Tadic: U kam kërkuar falje shqiptarëve
Nga Express më 11.01.2010 në ora 18:55
Ndonëse asnjëherë të vetmen nuk ka kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë, Presidenti serb Boris Tadic edhe të hënën ka përsëritur deklaratën e tij se u ka kërkuar falje “edhe shqiptarëve për shkak të krimeve të cilat në emër të Serbisë i kanë bërë disa pjesëtarë të popullit serb”.
“Po e bëj këtë sërish, sepse besoj që jo vetëm në kohën e festave fetare duhet dërguar falje njëri tjetrit, për shkak të krimeve të cilat në emër tonë nacional dikush ka bërë në të kaluarën. Do të isha i lumtur po qe se një kërkimfalje e tillë do t’i dërgohej edhe popullit serb”, ka thënë Tadic në Banjallukë pasi ka deklaruar se tashmë u ka kërkuar falje “qytetarëve të Kroacisë, por edhe boshnjakëve dhe shqiptarëve për shkak të krimeve të cilat në emër të Serbisë i kanë bërë disa pjesëtarë të popullit serb”.
Sipas Presidentit serb, me qindra mijëra krime të bëra në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë janë kryer vetëm nga disa pjesëtarë të popullit serbë.
Tadic edhe vitin e kaluar në Kolumbia Universitet në New York’ut ka thënë se u ka kërkuar falje shqiptarëve.
Krijoni Kontakt