Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    SQARIM dhe KORRIGJIM.......kuptimi i PLOTE dhe i SAKTE i Deshmise se shehadetit: La-ilahe-il-Allah= do te thote= Nuk ka te ADHURUAR TJETER ME TE DREJTE pervec Allahut....dhe jo sic e tha Uvejsa = Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut, kjo eshte e pa-plotesuar, eshte e pa-mjaftueshme per te shpetuar nga zjarri i xhehennemit, sepse kete gje e pranonin edhe IDHUJTARET E MEKKES ne kohen e te Derguarit te Allahut, Allahu ne tregon per kete fakt ne Kur`anin e Shenjte kur thote: "....dhe nese ti do ti pyesesh ata se kush i krijoi qiejt dhe token, ata do te thone ALLAHU", PRA idhujtaret e pranonin TEUHIDIN RUBBUBIJE = qe Allahu eshte Zot, qe Allahu eshte KRIJUESI, qe Allahu eshte RREGULLUESI i ceshtjeve ne UNIVERS, et.......por.....cfare benin ata ??? Ata nuk e ADHURONIN ALLAHUN nje te VETEM, nuk e veconin Allahun ne ADHURIM, pra ne TEUHIDIN ULUHIJE= teuhidi i IBADETIT, = teuhidi i adhurimit, ata i benin Allahut shok ne ADHURIM, dhe benin shirk, dhe per kete do te hyjne ne zjarr te xhehennemit, dhe Allahu nuk ua pranoi atyre kete besim, qe kishin, dhe pikerisht per kete erdhi Kur`ani qe ti largoje njerezit nga IDHUJTARIA, nga adhurimi i idhujve, putave, gureve, grureve, "njerezve te mire'' apo "njerezve te shenjte", apo qe ti largoje ata nga adhurimi i Profeteve, apo nga adhurimi i engjejve, dhe i cdo gjeje tjeter perverc ALLAHUT, sepse ASKUSH dhe ASGJE ne bote dhe ne Univers nuk e MERITON ADHURIMIN pervec KRIJUESIT, MBRETIT te MBRETERVE, pervec TE PLOTFUQISHMIT, te GJITHPUSHTETSHMIT, TE GJALLIT, te Perjetshmit, cili nuk ha dhe nuk pi, Ai nuk fle gjume dhe nuk ka nevoje per asgje, madje Allahun e Lartesuar nuk e ze KOTJA per gjume dhe asgje nuk e demton Ate, dhe asgje nuk i shton ATIJ ne Pushtetin e Tij, dhe nuk nuk i pakeson asgje, edhe nese mohojne te gjithe njerezit, edhe nese besojne te gjithe njerezit, Allahu ehste Ai qe jep jete dhe shkakton vdekje dhe perseri Ai i nxjerr njerezit prej varrezave ne DITEN E GJYKIMIT, dhe kjo gje eshte fare e lehte per Allahun, dhe jo e veshtire, dhe as e cuditshme, sic mendojne disa skeptike, sepse Allahu krijoi gjithcka nga ASGJEJA, KRIJOI QIEJT, TOKEN, AJRIJN, UJIN, detet, liqenet, LUMENJTE, MALET, FUSHAT, KODRAT, njerezit, bimet, kafshet, gjithcka o NJEREZ..............a NUK PO MENDONI? A nuk po reflektoni? A ende jeni DYSHUES ne Islam? A ende dyshoni ne MADHESHTINE dhe ne FUQINE TE te Lartesuarit ALLAH? Pra deshmia La-ilahe-il-Allah Muhammedu Resuulullah do te thote= Nuk ka TE ADHURUAR tjeter ME TE DREJTE pervec Allahut dhe Muhammedi eshte i Derguari i TIJ. ose....e njejta gje....= Nuk te Zot tjeter qe MERITON TE ADHUROHET me te drejte pervec Allahut dhe Muhammedi eshte i Derguari i Tij, ose = Nuk e MERITON ADHURIMIN ME TE DREJTE askush tjeter pervec Allahut dhe Muhammedi eshte i Derguai i Tij....E di qe u zgjata pak , por kjo teme eshte TEMA me e rendesishme ne Islam, se shume prej njerezve dhe muslimaneve nuk e dine REALITETIN dhe Kuptimin e sakte te SHEHADETIT...dhe deshmojne vetem teuhidin Rubbubije, mirepo kjo nuk mjafton dhe nuk eshte e plote dhe e sakte. Me`a selame
    Ndryshuar për herë të fundit nga The Boy : 05-01-2010 më 02:34

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Po une nuk u deklarova se veq une jame ne ket forum por vetem e dhashe mendimin t'ime nese ke deshmi qe ma demanton ket mendim por si duket eshe kogja veshtir nuk flas vetem qe te kundershtoj ket pytje Sabri Bjagora s'ka mundur me kundershtue sepse ka qen e vertet!!!!!!!
    hahahaha sa kam qeshur me kete....

    Po Sabri Bajgora e paska pare qe ti nuk kupton dhe ta paska lene ashtu si do ti, sepse kete gje e di cdo musliman qe e di se c'eshte Islami.

    Ti nuk deklarove qe vetem ti je ne forum, por nese une i tregoj dikujt se kush ishte ne forum, nese i them ishte Pa doreza, atehere lihet mundesia qe ka edhe te tjere, por nese i them nuk ishte asnje pervec Pa doreza, atehere kuptohet qe nuk kishte te tjere, por vetem ti ishe.

    InshaAll-llah e ke te qarte tani, sepse eshte shume e thjeshte, vetem lexoje paparagjykime.

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Kushtet e Imanit-Besimit


    Besimi njihet gjuhësisht si aprovim, ndërsa nga ana terminologjike njihet si thënie me gjuhë, punë me gjymtyrë dhe të vërtetuarit me zemër.

    Besimi është fjalë e thënë më gjuhë, punë e kryer me gjymtyrë dhe besim me zemër, shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkate.
    Profeti paqja qoftë mbi të e paraqet Imanin si përmbledhës të të gjithë atyre gjërave që duhet të besojë njeriu me zemrën e tij.
    Po ashtu i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:

    “Del prej zjarrit ai që thotë: “La ilahe il-lallah” dhe në zemrën e tij ka një kokërr (besimi) sa kokrra e melit”. (Transmeton Buhariu dhe të tjerë)
    Besimi shtohet me adhurim dhe pakësohet me ghynahe, për argument kemi fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “Dhe kjo i shtoi atyre besimin." (Ali-Imran: 173)

    Imani shtohet varësisht prej bindjes dhe qetësisë së zemrës. Këtë njeriu e ndien në veten e tij, kur është në ndonjë vend ku ka këshilla dhe ku përmendet Xhenneti dhe Xhehenemi i shtohet imani, e kur është në të kotë dhe është largë këtyre vendeve, atëherë i dobësohet bindja dhe i pakësohet imani.

    Imani shtohet nga ana e shqiptimit. Dihet se ai që e përmend Allahun dhjetë herë nuk është sikurse ai që e përmend njëqind herë.
    Edhe pse punët janë pjesë e pandarë e besimit. Sa herë që njeriu i shton ibadetet, njëkohësisht i shtohet imani, qofshin ato përmes veprimit apo gojre. Për këtë dëshmojnë argumentet të ndryshme:

    “Besimtarët e vërtetë janë ata, zemrat e te cilëve rrënqethen kur përmendet Allahu. Kur u lexohen ajetet e Tij, atyre u shtohet besimi dhe tek Zoti i tyre mbështeten. Ata të cilët falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. Ata janë bësimatarë të vërtetë.” (Enfal:2)

    Në këtë ajet Allahu na sqaron më së miri se besimatarët janë ata që besojnë me zemër dhe kryejnë obligimet me vepra.

    Imani nuk është i nëjtë tek të gjithë besimtarët. Kështu Imani i Siddikëve (Siddik është grada më e lartë që mund të arrijë një besimatar) nuk është i njëjtë me Imanin e besimatarëve të tjerë që nuk e kanë arritur këtë gradë.

    Imani i cili është akide (që ka të bëjë më zemren) përbëhet prej gjashtë themeleve, që janë përmendur në hadithin e Xhibrilit, alejhi selam, kur e pyeti Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për domethënien e imanit e ai i tha:

    “ Iman është besimi në Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe në caktimin e Tij, qoftë mirë ose jo.”

    Këto gjashtë elemente janë bazat e imanit dhe janë parimet themelore me të cilat kanë ardhur të gjithë Pejgamberët dhe për të cilat flitet në të gjithë Librat e shpallur. Prandaj, imani i askujt nuk është i plotë dhe i pranuar përderisa nuk beson në të gjashtë bazat e përmendura të imanit. E, ai cili mohon çkadoqoftë prej tyre, ai ka dalë nga imani dhe është bërë jobesimtar.

    Ndërsa imani i cili përfshinë edhe veprat dhe llojet e saj, ai është shtatdhjetë e disa degë. I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë:
    “Besimi përbëhet nga shtatëdhjetë e ca shkallë, më e larta është dëshmia La ilahe il-lallah dhe më e ulta, heqja e pengesave nga rruga”.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Kitab At-Tauhid









Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •