Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 25-12-2015 më 21:27
Ti mund te lahesh edhe 50 here por kur thua genjeshtra ti je mekatar, ti je genjeshtar dhe je rob i genjeshtes. Pra zemra jote te eshte mykyr.
Monoteizmi yt eshte leku i Arabise Saudite, ti je rob i djallit pasi ti manipulohesh me para. E ke shitur ti veten e mos me fol ti mua per moral. Ti e urren drejtesine dhe te verteten per vdekje. Ti e do vetem pa drejtesine dhe genjeshten. Por fundin do ta kesh dhe denimin poashtu sepse drejtesise se Perendise nuk do te mund t'i ikesh.
..se c'ka eshte islami e kultura arabe ne pergjithesi nuk kemi se c'ka flasim,nuk do komente,sepse me nje fjali del kuptimi se islamin dhe islamistet po i shohim perdite duke pire gjak njeriu.Megjithate,paraja e arabeve,turqve,iranijaneve,etj,me sa shihet qartazi,ua ka verbuar syte disa"njerezve"neper vendet tona te cilet mire po e bejne argatin e nerperkes serbi...E per temen mendimi im:Njerezit vijne ne jete,ashtu pa ditur fare se ku shkojne,ne fillim si te vegjel qe jane,pakez ose fare nuk kuptojne jeten dhe sfidat qe dalim mepastaj.Disa nga e te vegjelit kan fatin e keq dhe ngelin pa prinder,ose njerin prind,gje qe,qe me fillet e para u lindin hendeqe e pengesa te veshtirshme per kalim.Sido qe te jete,pavaresisht sfidave te shumellojshme,njeriu duhet ta jetoj jeten,sepse ajo eshte dhurata me e madhe qe Perendija ua ka dhene prinderve,dhe gjithmone eshte vertetetuar qe pas nje rrebeshi del perseri dielli...
Ah mor miskin ngaqe ike vete ne kishe per nje pako makarona mendon se kush nuk vjen ne kishe merr makarona ne ndonje vend tjeter.Besimtar si ty vuajne shume kur te tjeret kane para sidomos kur jane te feve te tjera.Plas nga mllefi plas se per ndihma ke ik ne kishe dhe per ndihma shkon akoma.![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 27-12-2015 më 05:33
Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.
Kur Zoti e krijoi njeriun, i dha dy dhurata qe nuk i gezon asnje krijese tjeter e Tij, as ne toke, e as ne qiell: a) ngjashmerine ne forme ndaj Zotit b) Frymen e Tij jetedhenese. Ne Librin e Zanafilles lexojme nder te tjera per krijimin e njeriut: "... e krijoi nga balta sipas ngjashmerise dhe shembelltyres se Tij (Zotit).." dhe "... i dha fryme nga fryma e Tij..". Pra secili prej nesh njerezve, eshte nje ikone Perendie: trupi i yne ka formen e ngjashmerine e Vete Zotit. Dhe ajo qe ne njohim si jete, na vjen nga Fryma e Shenjte e Perendise. Kjo Fryme e Shenjte na jep ne jete, na mundeson qe te ekzistojme, jetojme, e cdo aspekt te jetes sone si njerez.
Ne Dhiaten e Re, ne njerin prej Ungjijve, lexojme edhe Jisu Krishtin, Birin e Vetem te Lindur prej Atit, drite prej drite, Perendie te Vertete prej Perendie te Vertete, qe ka esence te njejte me Atin ne Qiell, te lindur prej Atit jo te bere (krijuar) si ne njerezit, qe u tregon judenjve te kohes se Tij: "...Zoti i plotmeshirshem i fal te gjitha mekatet, pervec mekatit ndaj Frymes se Shenjte!" Pra te gjithe mekatet qe ne si njerez bejme, nese pendohemi per to, i rrefejme ato tek prifti ne Kishe, e kerkojme ndjesen e meshiren e Perendise, te gjitha do te falen nga Zoti, pervec nje mekati te vetem: mekatit ndaj Frymes se Shenjte!
Cili eshte ky "mekat ndaj Frymes se Shenjte"?
Perpara se te dalim tek mekati ndaj Frymes se Shenjte, duhet te kuptojme edhe esencen e Zotit, aq sa Zoti na ka shfaqur per Vetveten e Tij, dhe aq sa na lejon te kuptojme natyra jone e krijuar njerezore. Zoti eshte Nje dhe Triun: Nje esence, nje fuqi, nje vullnet, qe ndahet e manifestohet ne tre Persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte! Ati eshte Zoti! Biri i lindur prej Atit eshte po Zoti! Fryma e Shenjte eshte po Zoti! Nuk ka dallim as ne fuqine as ne lavdine ndaj tyre, pasi ndajne nje esence, ndajne nje Vullnet, ndajne nje lidhje qe nuk e prish dot asgje. Ajo qe deshiron Ati eshte ajo qe deshiron edhe Biri, eshte ajo qe deshiron edhe Fryma e Shenjte. Ajo qe deshiron Biri, eshte ajo qe deshiron edhe Ati edhe Fryma e Shenjte. Ajo qe deshiron Fryma e Shenjte eshte po ajo qe deshiron edhe Ati edhe Biri. Zoti na eshte shfaqur ne njerezve ne keto tre persona prandaj ne e njohim Zotin e te krishtereve si nje Zot Triun: tre persona ne nje esence! Esence eshte nje sinonim per natyren e Zotit. Ashtu si ne njerezit ndajme te gjithe me njeri-tjetrin natyren e krijuar njerezore, ashtu edhe Ati, Biri e Fryma e Shenjte ndajne natyren e njejte e te pakrijuar hyjnore.
Karakteristikat e tjera qe Vete Zoti na ka mesuar per Vetveten e natyren e Tij jane: a) Biri ka lindur prej Atit b) Fryma e Shenjte rrjedh prej Atit. Dhe pika e trete dhe ajo me e rendesishme, eshte qe Ati dergoi Birin e Tij te Vetem te Lindur prej Tij, qe te hyje ne historine e njerezimit, e te lindi si njeri nga nje virgjereshe me emrin Mari. Ky Zot i lindur si njeri, ne bote u njoh si Jisu Krishti. Ky eshte Personi i dyte i Trinise se Tereshenje i cili i misherua nga nje Virgjereshe dhe lindi si njeri. Per asnje moment ai nuk pushoi se qeni Zot, dhe per asnje moment ai nuk pushoi se qeni njeri. Brenda personit te Jisu Krishtit, jetojne te dy natyrat, edhe hyjnorja qe trashegon prej Atit ne Qiej, edhe njerezorja qe trashegon prej Nenes se Tij, Virgjereshes se Tereshenjte Mari. Keto dy natyra brenda tij jane te pandara e te patrazuara me njera-tjetren. Jisu Krishti pra eshte Perendi-Njeri, edhe Perendi edhe Njeri. Dhe ajo qe Ai na mesoi, beri apo na la si detyre, eshte ne vetvete deshmia me e madhe, me e plote e Zotit per krijesen e Tij, njeriun. Nese para ardhjes se Krishtit Zoti komunikonte me krijesen e Tij nepermjet profeteve te popullit te Izraelit, me ardhjen e Krishtit, njerezit u perballen me vete Zotin! Kur Krishti predikonte, nuk ishte nje profet qe fliste por Vete Zoti i misheruar e bere njeri!
Vdekja nga ana tjeter, nuk eshte gje tjeter vecse ndarja e Frymes se Shenjte jetedhenese te Zotit, nga trupi i krijuar prej baltes. Kur njeriu vdes, trupi dekompozohet dhe i kthehet baltes prej se ciles u krijua. Por Shpirti apo Fryma jetedhenese e atij njeriu nuk vdes. Ajo eshte e pavdekshme pasi ishte dhurata e Zotit per njeriun. Te gjithe ata njerez qe zgjedhin te vrasin veten e tyre me vetedije, me vullnetin e tyre te lire, jane duke bere ate mekatin e pafalshem per te cilin Zoti yne Krisht flet: mekatin ndaj Frymes se Shenjte! Cdo njeri qe i jep fund jetes se tij me vullnetin e tij, eshte duke refuzuar ne menyre kategorike dhuraten me te cmuar qe Zoti i ka dhene njeriut: Fryme nga Fryma e Tij e Tereshenjte! Dhe duke qene se Zoti na ka dhene liri te plote per te zgjedhur, ate qe ne e quajme vullnet te lire, Zoti gjithashtu respekton vullnetin tone. E respekton jo vetem kur ne bejme zgjedhjet e duhura ne syte e Perendise, por edhe kur ne bejme zgjedhjet me te gabuara te mundshme. Zoti na e ka dhene e Zoti na e respekton kete liri, pasi kjo eshte menyra se ai teston krijesen e tij te dashurise, njeriun: A do te zgjedhim per hir te dashurise ndaj Zotit nje jete me Te, dhe per hir te Tij t'i durojme te gjitha vuajtjet e sakrificat e kesaj jete mbi toke? Apo per hir te dashurise ndaj vetvetes, ne do te zgjedhim ti japim fund jetes mbi toke si nje menyre per ti shpetuar vuajtjeve apo sakrificave, pa e ditur se cfare na pret pertej vdekjes?!
Ketu vlen te sqarojme edhe ate qe quajme "parajse" apo "ferr". Parajsa per te krishterin nuk eshte nje vend perrallor ku shkojme te defrehemi. Ashtu si ferri nuk eshte thjeshte nje vend i frikshem ku shpirti lengon ne perjetesi. Parajsa per te krishterin eshte nje jete ne prani te Perendise! Ferri nuk eshte gje tjeter vecse nje jete larg Perendise! Kur ne kryejme vetevrasje, ne zgjedhim me vullnet te lire jeten pa Perendine. E bejme kete te qarte jo vetem me fjale, por me aktin e vetevrasjes. Dhe jo vetem kur bejme vetevrasje. Kur kryejme nje vrasje marrim nje jete njeriu. Kur kryejme nje abort vrasim jeten ne barkun e nenes. Te gjitha keto, jane shembujt e mekatit ndaj Frymes se Shenjte per te cilin flet Zoti Krisht. Dhe nuk eshte nje mekat thjeshte ndaj Zotit. Eshte nje mekat ndaj vete Jetes! Eshte nje mekat ndaj vete natyres njerezore! Njeriu nuk u krijua per te vdekur, por per nje jete te perjetshme. Kur vrasim jeten tone apo jeten e te tjereve me paramendim, jemi duke bere mekat jo vetem ndaj Zotit, jemi duke bere mekat ndaj vete natyres sone njerezore.
Dhe ne mbyllje, dikush mund te lexoje te gjitha keto e te mendoje se sa i "pameshirshem" apo "i padrejte" eshte Zoti qe nuk i fal njerezit qe bejne mekate te tilla. Ky kendveshtrim, eshte kryekeput i gabuar. Cdo fjale qe Zoti nxjerr nga goja, eshte e vertete ne perjetesi. Askush nuk e shtremberon apo hedh dot poshte si te pavertete. Nese ka nje gje qe duhet te kuptoni nga te gjitha keto qe shkruajta, eshte se Zoti na ka bekuar si asnje prej krijesave te tij te tjera ne toke apo ne qiej. Dhe eshte ne fuqine tone si njerez, qe me vullnetin tone te lire, te zgjedhim nje jete me Zotin apo nje jete pa te. Po aq te rendesishme sa jane te vertetat qe Zoti na ka deshmuar, po aq te rendesishme jane edhe vendimet qe ne marrim si njerez me vullnet te lire ne kete jete.
Albo
Forumiste te nderuar nuk me vjen mire qe e quajta Xhemisin 'pis' por nganjehere vlen fjala e urte... po te mos e ofendonte Mesia4ever do te fliste nje guri dhe do ta quante ashtu...
Qenia si puna jote duhen meshiruar gjithmone se jeni shume gjynaf.
Bibla përmend katër persona të ndryshëm të cilët kanë kryer vetëvrasje: Sauli (1 Samuelit 31:4), Ahithofeli (2 Samuelit 17:23), Zimiri (1 Mbretërve 16:18) dhe Juda (Mateu 27:5).
Ne Islam
Tregon Xhundebi , , se profeti Muhamed ,a.s , ka thenë : “Nje burrë u plagos rëndë dhe kreu vetvrasje , dhe si pasoj Allahu tha :Robi im i ka sjelle vdekjen vetes se tij nxitimisht , keshtu qe Une (Allahu) ia ndaloj Xhenetin atij " (Sahihu i Buhariut )
Ne Bibel
4 Sauli i tha shërbëtorëve të tij: "Nxirre shpatën tënde dhe më shpo me të; të mos vinë këta të parrethprerë të më shpojnë dhe të tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta kryejë këtë veprim, sepse e kishte zënë një frikë e madhe. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.5 Kur shqyrtari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq me të.(1 Samuelit 31:4)
Ne Islam
29.O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj . Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
Ne Bibel
23 Kur Ahithofeli pa që këshilla e tij nuk ishte ndjekur, shaloi gomarin dhe shkoi në shtëpinë e vet në qytetin e tij. Vuri në rregull gjërat e shtëpisë dhe vari veten. Kështu vdiq dhe u varros në varrin e të atit. Ahithofeli (2 Samuelit 17:23)
Ne Bibel
5 Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.MAteu 27.5
Ne Islam
Profeti Muhamed a.s,thote:“Dhe kushdo që mbyt veten me armë të hekurt, atëherë arma e hekurt do të mbetet në dorën e tij dhe ai vazhdimisht do ta ther veten me të në Zjarr përgjithmonë.” Trasmetuar nga el-Buhari
Ne Bibel
18 Kur Zimri pa që qyteti ishte pushtuar, u tërhoq në kullën e pallatit mbretëror, i vuri zjarrin pallatit mbretëror që ndodhej mbi të dhe kështu vdiq, (1 Mbretërve 16:18)
Une nje pyetje kam pse shume prej deshmitareve te Jehovait vrasin veten, ne cfare vendi ne bibel argumentohen per kete veprim?
Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.
Jo te Dream City
Krijoni Kontakt