Njė lopė nga Kosova ka arritur tė alarmojė shtetin e Serbisė. Pėr dy ditė me radhė, mediat serbe kanė raportuar pėr njė “incident” qė ka ngjarė nė territorin e Serbisė, nė fshatin Rashevac tė Kurshumlisė, fare pranė kufirit me Kosovėn. Mirėpo, nė vend tė sulmit tė supozuar me armė nga ana e Kosovės, tashmė u mor vesh se bėhet fjalė pėr njė lopė qė ka ikur nga territori i Kosovės nė territorin e Serbisė....
Fillimisht, mediat serbe kishin raportuar pėr tė shtėna sporadike nga territori i Kosovės nė drejtim tė fshatit Rashevac tė Kurshumlisė, qė gjendet fare pranė kufirit me vendin tonė. Mė pas ėshtė raportuar edhe pėr reflektorėt qė kanė ndriēuar kėtė fshat nga territori i Kosovės – ndėrsa dikur edhe pėr mobilizimin e fshatarėve, tė cilėt me armė nė krahė ishin pėrpjekur “tė mbronin fshatin e tyre” nga “ekstremistėt shqiptarė”.
Dhe ankthi i shtetit fqinj nuk mbaron me kaq. Ky sulm i supozuar ka ngjallur edhe reagime tė krerėt e qytetit tė Kurshumlisė, qė kishin dalė nė vendin e ngjarjes dhe kishin kėrkuar nga banorėt e kėtij fshati – shumica pleq – tė mos e braktisin fshatin. Gjithashtu ky rast kishte alarmuar edhe policinė serbe – dhe nė fund, madje edhe ministrin e Mbrojtjes tė Serbisė, Dragan Shutanovac – i cili kishte deklaruar se do tė kėrkojė nga KFOR-i qė bashkėrisht tė hetojnė kėtė “incident”.
Megjithatė, duket se “sirenat e alarmit” do tė pushojnė nė Serbi, pasi e pėrditshmja Politika – e cila thirret nė burimet e saj – raporton se nuk bėhet fjalė pėr asnjė lloj sulmi, por, pėr njė lopė qė kishte ikur nga Kosova drejt territorit tė Serbisė, respektivisht drejt fshatit Rashevac, qė ndodhet nė zonėn e sigurisė tokėsore. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt