Unë kam një " vërejtje tek të gjithë moderatorët" që nga rubrika e parë e gjerë tek e fundit sepse nuk po i bashkojn zërat e tyre e ta bëjnë Prengën " moderator" tek nënforumet Fetare si; forumi musliman ose tek Toleranca fetare ngaqë dihet që unë kam shumë" tolerancë" kur janë në pyetje haxhitë e prifterinjtë!
Nëse këtë vit s'bëhem moderator, më ka thënë një fallxheshë, mos u brengos se atyre që e kanë këtë gjë në dorë, njërit do t'i dalë ithati në zorrë, tjetrit do t'i pëlcasë zorra qorre, të tretit do t'ja shperthejn gomat e makinës fëmijët e lagjës e të këqijat s'do ta kursejn asnjërin prej tyre.
Megjithëse fallxhesha më tha që të kem kujdes sepse ata janë " inatxhi" dhe s'kanë çka me i bë gomarit të Preng Sherrit e i mshojn vet Prengës me një dy tri a katër javë pushim në Karaibe!
Krijoni Kontakt