Prishtinë, 4 janar - Njoftohet për themelimin edhe të një partie të re në Kosovë. Bëhet fjalë për Partinë e Pensionistëve të Kosovës, e cila, siç njofton QIK-u, është themeluar dhe regjistruar zyrtarisht në KQZ dhe e cila tashmë ka edhe logon e saj. Sipas një njoftimi të nënshkruar nga Sahit Dragaj, kryetar i kësaj partie, prononcimi i parë për media do të bëhet më 6 janar. Aktualisht pozita sociale e pensionistëve të Kosovës është shumë e rëndë, me pensione shumë të ulëta dhe pa përkujdesje të duhur shëndetësore.
Krijoni Kontakt