Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 59
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Edhe me dasht me e ndalu nuk munden.Mirepo keta tonet i kane vetem deklarata per popull kishe na ja lejuam.E ai shkau i ***** nuk i ka vet bile.Qysh po shkojne senet asht keq puna.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ka vet ka vet
    po qyre ti sa nervoz je qi i ka vet qysh i shan shqiptaret tan se heeeeee

    por ti ne realitet je gezue se po te vin dajt haaaaaaa
    tlutem veq pushk mos qit e me sha shaj sa te duesh ti vet
    Nejse Llapi po e zam se paska kerku leje prej qeverise !!! ateher pse me leju Tadiqin qeveria kur ai ska as nji vit qe ishte ne decan mbajti fjalim politik dhe tash hashimi yt prap e lejon me ardh??????????????????
    Prap ka me mbajt fjalim politik!!

  3. #23
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    nuk besoj se Qeveria e kosoves ka forcen e duhur per te lejuar ose jo presidentin Serb Tadiq qe te vizitoje Kosoven!
    kjo deklarate e qeveritarve kosovare verteton me se miri se:
    presidenca,Qeveria,Gjykata,prokuroria dhe gjitha institucionet kushtetuese ne kosove jane IN-Egzistente!
    Presidenti Serb Tadiq deklarahet hapurazi kundr pamvarsis se kosoves, nuk ka hezituar qe kosoven ta quaj djepi i serbise, madje dhe nen hundet e krerve me te larte te kancelarive te Botes!
    po ky president para nje viti vizitoi kosoven gjoja me "lejen"e institucioneve te kosoves,aso here erdhi vizitoi kosoven dhe beri deklarata anti shqiptare,hapurazi per mediat ai e quajti kosoven pjese te serbis!po tani me cfar te drejte institucionet e kosoves deklarohen pro vizites se Tadicit ne Kosove?

    une medoj se do ishte nderin e qeveritarve te Kosoves,qe te deklaroheshin hapurazi se Tadiqet e Serbise nuk pyesin fare per te hyre ne Kosoven e Kolonizuar!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kërkesa e Tadiqit pret përgjigjen e Thaçit

    Martë, 05 Janar 2010 17:56

    Bekim Kabashi




    kerkesa e tadiqitKërkesa e presidentit serb, Boris Tadiq, për vizitë në Kosovë, është dërguar në kryeministri të Republikës së Kosovës, nga ku pret përgjigje, nëse presidenti i shtetit fqinjë mund ta realizojë vizitën e tij të paralajmëruar. Tadiq kërkesën e tij ua ka dërguar institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, gjegjësisht Zyrës Civile të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Ndërsa, nga kjo zyrë bëhet e ditur se kërkesa e presidentit serb u është përcjellë institucioneve të Kosovës, për t'u shqyrtuar. Presidenti serb, Tadiq, dëshiron ta vizitojë Kosovën më 7 janar, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.



    Përgjigje pas shqyrtimit të agjendës



    Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se kërkesa e presidentit Tadiq ndodhet në zyrën e Kryeministrit, por për shkak të pushimit të festave të fundvitit, ajo ende nuk është shqyrtuar. Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka thënë për gazetën "Infopress", se ftesa e presidentit serb është përcjellë në kryeministri dhe ajo do të shqyrtohet të martën, për të parë agjendën dhe procedurat. "Kemi informacione se ajo është përcjellë nga ICO-ja në kryeministri, por institucionet e Kosovës, deri të martën janë në pushim. Përgjigja pritet të jepet pas shqyrtimit të saj", ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi.



    Të përmbahet nga deklarimet politike



    Boris Tadiq, për ta marr bekimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për vizitë në Kosovë, duhet t'u përmbahet deklaratave politike. Zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, në një prononcim për radion Evropa e Lirë, ka thënë se Tadiq nuk duhet të japë deklarata që nxisin reagime.



    "Ne, parimisht, kurrë nuk kemi qenë kundër që kryetarë të vendeve të tjera të vinë dhe ta vizitojnë Kosovën. Mirëpo, (ata) të sillen konform rregullave, të mos japin deklarata të pamatura, që nxisin reaksione të padëshiruara ndër qytetarët e vendit", ka thënë Xhavit Beqiri. Tadiq, edhe vitin e kaluar më 17 prill e kishte vizituar Kosovën. Ai qëndroi në Manastirin e Deçanit me rastin e ditës së Pashkëve Ortodokse. Vizita e tij në Kosovë u realizua pas miratimit të kërkesës së tij nga institucionet e Republikës së Kosovës, e përcjellë përmes zyrës së ICO-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Rrenca, injoranta, tradhetar, shpijuna.

    Fshije tash edhe kete postim! Majmun, i biri i shkines.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    keshtu e ka shteti i atisahrit me profiter e lanagarq lufte!!

    Kush e bën përcjelljen e Tadiqit?
    Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare të rendit do të bëjnë përcjelljen e presidentit serb, Boris Tadiq, i cili sot viziton Kosovën, përkatësisht Manastirin e Deçanit, për të marrë pjesë në meshën e Kërshëndellave Ortodokse. Detajet e vizitës së tij ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që Qeveria tashmë ka dhënë dritën jeshile për këtë vizitë.

    KFOR-i, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it pritet të koordinohen së bashku për të bërë përcjelljen e presidentit serb, Boris Tadiq, i cili arrin sot në Kosovë.

    Herën e fundit që ishte në Kosovë, në prillin e vitit të kaluar, presidenti serb, Boris Tadiq, hyri në vend përmes pikës kufitare të Merdares, ndërsa u dërgua në Manastirin e Deçanit nga një helikopter i KFOR-it.

    Në KFOR konfirmojnë se do të bëjnë përcjelljen e Tadiqit në tërë Kosovën, por pa specifikuar se si do të bëhet kjo.

    Në anën tjetër, Policia e Kosovës thotë se ende nuk është definuar saktë se si do të bëhet përcjellja e Tadiqit, i cili pritet të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve Ortodokse në Manastirin e Deçanit.

    Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, shpjegon:

    “Policia e Kosovës do të zbatojë vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe, varësisht nga kërkesat dhe nevoja e angazhimit të Policisë së Kosovës për ofrimin e sigurisë, është e gatshme që të ofrojë siguri”.

    “Deri më tani, çdo gjë është duke shkuar në proces e sipër dhe, në momentin kur të definohet saktë se kush do ta ketë përsipër përcjelljen e tij, atëherë ne mund t’ju japim koment”, thotë Kelani.

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se për përcjelljen e Tadiqit do të angazhohen KFOR-i, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, të ndara në lokacione të ndryshme. Por, për shkak të ndjeshmërisë, asnjëri nga këto autoritete nuk jep të dhëna të detajuara në lidhje me këtë.

    Ndërkaq, zëdhënësi Baki Kelani lë të kuptohet se përcjellja mund të bëhet edhe nga Policia e Kosovës.

    “Përpara e ka bërë sigurimin KFOR-i, ndërsa tash, nëse një gjë e tillë kërkohet të bëhet nga policia, ne jemi të gatshëm”, thekson Kelani.

    As agjenda e Tadiqit, i cili, përveç Manastirit të Deçanit, ka kërkuar që të vizitojë edhe fshatin e banuar me serbë, Osojan, nuk është bërë e ditur.

    Qeveria e Kosovës lejoi dje vizitën e presidentit serb, Boris Tadiq, në Kosovë, por duke thënë se kjo duhet të jetë vetëm vizitë e karakterit fetar.

    Presidenti serb për vizitën e tij ka njoftuar përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Beograd dhe në Prishtinë. Njoftimi, më pas, u është përcjellë institucioneve të Kosovës.

    Këto të fundit sërish kanë tërhequr vërejtjen se presidenti i Serbisë nuk duhet të bëjë çfarëdo deklarimi politik, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
    /Albana Isufi/REL/

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    Pse bre po folni kur te gjithe e dijme se bash kurkush nuk eshte ka na pyet ka sa po shkon kollomoqi??
    Me respekt,

    Valdet Shala

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga valdetshala Lexo Postimin
    Pse bre po folni kur te gjithe e dijme se bash kurkush nuk eshte ka na pyet ka sa po shkon kollomoqi??
    Eh mer Valdet,kurr ta marrin vesh pallat kush vendos.
    Nejse,flamurin e duan te gjithe ta valevizin!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Një temë e till ndodhet në këtë forum.

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=120163
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Prishtinë, 4 janar – Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, tashmë ka paketuar valixhet bashkë me truprojat e tij të armatosura, dhe është bërë gati të vijë në Kosovë për një vizitë dyditore në Osojan dhe në Manastirin e Deçanit. Tadiqi, i cili edhe më parë ka qëndruar në Kosovë, të cilën vazhdon ta quajë pjesë të Serbisë, asnjëherë nuk ka kërkuar leje për vizitë nga autoritetet e shtetit të Kosovës, por ka insistuar se mund të vijë në Kosovë sa herë të dëshirojë. Edhe kësaj radhe ai ka informuar vetëm Zyrën e BE-së në Beograd për intencën e tij, ndërsa kjo zyrë e ka përcjellë këtë informacion tek përfaqësuesi posaçëm i BE-së (EUSR) në Prishtinë, i cili më pas e ka dërguar atë tek Qeveria e Kosovës.
    “Përfaqësuesi i BE-së në Beograd e ka pranuar kërkesën nga Presidenca e Serbisë rreth vizitës së Tadiqit në Kosovë dhe të njëjtën e ka përcjellë tek EUSR. Sipas procedurave tashmë të vendosura, kjo informatë i është përcjellë Qeverisë së Kosovës dhe u takon atyre që të marrin një vendim”, ka thënë burimi ndërkombëtar i “Kohës Ditore”.
    Zëdhënësja e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Julia Rueter, ka konfirmuar marrjen e kërkesës nga autoritetet serbe. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se ekzekutivi të martën do të merret me këtë çështje dhe do të vendos nëse e miraton apo jo vizitën e zyrtarit të lartë serb. “Koha Ditore”, në një shkrim më të gjatë, që botohet në numrin e të martës, citon burime të besueshme të gazetës se “Tadiqi ka bërë kërkesë për vizitë dyditore, respektivisht më datat 6 dhe 7 janar, me ç’rast natën do ta kalonte në Manastirin e Deçanit, ndërkohë që do të realizonte edhe një takim me komunitetin në Osojan. “Në këtë letër pos kërkesës për përcjellje me vetura të blinduara janë edhe emrat e personave që do ta shoqërojnë presidentin Tadiq, si dhe emrat e truprojave dhe të armëve që do t’i bartin ata me vete”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti. Ditë më parë presidenti i Serbisë pati deklaruar se pret përgjigje pozitive nga institucionet ndërkombëtare lidhur me kërkesën e tij për ta vizituar Kosovën. Ai ka thënë se Serbia e respekton Marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës dhe Rezolutën 1244. “Kjo siguron që presidenti i Serbisë ta vizitojë Kosovën, e jo vetëm ata që janë ftuar nga presidenti i të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, ka thënë Tadiq.
    Paralajmërimi i tij për vizitë erdhi vetëm pak ditë pasi presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kishte marrë aprovimin e presidentëve të rajonit për pjesëmarrje në “minisamitin e Prizrenit”, në të cilin takim nuk kishte vend edhe për liderin serb. “Si ta ftoj njeriun, i cili me tërë energjinë deklarohet kundër pavarësisë së Kosovës dhe bën gjithçka që ta pengojë njohjen e mëtejme”, pati theksuar Sejdiu. Në anën tjetër zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se forcat e rendit janë të gatshme për të garantuar siguri të mjaftueshme, por së pari nevojitet leja politike për vizitën e Tadiqit në Kosovë. “Policia e Kosovës është e gatshme t’i zbatojë të gjitha urdhrat që vijnë nga Qeveria e Kosovës. Deri tash nuk kemi marrë kurrfarë instruksionesh për një gjë të tillë”, është shprehur ai. Presidenti serb ka qëndruar për herë të fundit në Kosovë në prill të vitit të kaluar. Ai pati vizituar Manastirin e Deçanit me rastin e festës së Pashkëve ortodokse. Vizita e tij ishte aprovuar nga institucionet e Kosovës me arsyetimin se bëhej fjalë për çështje fetare dhe me kushtin që të mos ketë deklarata politike. Por presidenti serb nuk ishte përmbajtur duke përsëritur bindjen e tij se “Kosova është Serbi”. Gjatë kësaj vizite ai ishte përcjellë nga trupat e KFOR-it, ndërkohë që afër vetes ka pasur edhe pesë truproja personale.
    Hamzë Gashi - Le Mans - France:

    KËSAJ I THONË POLITIKË SE JO MAHI!!!

    UNMIKU dhe EULEKSI po e ushqejnë dhe po e stimulojnë në vazhdimësi Serbinë për të vazhduar edhe më tej armiqësitë në mes serbëve dhe shqiptarëve. Nuk ka si të thuhet ndryshe, kur ajo, (Serbia), pa i dhënë kurrfarë llogarie askujt për të gjitha krimet , shkatërrimet dhe pasojat e rënda që ua ka krijuar shqiptarëve, sidomos gjatë shekullit njëzet, prap me lejen e arbitëruesve ndërkombëtar vazhddon të jetë faktor kryesor i destabilizimit në Ballkan dhe më gjërë. Dhe ç'është më e keqja skandaloze, kur edhe PARIA Shqiptare ia mbanë ison këtyre arbitruesve dhe pajtohet me qendrimet e njëanshme të tyre, duke luajtur kështu lojën tragjikokomike për fatin shqiptar.
    Kësaj loje nuk ka si t'ithuhet ndryshe, kur udhëheqësia e Serbisë me asgjë deri më sot nuk ka dhënë kurrfarë shënje
    se deshiron të heqë dorë nga tendencat hegjemoniste ndajKosovës. Përkundrazi, ajo vazhdimisht në deklarimet e veta klithë pa kurrfarë argumenti, se Kosova është pjesë e Serbisë, se ajo, me një qendrim të këtillë pajtohet edhe për tê gjitha krimet që i ka bërë regjimi i kaluar serb mbi shqiptarët. Pse të mos bëjë kështu Serbia, kur për krimet që ka bërë, nuk ëhtë ndëshkuar nga mekanizmat ndërkombëtarë? Pse të mos bëjë kështu Serbia, kur nuk ka hasur në mospajtim këmbëngulës te udhëheqësit e Kosovës?
    Kësaj i thonë pavarësi, kur armiku lejohet të të hyjë brenda në konak. Me deshirën e kujt? Të popullit jo se jo!!!
    Sa naiv dhe qesharak është kushti i udhëheqësve të Kosovës kur thonë, që ai mund të vijë këtu, por pa hyrë në politikë, kur dihet mirë se si Tadiqi me suitën e tiju ka dhënë kurajo dhe premtim serbëve se Kosova është dhe do të jetë vend i shënjtë për Serbinë. Lejimi në këtë mënyrë, i gjason shumë
    thënjes armiku i dobët i thotë armikut më të fortë: Po të lejoj¨të hyjsh në dhomën time, veç, kij kujdes mos ma prish niçahin.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •