Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Meta Svilanoviçit: AKSH s'ka mbështetje në Tiranë

    Meta Svilanoviçit: AKSH s'ka mbështetje në Tiranë


    Goran Svilanoviç TIRANE (14 Shkurt) - Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta takoi sot homologun e tij jugosllav Goran Svilanoviç. Takimi u zhvillua në Ministrinë e Jashtme. "Ka ikur koha e ekstremistëve", u shpreh Meta gjatë takimit, duke e siguruar homologun e tij serb se e ashtuquajtura Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), nuk do të gjejë asnjë mbështetje nga Tirana zyrtare. Ndërsa Svilanoviç tha se duhet të shtohet më tej bashkëpunimi në rajon. Po sot Svilanoviç do të takohet edhe me presidentin Alfred Moisiu dhe me kryeministrin Fatos Nano. ro/ko (BalkanWeb)

    -------------------------------------------------
    Por ja cka nje dite me pare deklaron KFOR dhe UNMIK per kete problematike te Metes son.


    UNMIK-u e KFOR-i pohojnë se në Kosovë nuk ka grupe terroriste

    Prishtinë, 13 shkurt 2003 - Autoritetet ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë thanë se nuk kanë informacione për ekzistimin e ndonjë grupi terrorist që vepron në Kosovë. Këto komente zyrtarët e administratës ndërkombëtare dhe policisë së UNMIK-ut i bënë pas deklaratave të zëvendëskryeministrit serb Çoviq se në Kosovë ekzistojnë grupe të armatosura që planifikojnë të futen në Luginën e Preshevës dhe se Serbia është e gatshme të parandalojë sulmet e mundshme, të siç ka thënë, terroristëve në Luginën e Preshevës.

    Mirëpo, zëdhënësi i policisë se UNMIK-ut Derek Çepell thotë se komentet e z. Çoviq janë të gabuara dhe se nuk ka pasur bisedime të autoriteteve të Beogradit me përfaqësuesit policorë të UNMIK-ut rreth ekzistimit të ndonjë grupi terrorist që vepron në Kosovë dhe që planifikon të futet në Luginën e Preshevës.

    Po kështu edhe zëdhënësi i UNMIK-ut Sejmon Hasellok ka theksuar se në Kosovë nuk kanë informacione për mobilizimin e Armatës Kombëtare Shqiptare. "Të gjitha informacionet që i disponojmë bazohen në atë se çka kanë dëgjuar në media dhe në deklaratat e përfaqësuesve politikë në Serbi", nënvizoi Hasellok. Ai shtoi se diskutimet mes policisë së UNMIK-ut dhe asaj të Serbisë ekzistojnë, por ato zhvillohen për shqetësimet e përgjithshme rajonale.

    Spekulimet serbe për ekzistimin e grupeve terroriste në Kosovë i ka përgënjeshtruar kategorikisht edhe zëdhënësi i forcave të KFOR-it Entoni Adams. Ai nënvizoi se as KFOR-i dhe as shërbimet e tij të zbulimit nuk kanë informacion për ekzistimin dhe veprimin e çfarëdo organizate terroriste në Kosovë.

    Ndërkaq lidhur me këto spekulime serbe kryeadministratori Mihael Shtajner ka thënë shkurt: "Lufta ka mbaruar".
    ----------------------------------
    ---------------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beqari002 : 14-02-2003 më 09:53
    Jam martuar002

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Përgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  3. Rama, lider i mundshëm kombëtar
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 16:40
  4. Ekstremisti serb në Tiranë
    Nga Irfan në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 16:36
  5. Tiranë, kapet super-hajduti i 13 vjedhjeve
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-07-2004, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •