qe kultivohet ne shekuj e mijevjecare te tere(eshte vete formimi i rraces njerezore drejt civilizimit). dhe qe nuk ka lidhje me idene e kombit.
Ne kete kontekst feja dhe ndikimet kulturore qe percohen ne shekuj nga perandorira apo pushtime te ndryshme luajne rolin kryesor ne formimin e njeriut si individ si dhe te bashkesise.
Feja eshte filozofi e shkruar me rregulla dhe praktika reale te zbatuara prej 2000 vjetesh te cilat keto parime e zakone percohen brez pas brezi deri ne ditet e sotme. Dhe ashtu si dija e pergjitheshme ,Filozofia,Shkenca,Arti,Ekonomia,Politika edhe Feja jane pjese formuese te njeriut te sotem.
Pra le te shohim se ku hyn kombi ne te gjitha keto procese formuese te civilizimit..
Filozofia,Shkenca,Arti,Ekonomia,Politika edhe Feja kane ekzistuar dhe ne kohet kur nuk ka patur shtete dhe do ekzistojne edhe ne te ardhmen pavaresisht se ekzistojne kombe apo formacione te perziera racash..pra kombi cfare te mire prodhon kjo idea e kombit te bashkuar sipas teje? qe te injorohet feja apo e gjithe kultura ne teresi????
Historia ka treguar te kunderten, shtete ku njerezit kishin nje kulture te perbashket u zhvilluan me shume. edhe USA ku ne perberje e saj ka raca te ndryshme eshte nje shtet qe i perket asaj kulture qe quhet WESTERN CIVILISATION...
WESTERN CIVILISATION ka ne brendesine e saj 1- bazen e demokracise se lashte greke(menyra e organizimit) 2- e drejta romake (ligjet) 3- kristianizmi (morali)
Vijme ne shqiperi ........
mbi ke filozofi apo kulture do bashkohet kombi yne????duke ditur se per 500 vjet 70% moren filozofine dhe kulturen Islame dhe 30% ruajten ate Kristiane? dhe ku per 50 vjet u ndertua njeriu i ri me filozofine komuniste? si do zbatohet kushtetuta e kombit(qe fatmiresisht ne leter eshte perendimore)???? por fatkeqesisht ne praktike ajo interpretohet sipas filozofise dhe kultures personale te njerezve...dhe kjo ndodh sepse nuk kemi nje kulture te perbashket,prandaj edhe realiteti shqiptare eshe i keq.
si perfundim dua te sqaroj se nuk mjafton te besh nje shtet apo komb por e rendesishme eshte se c`shtet apo komb do jesh.
Krijoni Kontakt