Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    84 mësimdhënës fals në Malishevë

    Tetëdhjetekatër mësimdhënës të komunës së Malishevës vazhdojnë të japin mësim në shkollat fillore dhe të mesme të kësaj komune, pavarësisht se ndaj tyre tashmë janë ngritur aktakuza për falsifikim të diplomave.

    Për katër muaj sa kanë zgjatur hetimet e Prokurorisë Publike të Gjakovës, zyrtarë të këtij institucioni, siç raporton e përditshmja Zëri, kanë arritur që të identifikojnë mësimdhënësit që kanë marrë diploma false në ish-Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, për t’u punësuar më pas në ndonjërën nga shkollat e Malishevës.

    Zyrtarë të Prokurorisë Publike kujtojnë se gjatë fazës së hetimeve kanë hasur në shumë kandidatë që asnjëherë nuk kanë qenë studentë në Gjakovë, dhe si rrjedhojë nuk e kanë ditur se në cilën pjesë të qytetit ndodhej ish- Shkolla e Lartë.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Publike të Gjakovës, Masar Vula, thotë se për të marrë një diplomë, një kandidat ka paguar prej 2 mijë deri në 4 mijë e 500 euro, ndërsa kujton se ka hasur në kandidat që diplomën e ka marrë para pesë vjetëve, ndërsa provimin e fundit e kanë dhënë katër vjet më pas.

    “Procesi ka përfunduar për të gjitha rastet, aktakuza është ngritur dhe është dërguar në gjykatën e kompetente për gjykim, pra në Gjakovë. Ne i kemi filluar hetimet, dhe e kemi ngritur aktakuzën. Aktakuza është ngritur për të gjithë, edhe për zyrtarët e ish-shkollës së lartë që kanë dhënë diploma, edhe për kandidatët të cilët kanë qenë studentë”, ka thënë Vula, duke shtuar se ekzistojnë kandidatë mbi të cilët rëndojnë akuza për falsifikim të diplomës, për dhënie të mitos dhe akuza tjera. /Zëri/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Me ne fund po dalin te gjitha ne shesh.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    me shume ka edhe ne komuna tjera e ndoshta edhe me tituj me te lart si mr. e dr. qe u shkolluan dhe u pasuruan brenda nates..,

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Haahahaa .
    Keta jane diplomat e republikes se malisheves qe dikur i dredhte Kupa -Jakup Krasniqi e hashim lopari sebashku me Fatmir hajdutin Limaj .



    eha edhe sa kane me dale e cka kane me dale , ka me u cuditur edhe zululandi vete.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ai po kjo nuk eshte asgje,ne krahasim me diploma fallco te politikajve qe moren diploma nga univerziteti pa shkel nje her ne to,jam i bindur qe ne institucionet shtetrore ka njerz me diploma fallco sa te duash por keta jan te pa prekur.

  6. #6
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga DriniM Lexo Postimin
    Haahahaa .
    Keta jane diplomat e republikes se malisheves qe dikur i dredhte Kupa -Jakup Krasniqi e hashim lopari sebashku me Fatmir hajdutin Limaj .



    eha edhe sa kane me dale e cka kane me dale , ka me u cuditur edhe zululandi vete.
    Ti, ke diplomuar ende?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •