Nė shek e XVII filloi tė lindte njė koncept i ri pėr rendin botėror si pasojė e dėshtimit tė pėrzierjes sė traditave romake me kishėn katolike. Bota shikohej si njė pasqyrim i qiellit nėn moton e njė Zoti nė qiell dhe tė njė pape nė krye tė kishės universale katolike. Tė frymėzuar nga kėto ide shumė shtete tė vogla nė veri tė Italisė dhe shumė feude gjermane u bashkuan pėr tė formuar atė qė do quhej Perandoria e Shenjtė Romake. Por dėshmtimi i tyre nė kėtė bashkim kishte njė sėrė faktorėsh ku njė nga kryesorėt ishte dobėsia e sistemeve tė komunikimit pėr shkak tė largėsisė. Por arsyeja mė e rėndėsishme ishte se Perandoria e Shenjtė Romake e kishte ndarė kontrollin e kishės romake nga konrolli i shtetit duke krijuar njė konflikt tė drejtėpėrdrejtė me kishėn e Romės. Konflikti mes perandorit dhe papės i dha pėrparėsi princėrve lokal qė tė fuqizonin principatet e tyre autonome pasi roli i papatit filloi tė dobėsohej. Karli V forcoi pozitėn e perandorit me anė tė reformizmit tė kishės duke u dhėnė liri veprimi princėve rebel nė fushėn politike dhe atė fetare. Si pasojė e reformizmit shumė nga ata filluan luftė kundrejt perandorit Habsurg pasi nuk e konsideronin mė besnikėrinė njė detyrė fetare. Shkėputja e tyre nga kisha katolike e Romės ishte njė shkėputje nga universalizmi katolik sepse qė tani e tutje perandorėt do ta quanin veten dhe tė quheshin nga tė tjerėt si pėrfaqėsuesit e Zotit. Nė kėtė kushte historike lindi Raison D’Etat i pasuar nga ekuilibri i forcės. Tė gjithė vareshin nga njėri tjetri dhe interesat kombėtare filluan tė zėvėndėsojnė interesat mesjetare tė moralit universal fetar. Formula e plotė e kėtij kėndėvshtrimi tė ri politik erdhi nga Franca dhe pėrfaqėsuesi i kėsaj politike tė re nė historinė e njerėzimit ėshtė kardinali Rishelje.
Megjthatė identiteti kombėtar ėshtė i vėshtirė pėr tu pėrcaktuar saktė si koncept. Deri diku shtrirja e kontrollit politik mbi territore tė gjėra krijoi kushtet e pėrbashkėta tė nevojshme qė tė krijohej njė identitet kombėtar, pra shtetet i krijuan kombet. Megjithatė, nė tė njėjtėn kohė edhe perceptimi i ekzistencės sė njė kombi ka ēuar shpesh nė krijimin e shtetit, ndėrkohė qė populli ka fituar sovranitetin pėr tė vetvendosur mbi problemet e veta, pra edhe kombet i kanė krijuar shtetet. Proēesi i mobilizmit ushtarak tė popullsisė u pėrshpejtuar shumė gjatė revolucionit francez dhe luftrave napoleonike qė vijuan pas tij, kur Franca nxori ligjin mbi shėrbimin e pėrgjitshėm ushtarak dhe ekonominė e 'komanduar' tė drejtuar nė mėnyre tė pėrqėndruar. Ushtritė e sa mė qytetare tė motivuara, tė pėrbėra pėr herė tė parė mė shumė prej francezėve sesa prej mercenarėve, kryenin marshime mė tė gjata e mė tė shpejta. Pjesėrisht njerėzit merrnin pjesė nė to pėr shkak tė patriotizmit tė tyre. Kombi-shtet mishėronte idealet e tyre dhe i bashkonte nė njė identitet tė pėrbashkėt kombėtare.
Deri mė sot kemi dy teori tė dy shkollave rreth konceptit komb, asaj franceze dhe gjermane. Sipas asaj franceze qė tė jesh pjesėtar i njė kombi duhet tė jesh nė rradhė tė parė qytetar i atij kombi, tė mbartėsh kulturėn, gjuhėn, dhe tė sillesh si francez. Ndėrsa pėr shkollėn gjermane, qė tė jesh gjerman duhet tė kesh lindur gjerman. Pra vijueshmėria pėrcaktohet sipas gjakut. Shkolla e parė i pėrkon realitetit pasi kombi i pastėr dhe homogjen ėshtė thjesht njė mit dhe nuk ka ekzistuar kurrė, ndėrsa shkolla gjermane frymėzoi mė vonė idetė raciste dhe shoviniste tė karakterit nacionalist. Nė Italinė Veriore mendohet tė jetojnė rreth 9 milion longobardė tė cilėt janė pasardhės tė fiseve gotike gjermane. Pra janė tė latinizuar dhe asnjė prej tyre sot nuk e quan veten gjerman. Flasin italisht, mbartin kulturėn italiane dhe janė pjesė e kombit italian. E njėjta gjė vlen edhe me shqiptarėt e sllavizuar nė Malin e Zi apo arvanitėt e greqizuar nė Greqi.
Mos flasim pastaj pėr mesjetėn kur pėrkatėsie etnike (jo kombėtare pasi nuk ekzistonte) nuk kishte kurrfarė rėndėsie. Njihej veē sovrani, besnikėria ndaj tij dhe vasali. Huniadi, aleati i ngushtė i Skėnderbeut dhe ''mbrojtėsi i serbėve'' ishte nga Transilvania, njė trevė mollė sherri midis Rumanisė sė sotme dhe Hungarisė. Por origjina e tij transilvane nuk e pengoi qė ti betohej kurorės hungareze tė Vladisllavit si mėkėmbės i tij e mė vonė mbret. Pra ėshtė koncept abstrakt nqs flasim pėr rėndėsinė e pėrkatėsive etnike tek fisnikėt mesjetarė dhe absurde pėr kombe.
Krijoni Kontakt