-
Edi Rama i dërgon Berishës kartolinë me kuti votimi e protesta
Kreu i maxhorancës ka ironizuar mbrëmë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama edhe përsa i përket kartolinave të urimit me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në përballjen me gazetarët për tre muajt e parë të punës së kabinetit të ri qeveritar, kryeministri u shpreh se kundërshtari i tij politik i ka nisur një kartolinë me kutitë e votimit. “Më thanë që zoti Rama ka dërguar kartolina me kuti. Unë i kam dërguar kartolinën e kryeministrit. Po qe se më ka dërguar një të tillë, edhe unë do t’ia çoj me një tjetër”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë prej pak ditësh në postën elektronike të qytetarëve ka mbërritur një kartolinë urimi e kryetarit të socialistëve me pamje nga mitingu 48 orësh i 20 nëntorit. “Me këtë pamje shpresëdhënëse të Vitit që po ikën uroj një vit të ri që të sjellë më shumë të mira dhe gëzime për familjen tuaj dhe shëndet e mbarësi për gjithkënd”, thuhet në tekstin e kartolinës, e cila në sfond ka turmën e njerëzve që po marshon në drejtim të kryeministrisë.
Panorama
-
-
Hipokrizia e kryetarit të PS, flet për varfëri, por kalon pushime prej milioneri
Rama, pushime "sheiku" në Paris dhe Burj Al Arab
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vazhdon pushimet e fundvitit në hotelet më luksoze të botës, duke shpenzuar qindra mijëra euro, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga aferat korruptive me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. I shoqëruar nga bllokmenët e rinj, anëtarë të mafies së ndërtimit në kryeqytet, të cilët tashmë janë pjesë e kupolës drejtuese të selisë rozë, Rama është nisur fillimisht për në Paris ku ka festuar duke shpenzuar shuma marramendëse në hotelet më luksoze të Europës dhe më pas ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është akomoduar në hotelin e vetëm në botë me shtatë yje, Burj Al Arab, gjë që nënkupton shpenzime të shfrenuara që shkojnë miliona lekë. Kjo mënyrë e kalimit të festave të fundvitit me shpenzimin e shumave marramendëse në vendet më luksoze të globit ka nxjerrë në pah hipokrizinë e Ramës, i cili flet çdo ditë për shtresat e varfra, por vetë kalon pushime sheiku. Vlen për t`u theksuar se Burj Al Arab është hoteli më i shtrenjtë në botë, i vetmi me 7 yje, i cili ndodhet në Dubai, ku çmimet minimale fillojnë nga 13 000 euro për një natë qëndrimi. Nga ana tjetër, Rama ka vazhduar pa asnjë kokëçarje pushimet në këtë vend përrallor, pavarësisht se një pjesë e bashkëqytetarëve të tij ndodhen në një situatë të rënduar për shkak të përmbytjeve nga reshjet e shumta dhe tejfryrja e lumenjve. Por sikur të mos mjaftonte kjo shkallë e lartë papërgjegjshmërie, kryetari i opozitës së majtë nuk ka nguruar që të nxitojë ta përdorë këtë situatë për qëllimet e tij personale, njëlloj siç ka bërë edhe më parë me tragjeditë njerëzore. Mjafton të kujtojmë këtu tragjedinë e Gërdecit apo aksidentin e të ndjerit Kosta Trebicka, të cilat u përdorën në mënyrën më të turpshme nga Rama për interesat e tij mediokre. Në kushte të ngjashme çdo kryetar opozite do të kishte ndërprerë në mënyrë të menjëhershme pushimet për t'iu gjendur pranë bashkëqytetarëve të tij, por kjo nuk mund të ndodhë me Ramën, i cili ka dëshmuar më shumë se një herë se në rastin e tij nuk mund të flitet për humanizëm. Ai thjeshtë kërkon të shfrytëzojë qytetarët e prekur nga fatkeqësitë për të arritur qëllimet e tij personale. Rama dhe pinjollët e diktaturës po urojnë çdo ditë për një situatë edhe më të rëndë të përmbytjeve në veri të vendit dhe kjo mund të dallohet mjaft qartë edhe në deklaratat publike të dala nga selia rozë. Në deklaratat e tyre zëdhënësit e Ramës po nxisin banorët që të mos pranojnë evakuimin nga shtëpitë e tyre gjysmë të përmbytura, duke uruar për ndonjë fatkeqësi njerëzore. Një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në rrethinat e Shkodrës dhe Lezhës nga qeveria, deputetët socialistë ishin në këto zona për t'u kërkuar banorëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre, një gjest ky që dëshmon për çmendurinë e politikës opozitare të PS-së. Nga kjo propagandë e shfrenuar e selisë rozë disa banorë kanë refuzuar të zhvendosen nga zona e përmbytur, duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht jetën e tyre. Kjo është një tjetër dëshmi se sa larg mund të shkojë çmenduria e një njeriu, shikimi i të cilit është errësuar nga etja e shfrenuar për pushtet. Rama është gati t'u bëjë thirrje banorëve të zonave të përmbytura që të sakrifikojnë jetën e tyre, vetëm e vetëm që ai të ketë një alternativë opozitare, e cila i mungon për aq kohë sa nuk ka viktima nga ndonjë fatkeqësi. Në kontrast të plotë me alternativën e çmendurisë që prezanton selia rozë, qeveria reagoi në mënyrë të menjëhershme duke garantuar kushte të përshtatshme për akomodimin e banorëve të evakuuar.
Rama në deklaratën e pasurisë: Jam i pastrehë!
Kreu i selisë rozë duhet t`u shpjegojë shqiptarëve që i mashtron çdo ditë me deklarata prej një njeriu të varfër e të përvuajtur se nga e kanë burimin të ardhurat e tij për pushime në hotelet më të shtrenjta të globit. Ndonëse shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se këto të ardhura burojnë nga gurra e korrupsionit me lejet e ndërtimit dhe me tenderët publikë në Bashkinë e Tiranës do të ishte e udhës që të paktën organi qendror i akuzës të nisë hetimet për dhjetëra dosje korrupsioni që janë depozituar në sirtarët e saj ndaj kryetarit të bashkisë më të madhe në vend. Gjithashtu Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj Ramës për deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, gjë që përbën një shkelje flagrante të ligjit. Duhet të kujtojmë se në deklaratën e tij të pasurisë Rama deklaron se është i pastrehë dhe se të ardhurat e tij janë vetëm 400 mijë lekë. Është qesharake të mendosh se një njeriu me të ardhura të tilla "ia mban xhepi", të bëjë pushime në resortet më luksoze të planetit. Vetëm kjo do të ishte një indicie e mjaftueshme për të nisur hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës për fshehje të pasurisë dhe rrjedhimisht shkelje të hapur të ligjit. Për opinionin publik aferat korruptive miliona dollarëshe të Ramës me shitjen e trojeve publike dhe me marrjen e përqindjeve nga lejet e ndërtimit të dhëna pa kriter për firmat klienteliste janë më të qarta se kurrë, por pas kësaj heshtje të gjatë ka ardhur koha që Prokuroria të zbatojë të paktën një herë në veprimtarinë e saj detyrimet që i ngarkon ligji për hetimin e megavjedhjes që po u bëhet qytetarëve të Tiranës nga Rama.
Në sirtarët e prokurorisë tashmë kanë zënë pluhur dosjet voluminoze që vërtetojnë megakorrupsionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në maj të vitit të kaluar Kuvendi faktoi nëpërmjet një hetimi parlamentar se të ardhurat e Ramës nga aferat e korrupsionit me lejet e ndërtimit të miratuara vetëm në 2-3 mbledhje KRRT-je shkonin në mbi 9 milionë euro. Kuvendi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme fillimin e çështjes penale ndaj Ramës për këto vjedhje, por deri tani nuk ka asnjë reagim nga organi i akuzës. Në përfundim të punës 3-javore, Komisioni Hetimor parlamentar doli në konkluzionin se, në praktikat e ndjekura nga KRRT-ja e Tiranës për dhënien e lejeve të ndërtimit ka shkelje skandaloze të ligjeve dhe abuzim të hapur me detyrën dhe funksionin publik. Nëse bëhet një përllogaritje e thjeshtë e përfitimeve të paligjshme të Ramës nëpërmjet abuzimit me trojet publike, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe korrupsionin me tenderët publikë gjatë 9 viteve të qeverisjes së kryeqytetit, pasuria e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk përputhet me atë të një njeriu të pastrehë, i cili për më tepër ka të ardhura të kalojë pushimet në vende që shumica e shqiptarëve as nuk i ëndërrojnë dot. Ky është një sinjal alarmi për organet e drejtësisë për nisjen e një hetimi të hollësishëm ndaj pasurimit të paligjshëm të kryetarit të Bashkisë së Tiranës duke vjedhur pasuritë e qytetarëve të këtij vendi.
Ja si përshkruhet hoteli Burj Al Arab
Hoteli Burj Al arab është i njohur si më i miri në botë. Ai është dizenjuar për të ngjasuar me një velë anijeje në udhëtim. Hoteli kap lartësinë e 321 metrave dhe dominon të gjithë bregdetin e Dubait. Natën ofron një pamje të paimagjinueshme, të rrethuar nga skulptura me ngjyra të ujit dhe të zjarrit. Ky hotel, që ka vetëm suita, është gjëja më fine që planeti ka në dispozicion për të ofruar. Shoferi i juaj nget gjithmonë një Rolls-Royce, është i veshur shik me kostumin e tij, Recepsion privat në çdo kat të hotelit dhe një brigadë shërbyesish shumë profesionalë që janë rreth jush në çdo sekondë. Në këtë formë jeni të sigurt për një shërbim të personalizuar të nivelit të lartë gjatë gjithë kohës së qëndrimit tuaj në këtë hotel. Suita është për 2 të rritur, vetëm me një dhomë gjumi. Suitat janë Deluxe KING, që jepen për 1333,33 euro. Në çmimet e mësipërme nuk janë përfshirë 10% taksa për bashkinë dhe 10% taksa e shërbimit ose bakshishi. Pra, çdo çmimi të paraqitur më sipër duhet t'i shtohen patjetër 20% i vlerës së listuar. Suitat e mësipërme janë më të lirat. Në këtë hotel, suitat kategorizohen në të thjeshtat që është ajo që u paraqit më sipër, suita me dy dhe me tre dhoma gjumi, suita biznesi, suita presidenciale dhe suita mbretërore. Ky hotel ka suita për të cilat duhet të paguash deri në 20.000 euro vetëm për të fjetur një natë. Aty ka një restorant të ndërtuar në katin e 27-të të hotelit, që është gjithashtu mjaft i shtrenjtë. Një darkë jo shumë e ekzagjeruar për një çift shkon tek 800 euro. Hoteli "Burj-Al-Arab" ka 27 kate dhe 202 suita. Në katin e fundit të hotelit, ku është restoranti, mund të zbresësh me helikopter, ndërsa një restorant tjetër është sërish në det dhe aty mund të shkohet me nëndetëse.
Ylber Drazhi
rd
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt