di_anna ne cvend tjeter mund te gjej librin tuaj?
Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
Me magjinė kam flirtuar!
Qerpikėt mbylla e babėzitur,
veten pėrkunda qiellit me hėnė,
me njėrėn dorė jastėkun preka,
hije vetmie mbi tė kish rėnė.....
Shtrėngova sytė e mallėngjyer,
me ėndrrėn vetė," duel" kėrkova,
kish kohė pa ardhur pakėz tek unė,
befas zhgėnjimin me shpirt mallkova!...
Mė kafshonte natė e ftohtė,
gjumi trėmbur ish tėrbuar,
brengėn ndjeja nėpėr deje,
prej besimit .. e mashtruar....!!
Parajsėn ndjeva tek po vinte,
ėngjėjt rresht mbi sup mu ndalėn,
mė bekuan "plagėzemrėn",
tufa ndjenjash...seē mė falėn!
Puthjet ndjeva tė mė ngrohnin,
dashuria...rridhte lumė,
trėndafilat mė rrethonin,
sa tė bukura!...Oh sa shumė!
Zhurmė dėgjova .. hapa sytė,
Oh sa keq!! ....Isha nė gjumė!
dritėn ndeza e pėrlotur,
me mėrzitjen flija unė!
Nėpėr ėndrra do zvarritem,
aty jam... E dashuruar,
dhe pse zemra mė ėshtė vrarė,
me magjinė.. kam "flirtuar"...
Lediana Kapaj
14/02/2010
"Carpe Diem"
Pėrse mos qaj?!
Pėrse mos qaj,...
copė_copė ėshtė zemra,
jam dorėzuar nė agoni,
pėrse tė qesh kur syte janė skuqur,
si ta mund valle kėt'ė dreq vetmi?
Pėrse mos vuaj,
kur dhimbja vetė,
tė gjithė gjymtyret mi skllavėron,
pėrse tė hiqem,
plot mospėrfillje,
kur ditė jete mė gllabėron?!....
Pėrse tė dua,
kur shumė jam vrarė,
pėrse mė vlen?! ...Jam e helmuar,
o Perėndi!
Pa fol njė herė...!
Jam qėnia jote...E sakatuar!
Shkurt 2010
Lediana Kapaj
"Carpe Diem"
Mendoj se jane teper ne kete poezi, ato fjale te shenuara me tė kuqe, por nuk e zbresin as ritmin as nivelin Lasgushian! Suksese Lediana. Eshte padyshim per t'u lavdėruar kjo pėrqasje kaq elegante e te krijuarit qe ben prurje te larmishme ne horizontin e kesaj game te gjere ideshe ku ju perqendroni frymėzimet krijuese!
KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ
Shume flm Goldian...
Ketu ke me shume informacion per librin.
http://www.forumishqiptar.com/showth...46#post2606946
Te pershendes
"Carpe Diem"
Gjumė me humbjen!
E kishin kryqėzuar dashurinė,
e permalluar shumė dukej,
e heshtur,
e vrarė,
buzėtharė....
Dhe pak mė tutje..
Nėnqeshte,
fitimtar trishtimi...
Nėn kėmbė kishte ndjenjėn...
Turfullonte si i marrė..!!!
E kishin gjykuar.. dėnuar dashurinė..
" tė pėrdalė"...
"mėkatare"..
"fort e shtirur".." e mallkuar"!
"zemėrvrarė"....!!
Gojėkyēur e ėmbla dot nuk fliste,
dhe mes lotėsh,
ndjenjėn ndillte...
Pėr ta parė..!!!
Gurėt hodhėn pa meshirė mbi tė,
pėr ta zhdukur,
turpėruar,
sakatuar....
Si pėrbindėshat diabolikė,
" Nėnshtrim"!_ Thėrrisnin!
Pėr ta vdekur,
pėr ta tharė..
gjunjėzuar....!!
Dėshmimtare mes turrmės isha,
dhe thėrrisja,
bėlbėzoja...
shpirtėtharė...
Ngrita sytė e pėrhumbur,
shi kėrkova..
plagėt,
ėndrrat,gjakun...
Pėr t'ia larė sa mė parė!!
....Befas hapa sytė!
Dreq o punė!....isha nė gjumė!
Fshiva sytė e lemeritur...
"Mos me humbjen flija unė"?!!!
Lediana Kapaj
7 Mars 2010
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt