-
Tewhidi-Njëshmëria e Zotit
Rëndësia e tewhidit-Njëshmërisë së Zotit
Ne terminologjinë fetare teuhidi është: Njësimi i Allahut të Lartësuar me atë që i takon prej zotërimit, adhurimit, emrave dhe cilësive.
Teuhidi është detyra më e rëndësishme, qëllimi më madhor dhe nevoja më e domosdoshme në mënyrë absolute. Ai është qëllimi i vetëm për të cilin Allahu i Madhëruar i krijoi krijesat. Pra i krijoi ata për vënien në jetë të Teuhidit (njësimit të Allahut).
Teuhidi është bazë e fesë islame dhe ai është i shprehur në mënyrën më të saktë me shprehjen: “La ilahe il-lall-llah” e cila vë në dukje se vetëm një Zot i vërtetë është, i cili meriton të adhurohet. Ai është themel i besimit islam, nga i cili varen të gjitha shtyllat dhe parimet tjera.
Teuhidi është qëllimi parësor, pasi që të gjithë profetët u dërguan që të ftonin për tek ai.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë".
Këtu Allahu i Lartësuar na sqaron urtësinë dhe arsyen e krijimit të njerëzve dhe xhinëve: krijimi i tyre për një gjë të vetme, adhurimin e Allahut të vetëm, pa shok. Dhe çdo gjë tjetër që Allahu e ka krijuar Ai ua ka nënshtruar atyre që të ndihmohen me to gjatë adhurimit të Tij. Allahu i Madhërishëm është i panevojshëm për krijesat e Tij, është i panevojshëm për bindjen, adhurimin dhe besimin e tyre sikurse që është i panevojshëm edhe për mosbesimin e pabimtarëve.
Mosbesimi i jobesimtarit është në dëm të vetë atij, ashtu sikurse besimi i besimtarit, bindja që tregon ndaj Tij, është në dobi të vetë atij.
Allahu i Madhëruar, për ata të cilët e zbatojnë Teuhidin dhe përpiqen për vënien në jetë të tij, përcaktoi për ta lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Lumturia në këtë botë dhe në botën tjetër arrihet në vartësi të zbatimit dhe vënies në jetë të Teuhidit.
Është detyrë e të gjithë muslimanëve që t’i kushtojmë rëndësi më tepër se çdo gjëje tjetër. Ai duhet të jetë për ne primari i të gjitha çështjeve, dhe më kryesori ndër të gjitha preokupimet tona të rëndësishme. Për këtë arsye, thirrja e parë me të cilën profetët u drejtoheshin popujve të tyre ishte thirrja e tyre për tek njësimi i Allahut të Madhëruar:
“Adhuroni Allahun, ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij” (23, 32).
Të gjithë profetët të cilët Alllahu i dërgoi tek popujt e tyre, thirrjen e tyre e nisnin duke ftuar për njësimin e Allahut të Madhëruar.
Teuhidi duhet të jetë pikënisja e të gjitha çështjeve dhe përfundimi i tyre.
Teuhidi duhet të rrënjoset patjetër në zemra dhe mendje, duhet që muslimanët të forcohen patjetër në këtë drejtim, sepse ky është boshti kryesor i fesë që i shpëton njerëzit në Ditën e Kijametit prej ndëshkimit.
Realizimi i teuhidit është pastrimi prej shirkut, bidateve dhe gjynaheve. Kush e arrine këtë gradë hyn në Xhennet pa llogari. Kush është më poshtë në një gradë se ai që është njësues dhe ka gjynahe, këtij mund t’i falen, por mund dhe të ndëshkohet në zjarr.
Lusim Allahun që të na bëjë nga ata që e realizojnë Teuhidin, të na bëjë prej robërve të devotshëm dhe të na largojë nga kjo botë me iman (besim).
Ndryshuar për herë të fundit nga uvejsa : 03-01-2010 më 09:51
-
-
Ç'është shirku?
Mëkati më i madh është shirku (të bërit shok All-llahut). All-llahu i Lartësuar nuk e fal këtë mëkat përveç në rast se njeriu pendohet dhe kthehet tek Ai. All-llahu i Lartësuar thotë:
“S’ka dyshim se All-llahu nuk fal (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e pos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush i përshkruan Allahut shok ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa: 48)
Shirku është disa llojesh. Ekziston shirku i madh i cili të nxjerrë nga Islami. Njeriu i tillë konsiderohet jashtë besimit Islam dhe nëse vdes pa u penduar ngelet përgjithmonë në Xhehennem.
Si bëhet shirk?
- Adhurimi drejtuar dikujt tjetër përveç All-llahut. Më i përhapuri është duaja (lutja) drejtuar dikujt tjetër përveç All-llahut të Lartësuar, si: të vdekurve, qofshin ata evlia, salihinë ose diçka tjetër, ose lutja drejtuar idhujve, gurëve, pemëve, varreve ose dikujt tjetër duke besuar se këta të bëjnë dobi ose dëm. Nëse njeriu i lutet dhe kërkon prej tyre, ky është shirk i madh i cili të nxjerr nga feja islame edhe nëse e madhëron dhe e adhuron në të njëjtën kohë All-llahun e Lartësuar, sepse ai i ka bërë ortak All-llahut dikë tjetër në ibadetin e tij. Jobesimtarët ne kohën e te Dërguarit të All-llahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, e madhëronin dhe e adhuronin All-llahun, por kjo nuk ju bën dobi sepse ata i bënin shok All-llahut duke i adhuruar zotat e tyre siç pretendonin ata. Si argument kemi fjalën e All-llahut të Lartësuar për mushrikët ku thotë:
“Po nëse i pyet ata kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: “All-llahu!” Ti thuaju: “Më tregoni pra, për ata që i adhuroni, pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a munden ta largojnë ata atë të keqe, ose, nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a munden ta pengojnë ata të mirën e Tij?” Thuaju: “Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit”. (Ez Zumer: 38)
Jobesimtarët kurejshë, konsideronin se në esencë është adhurimi dhe madhërimi i Allahut të Lartësuar, por ata i drejtoheshin me lutje dhe thernin kurban për zotat e tyre për t'u afruar sa më afër All-llahut. All-llahu i Lartësuar ka thënë:
“... Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut” (Ez Zumer: 3)
Dhe ka thënë: “Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën dëm as dobi atyre, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!...” (Junus: 18)
I Lartësuar është All-llahu nga ajo qe i mveshin njerëzit.
-
-
Kushtet e fjalës “La ilahe il-lAll-llah”
Domethënia e saj: “Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut.”
Kushtet e saj: dija, bindja, sinqeriteti, vërtetësia, dashuria, nënshtrimi, pranimi.
Kushti i parë : Dija për domethënien e saj dhe atë që kërkohet prej saj, qoftë duke mohuar apo pohuar, apo shtimi i dijes që e largon paditurinë. Allahu i Lartësuar thotë:
“Dije se nuk meriton askush të adhurohet përveç Allahut…” (Muhamed,19)
Kushti i dytë: Bindja e plotë, e cila e largon dyshimin. Allahu i Lartësuar thotë:
“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit të Tij e pastaj nuk dyshuan…” (Huxhurat,15)
Kushti i tretë: Sinqeriteti, i cili largon njollat e shirkut. Allahu i Lartësuar thotë:
“Vini re! Adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun …” (Zumer,3)
Kushti i katërt : E vërteta që e përmbanë kjo fjalë dhe që largon gënjeshtrën. Allahu i Lartësuar thotë:
“Elif Lam Mim! A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar” e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithësesi do t’i dallojë ata që e thonë të vërtetën dhe gënjeshtarët.”
(Ankebut,1-3).
Kushti i pestë : Dashuria ndaj kësaj fjale, atë që thërret ajo si dhe në atë të cilën udhëzon. Allahu i Lartësuar thotë:
“E nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan ata sikur Allahun, por dashuria e atyre që besuan Allahun është më e fortë.” (Bekare,165)
Kushti i gjashtë : Nënshtrimi ndaj asaj që udhëzon kjo fjalë. Allahu i Lartësuar thotë:
“E kush ia dorëzon veten Allahut (i nënshtrohet Atij) duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurtë…” (Lukman, 22) “Dhe kthehuni te Zoti juaj e përuluni Atij…!” (Zumer,54)
Kushti i shtatë : Pranimi i asaj që të fton kjo fjalë, me fjalë dhe me vepër. Allahu i Lartësuar thotë:
“Për arsye se kur u thuhej atyre nuk meriton adhurim askush përveç Allahut, ata e mbanin veten lart dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne ata që adhuronim për një poet të çmendur” (Safat, 35-36)
Ndryshuar për herë të fundit nga uvejsa : 03-01-2010 më 11:05
-
-
Llojet e Teuhidit
Besimi (njësimi) se Allahu i Lartësuar është i vetëm në sundim, si dhe i vetëm në adhurimin dhe përuljen ndaj Tij. Ai është i pa shok.
Teuhidi klasifikohet në tre lloje: Teuhidi Rrububije, Teuhidi Uluhije, Teuhidi Esmai ues Sifat.
a)Teuhidi Rrububije është: Njësimi (veçimi)i Allahut të Lartësuar në veprat e Tij, sikurse besimi se Allahu është Krijues, Furnizues dhe Rregullues i çështjeve. Allahu i Lartësuar thotë:
“Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.” (Fatiha, 1)
“Allahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj (ata që i adhuroni) që mund të bëj diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i Madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshën dhe ia trillojnë.” (Rrum, 40)
b)Teuhidi Uluhijeh është: Njësimi (veçimi) i Allahut të Lartësuar me adhurim dhe pastrimi prej shirkut. Allahu i Lartësuar thotë:
“Zoti ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij…” (Isra:23) “Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë …” (Nisa, 36).
c)Teuhidi Esmai ues Sifat është: Besimi në atë që ia ka përshkruar Allahu vetes së tij prej
Emrave dhe Cilësive, si dhe besimi në atë që ia ka përshkruar atij i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pa pyetur për mënyrën e tyre, pa i krahasuar me ato të krijesave dhe pa devijuar domethënien e tyre. Allahu i lartësuar thotë:
“…Asgjë nuk është si ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” (Shura,11)
“Thuaj! Ai Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet Atij (i mbështetet për çdo nevojë). As ka lindur kë as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” (Ihlas,1-4
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt