Pyetja ime ishte krejt tjeter nga ajo qe je pergjigjur.
Po i qendroj une ne teme pergjegjigjes tende dhe po te pyes perseri: Cfare hyn ne pune se cfare mendonin Papa ose Sulltani per Gjergj Kastriotin? Papes i duhej dikush qe t'i mbronte vatikanin nga Turqit sidomos me qe nuk ishte ithar i madh i te berit murg te vetevetes, sic u ndodhi ne Bizant. Ai do e kishte shpallur Kastriotin St Paul po te kishte mundesi, dhe ta dinte qe do shpetohej nga shorti i lig i otomanizimit.
Por cfare ishte dhe mendonte Skenderbeu qe tjeter gje. Person tjeter, komb tjeter, interesa te tjera.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 08-02-2010 mė 22:23
Po ketu nuk ka asgje te pasakte. Gjergj Kastrioti kishte qene bektashi, kur ishte nen drejtimin e sulltanit ishte bektashi. Kur u kthye ne Kruje riperqafoi besimin fetar te familjes se tije, besimin fetar te shqiptareve. Nuk ndryhohet historia me hipoteza, ajo eshtye mjaft e qarte, por per ata qe duan t'a shikojne.
"Nemo enim tantum ignarus rerum qui non summis laudibus ad coelum te extollat,ed de tua nobilitate tamquam de vero athleta et propugnatore nominis christiani non loqutatur."
Papa Callisto III,11 setembre 1457.
Ne nje leter,Skenderbeut.
Eshte e qarte feja e Skenderbeut,duhet diskutuar me dokumenta historike,jo me perralla pleqsh bektashinj.
Kjo vlen dhe per kta qe proklamojne Skenderbeun ateist
Lidhja e Lezhes qe bashkoi princat shqiptare u mbajt ne katedralen katolike te Shen Nikolles ne Lezhe.
Ati i Skenderbeut,Gjon Kastrioti, permendet ne arkivat e venecias si "dominus satis potens in partibus Albaniae", ishte vasal i venedikut.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 09-02-2010 mė 05:54
Raporti i Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio pėr njė Skėnderbe infedel ėshtė njė paraqitje se ēfarė pėrshtypje kishte krijuar nė ambjentin italian. Pėr kritianizimin ekstrem tė figurės sė Skėnderbeut janė pėrgjegjės Marin Barleti dhe Dhimitėr Frėngu. Ky i fundit nė veprėn e tij i emėrton ushtarėt si christiani. ''Ancora per amore del nostro Dio Signore Iesu Christo mai negaua elemosina a pouero acluno...'' shkruan ai nė veprėn e tij. Skėnderbeu thotė qė; ''et tutto cio sia per lo meglio, ad honor & gloria di Dio Iesu Christo a salute dell' anime et corpi de fideli christiani'', pėrsėri tek Dhimitėr Frėngu.
Tė qėnit orthodoks sipas riteve sllave-ortodokse bizantine pėr Kastriotin e konfirmon vetė emėrtimi i pjesėtarve tė familjes si Stanisha, Vlaica, Jela, Mamica, dhe madje edhe vetė nėna e tij Vojsava. Nqs Kastriotėt nuk do i pėrkisnin orthodoksisė tė ritit sllav bizantin nuk kishin pse tė emėrtonin fėmijėt e tyre me emra me background sllav. Por kjo vinte si pasojė e influecės qė kisha sllave orthodokse kishte mbi rajonin nga ku e kishte edhe Skėnderbeu, pra Dibra ose Debar. Pozicioni i tyre ishte nė njė hapsirė kalimtare midis dy trevave gjuhėsore, asaj arbėre dhe sllave. I ati i Skėnderbeut Gjoni, kishte marrėdhėnie tė ngushta me despotin serb Lazareviē kur ky i fundit i kėrkoi ti bashkohej nė luftėn e tij pėr tė marrė territoret e Balshajve kundėr Venedikut dhe Gjoni nuk hezitoi ti shkonte pas, sipas Acta Albaniae Veneta.
Skėnderbeu u ndihmua shumė nga dy papėt, Kaliksi i III dhe Piu II. Madje ky i fundit po pėrgatiste edhe njė kryqėzatė tė pėrbėrė prej 15000 burrash qė do i vinte nė ndihmė por vdekja e tij e papritur i bėri shkrumb e hi planet papnore. Asnjė pjesėtar i klerit katolik nuk e tradhėtoi Kastriotin, dhe kėtu gjetin mbėshtjetjen jetike nė luftėn e tij kundėr otomanėve. Nqs do mungonin ndihmat nga bota katolike kurrsesi qė lufta pėr mbijetesė e Skėnderbeut do ekzistonte. Ndihma qė Vatikani i ka dhėnė Arbėrisė nė vitet 1458-1464 ėshtė rreth 40.000 dukatė pėr njė betejė. Shumė e vogėl duke e krahasuar me nidhmėn qė merrte mbreti hungarez Matia Korvini e cila shkonte deri nė 400.000 dukatė, por krahasimi ėshtė absurd, mes njė fisniku qė kishte njė zonė tė vogėl sundimi dhe njė mbretėrie hungareze mjaft tė fuqishme tė kohės.
Tradhėtia ishte njė fenomen normal pėr kohėn nė fjalė. Jo vetėm sllavėt por edhe arbėrit herė pas herė kalonin nė kampim otoman. Madje Skėnderbeu gjatė rrethimeve i dėrgonte famlijet e kėshtjellarėve nė Pulja si peng pėr besnikėrinė e tyre ndaj tij.
]Postuar mė parė nga woodstock
"Cdo kush mundohet me pervetesu-apo-me paraqite Skenderbeun si ithtare te fese se tij.Pse? Sepse e din se shume shqiptare e konsiderojne Hero dhe me kete ata mendojne se do ta risin numrin e tyre ne ate Fe qe i "takon" Skenderbeu. Kjo leter qe e postoi Trrokery eshte tipike per kete gje qe po e them".
Flm Woodstck...
Mendimi im dhe qellimi im nuk eshte ai qe ti ke shkruar me siper.
Per mua do te ishte nje katastrofe per kishen katolike, nese ajo do te pranonte ne gjirin e saj njerez qe "kthehen" per arsye politike: duhet te hyne ne Europe. nese "kthehemi" kjo do te jete me e lehte; apo per arsye historike" feja monoteiste e pare e pupullit tone ka qene kristerizmi, prandaj...
Apo per arsye kombetare "Shkrimtare e pare...Fjali e pare e shkruar ne gjuhen shqipe...".Dhe do te ishte nje katastrofe edhe me e madhe nese do t'i pranoje ne gjirin e saj njerez te bindur vetem per faktin qe Skenderbeu ishte Katolik dhe kondiderohet sot nje hero kombetar...
Per mua kisha katolike duhet t'i pranoje e t'i pagezoje vetem ata qe seriozisht e kane bere eksperiencen e njerezores se tyre (jam mekatar e nuk ka njeri qe mund te me liroje nga ky trup i vdekshem dhe nga mekati im!) e qe pastaj seriozisht ka bere eksperiencen se vetem Krishti, si perjetohet ne kishen, mund ta liroje.
Kjo ne pak fjale. Nese deshiron dicka me shume, e gjen ne temen "Iniciacioni i krishtere" e keshtu do te kuptosh qe une nuk shkruaj kete per t' ia dhene ty kete pergjigje, por per nje bindje te thelle, qe u formua nga nje eksperience personale.
Ky problem eshte nje tjeter: te arrijme te kuptojme historine e popullit tone, nga dokumentat dhe jo nga llafe te kota. Dhe dokumentat qe kam paraqitur, qe vjne nga bota osmane, pra myslymane, deshmojne qarte qellimet e tyre:
shiko me siper, por edhe eshte e qarte edhe nga dokumenta qe benin "nje lufte te shenjte e te madhe", qe e benin kunder te krishtereve katolike gege, qe banonin ne veriut te Shqiperise.
Pas deshmise se tyre, eshte qesharake qe dikush te vazhdoje te dyshoje qe Shkenderbeu ishte nje besimtar katolik.
PER KATOLIKE BESIMI ESHTE NJE BINDJE E THELLE PER TE CILEN JEMI TE SIGURTE QE HYJI YNE DO TA KRYEJE NDAJ NESH PREMTIMET E VETA, DHE JO SEPSE NE E MERITOJME KETE, POR VETEM SEPSE AI ESHTE I MIRE, DHE I MADHE NE DASHURI.
FALEMINDERIT.
Torrkerry
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 09-02-2010 mė 05:57
Acta Albaniae Veneta janė tė hershme dhe dokumentojnė luftėn e Skėnderbeut me Venedikun dhe aleancėn me Brankoviēin. Pra ua paraqitja njė dokument historik pasi vetė heroin nuk mund tua sjell pėr tė dėshmuar se si rrodhėn ngjarjet. Pėrsėri sipas AAV, Skėnderbeu i ofroi Republikės sė Venedikut mė 1453 njė ndėrmjetėsim me despotin serb duke shfrytėzuar marrėdhėniet e tij tė mira. Tjetėr burim qė konfirmon marrėdhėniet e mira me sllavėt janė arkivat e Raguzės, tė quajtur sot “Drzavni arkiv u Dubrovniku”. Sllavėt nuk e kanė zotėruar Raguzėn nė mesjetėn e vonė qė tė pretendojmė pėr manipulime duke sllavizuar dokumentet. Gjithashtu ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė se Dubrovniku sot ndodhet nė Kroaci, njė vend qė sė bashku me shqiptarėt nuk gėzojnė marrėdhėnie tė mira me serbėt. Njė arkivė e tillė jo vetėm qė ėshtė bashkėkohore por edhe pse sllave nuk i ka pėrkitur kurrė shovinizmit serb. Nuk mund tė flasim si pa tė keq pėr pretendime tė Skėnderbeut pėr Shkodrėn meqė ishte ''shqiptar''. Banorėt asokohe nuk jetonin me filozofinė e sotme pasi nuk ekzistonte identiteti kombėtar. Nqs nuk jeni dakort atėherė a nuk ishin arbėrit e Drishtit qė thyen nipin e Kastriotit, tė Durrėsit, apo tė Shkodrės qė deri nė fund i qėndruan besnik flamurit tė Shėn Markut?
Brankoviēi ishte vasal dhe jo aleat i sulltanit, gjithashtu edhe vjehrri i Muratit II pasi i kishte dhėnė vajzėn Mara Brankoviē pėr grua. Sėnderbeu ishte vjehrri i vajzės sė Brankoviēit pasi djalin e tij Gjonin e martoi me Irena Brankoviēin, pra me njė nuse serbe. Nqs Skėnderbeu do gėzonte ndonjė indinjatė ndaj serbėve nuk do e kryente kėtė martesė por indinjata ėshtė njė koncept abstrakt pėr fisnikėt mesjetarė. Brankoviēi ishte kundėrshtar i Huniadit pasi i rrezikonte direkt zonat e sundimit. Edhe pse kundėrshtar, pasi nė fillim ishin aleatė, Huniadi si figurė ishte mjaft i dashur pėr popullsinė serbe e cila e emėrtonte si "Sibinian Janko", ose thėnė ndryshe mbrojtėsi i serbve. Nė tė njėjtėn kohė ky mbrojtės si serbėve ishte edhe aleat i ngushtė i Skėnderbeut.
Skėnderbeun e luftojnė edhe Dukagjinėt dhe arbėrit e zotėrimeve venedike. Rasti i Dukagjinit herė aleat dhe herė armik i Skėnderbeut mund tė merret si model/shembull i marėdhėnieve politike tė kohės. Ky model shtrihet edhe nė marrėdhėniet me Brankoviēin dhe Venedikun me tė cilėt Skėndėrbeu ndėrmorri aleanca por edhe fushata ushtarake ndaj tyre. Dhe sė fundmi Skėndėrbeu vdiq nė Lezhėn venedike pasi Krujen e kishte nė zotėrim Venediku. Kjo ėshtė edhe panorama e marrėdhenieve miqėsore-armiqėsore me kėto fuqi tė kohės, model sistematik i marrėdhenieve mesjetare.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 09-02-2010 mė 07:17
Nė fakt mė vjen pėr tė qeshur. Njė popullsi arbėrore nė pjesėn dėrrmuese analfabete paska bėrė mrekullira duke krijuar shtete nacionale qė nė mesjetė. E pastaj diskutimi del jashtė kornizave tė shkencės historike dhe shndėrrohet nė njė shkencė tė re tė quajtur ''Vrima nė ujė''.
Krijoni Kontakt