Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e iniciator
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Postime
    57

    KOHA ...për jetën

    Mos e kthe botën në letër

    mos e kthe jetën në varg
    se ke shumë për të jetuar
    se ky është vetëm një hark
    që deri tash e ke shijuar

    Mos e kthe botën në letër
    se me lotët e mi mundesh me fshi
    edhe pse kurrë sdo të më shohësh
    diku pranë gjithnjë do të rri

    Mos e kthe dashurinë tënde
    në një ditar që do ta mbash fshehtë
    Mbase nga kjo edhe ti ike pasiqë
    nga ti s'mbajta asnjë sekret

    Mos e kthe as kokën anash
    nëse një ditë më sheh në qytet
    S'ke arsye që të fshehesh
    çdo pjesë tënden e kam prekur vetë

    Mos e kthe as kohën mbrapsht
    të gjitha lidhjet janë këputur
    Nuk pendohem për asnjë çast
    zgjati pak , por ishte e bukur.
    T'ia besosh fshehtësinë gruas,është njejtë si t'i fshehësh paratë nën xham.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e iniciator
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Postime
    57
    A mundem

    A mundem O Zot të të kërkoj
    që të jetoj edhe pak ditë
    derisa të kthehem në vendlindje
    pastaj merrma që don këtë shpirt.

    A mundem Zoti im , të lutem
    derisa ta shoh ndryshimin në qytet
    Lumin përballë si e kanë mbuluar
    mëpas mbyllmi sytë përjetë.

    Çka mundem të kërkoj O Zot
    që t'ma japësh një shpresë sonte
    Po , Po unë jam Zoti im i madh
    ai që dje , vdekjen ta kërkonte.

    Vetëm dua të kthehem në shtëpi
    Atje më dhemb më pak
    atje ende dikush më don
    atje që më duket shumë larg.
    T'ia besosh fshehtësinë gruas,është njejtë si t'i fshehësh paratë nën xham.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e iniciator
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Postime
    57
    Ma vranë fjalën

    Ma vranë fjalën duke më pëshpëritur
    çdo ditë më flisnin për tradhëtinë
    thellë në kokë më ishte ngulitur
    vallë a kanë këta njerëz ndonjë mëshirë?

    Më vranë mua që sdijta dot
    t'u kundërvihesha me ironi
    Dikujt i besova se kjo do ishte kot
    Tradhtinë e ndjeva pikërisht nga ai .

    Më kujtohet se shpejt më iku
    pëllumbi i dashurisë që kisha në dorë
    Kur fluturoi në drejtim të paditur
    E kuptova gabimin , por ishte shumë vonë.

    Më vranë të tërin ,ende më thojnë "i gjallë"
    Iu përgjigjem vetëm që ata mos ta kuptojnë
    se qëllimin e tyre e arritën , unë ndjehem i marrë
    armiqtë i mbaj afër e miqtë i lashë të shkojnë.

    Më duhet të pres ta ndjej më thellë dhimbjen
    armiqtë me kokëfortësinë timë do i trishtoj
    Shqiptar jam unë, kështu më kalitën
    Vetëm ligësinë e tyre po e provoj.
    T'ia besosh fshehtësinë gruas,është njejtë si t'i fshehësh paratë nën xham.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •