
Postuar më parë nga
Llapi
enkas per nipashin e tadiqit
Tadiç dërgon vetëm mesazhe fetare
Nga Express më 06.01.2010 në ora 17:17
(Update) Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili po qëndron për një vizitë të karakterit fetar në Manastirin e Deçanit, ka qenë i kujdesshëm gjatë adresimit për gazetarët.
Ndryshe nga vizita e vjetme që i kishte bërë Kosovës, sot Tadiç ka përcjellë vetëm mesazhe paqeje me rastin e festës ortodokse të Krishtlindjeve.
"Duke shënuar lindjen e Jezu Krishtit, u dërgojmë mesazh paqeje të gjithë njerëzve pa marrë parasysh identitetin, mesazh paqeje për të gjithë ata që sot dhe nesër shënojnë këtë festë të krishterë, por edhe atyre që nuk festojnë. Kjo është një mundësi për ata të cilët ishin në mosmarrëveshje dhe keqkuptime, t’ia zgjasin dorën njëri-tjetrit", tha Tadiç në Deçan.
”Unë si president i Serbisë, sot në Deçan dërgoj një mesazh paqeje kudo dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë, në emër të shtetit serb dhe në emër timin, duke besuar se paqja është më shumë se çdo gjë e nevojshme në këtë hapësirë të përbashkët në të cilën jetojmë, se paqja është e nevojshme për të gjitha kombet, tërë njerëzve që ndajnë fatin e përbashkët në këto hapësira shumë të vështirë dhe komplekse të Ballkanit”, ka shtuar presidenti serb.
Tadiçi, i cili është pritur nga klerikët e manastirit të vjetër mesjetar, tha se gjendja e manastireve serbe, klerit dhe monumenteve, si dhe statusi i tyre në Kosovë e Metohi, sikur e quajti ai, kanë rëndësi thelbësore për ruajtjen e identitetit kombëtar serb.
“Disa nga manastiret tona në Kosovë nuk ishin vetëm një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe fetare, ata janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, dhe prandaj nuk janë vetëm tonat, por pasurisë kulturore të gjithë botën dhe të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë botë. Në këtë kuptim, është obligim i ynë i veçantë për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe themeli, si identitet tonin dhe si pjesë e trashëgimisë kulturore të botës", ka thënë Tadiç.
Krijoni Kontakt