Gezuar per shume vjet bashkatdhetare kudo te jeni.
Ja dhe viti e ri sapo hyri shpresoj me kembe te mbare per te gjithe ju.
Mbremjen e vitit te ri e prita ne gjirin e familjes, me nipce e mbesa , me te ngrene e me te pira, deri ne oren 11 te darkes, pastaj pata idene e cmendur te propozoja te dilnim ne qendren e tiranes.
Ata te shtepise u perpoqen te me thonin jo se behet keq dhe eshte e rrezikshme, por megjithate dolem, ashtu turme sic ishim dhe u ekipuam mire me kapele, syze dielli, doreza, dhe fishekzjare si armata e kuqe dhe u nisem.
Nqs ne vendet e tjera te botes fishekzjarret nisen ne oren 12 te nates, ketu u nisen qe ne ora 11, tym gjithandej , thua se ndodheshim ne irak, njerezit te pakujdeshem qe te hidhinin petarde ne surrat dhe ne kembe, mire qe mora syze dielli ne mes te nates, kishte edhe nga ata qe kishin dale me syze nga ata qe mbajme kur zhytesh nenuje.
Ne qender , tek pallati i kultures , ishte vendosur nje skene dhe kendonte njera qe perdridheshe dhe hidheshe pupthi nge nje cep i skenes ne tjetren per te evituar petardet e shikuesve te emancipuar per se mbrapthi.
Nuk e imagjinoja te ishte kaq e rrezikshme, por megjithate pritem te shfaqeshin edhe fishekzjarret e bera nga bashkia qe nuk para dalloheshin shume nga ato qe hidheshin nga turma e njerezve.
Shyqyr qe dolem gjalle nga ajo peripeci dhe arritem shendoshe e mire ne shtepi dhe vazhduam defrimin deri ne mengjes.
PS
ej juve qe qarkulloni me makina ne tirane mendoni pak me shume per njerezit qe presin nje ore te tranversojne nje rruge .
Krijoni Kontakt