Nje lajm i veēante :
Thuhet se, i fundmi i Mohikanėve qe ka mbetur (dmth Jean-Luc Godard), prezanton ne edicionin e ketij viti te Festivalit te Kanės filmin e tij te ri me titullin hiē provokator... SOCIALIZĖM !
TRAILER-i filmit :
Nje lajm i veēante :
Thuhet se, i fundmi i Mohikanėve qe ka mbetur (dmth Jean-Luc Godard), prezanton ne edicionin e ketij viti te Festivalit te Kanės filmin e tij te ri me titullin hiē provokator... SOCIALIZĖM !
TRAILER-i filmit :
Disa lajme nga edicioni i 63-te i Festivalit te Kanės (12-23 maj 2010) :
Juria:
President : Tim Burton - regjizor amerikan
anetarė te jurisė:
(3 anetarė koti...)
- Kate BECKINSALE - Aktore angleze
-Benicio DEL TORO - Aktor portorikan (amerikan)
- Shekhar KAPUR - Regjizor indian (+hollywood)
dhe 4 anetare ploti :
-Victor ERICE - Regjizor spanjoll (autor i "spirit of the beehive" !!)
-Alberto BARBERA - Drejtor i Muzeut Kombetar te Kinemase - Itali
-Emmanuel CARRERE - shkrimtar dhe regjizor francez
- Giovanna MEZZOGIORNO - Aktore italiane
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
Filmat ne konkurim :
-Mathieu AMALRIC (France) : TOURNÉE - Amalric eshte aktor, por ka bere nja dy-tre filma fort te mire si regjizor. Ka fort mundesi qe ky i fundit te jete i mrekullueshem !)
-Xavier BEAUVOIS (France) : DES HOMMES ET DES DIEUX - Nje nga dy-tre regjizoret 40 vjeēare mė te mire aktuale franceze ! Bėn filma rrallė e per mall : Pres shume nga ai !!
-Rachid BOUCHAREB (France) : HORS LA LOI - me siguri, zero me xhufke...
-Alejandro GONZĮLEZ IŃĮRRITU (Meksike ) : BIUTIFUL - kam vite qe nuk i shikoj mė filat e tij : ky Inarritu, mu m'irriton
-Mahamat-Saleh HAROUN ( ēad ) : UN HOMME QUI CRIE - me ne fund, nje film afrikan ne konkurim !! Lajm i mire !!
-IM Sangsoo (Kore e Jugut ) THE HOUSEMAID - ky ben filma te mire, psh http://filmjournal.net/autori/2009/0...korea-e-jugut/
-Abbas KIAROSTAMI (Iran) : COPIE CONFORME - te shohim ē'ka bere kesaj rradhe regjizori im mė i preferuar aktual ! Kam nje parandjenje qe mund te fitoje Palmen e Arte (do ishte hera e dyte); per me teper qe, ne Juri, eshte miku i tij spanjoll Victor Erice !
-Takeshi KITANO (Japoni) : OUTRAGE - Thuhet se Kitano i eshte kthy filmave me jakuza (mafioze japoneze). Te shpresojme se ka bere diēka te mire !
-LEE Chang-dong (Korea e Jugut) : POETRY - E dua fort kete regjizor, ka qene dikur minister kulture ne Kore te Jugut; eshte regjizor i http://filmjournal.net/autori/2009/0...ee-chang-dong/
-Mike LEIGH (Angli) : ANOTHER YEAR - nuk i shkoj dot me sy filmat qaramanė te ketij inglizit...
-Doug LIMAN (USA) : FAIR GAME - asnje idé ! te shohim...
-Sergei LOZNITSA (Ukraine) : MY JOY - ah! me ne fund, nje film ukrainas !!
-Daniele LUCHETTI (Itali) : LA NOSTRA VITA
-Nikita MIKHALKOV (Rusi) : UTOMLYONNYE SOLNTSEM 2 - ky Mikhalov-i eshte vertet regjizori i atitruar i te gjitha regjimeve ne Rusi : e ka pas mire me Brezhnjevin, po prap mire e ka me Putinin ! Pfffff...
-Bertrand TAVERNIER (France) : LA PRINCESSE DE MONTPENSIER - konformizmi i Tavernier-it s'me ka interesu ndonjehere...
-Apichatpong WEERASETHAKUL (Tailande) : LONG BOONMEE RALUEK CHAT - pa dyshim, filmi mė intrigues i Kanės (dhe regjizori ndofta mė i talentuar sot per sot ne bote !). Do kete k.oqe juria ti jape "palmen e arte" ??!
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
Por filmat e seleksionuar ne kategorine "Nje far veshtrimi" (Un certain regard), duket se jane SHUME SHUME HERE mė interesante :
Presidente e Jurise : Claire DENIS (regjizore e http://filmjournal.net/autori/2010/0...a-claire-denis/
Ja disa nga filmat ne konkurim, dhe qe jane, ne fakt, EVENIMENTE :
-Manoel DE OLIVEIRA (Portugali) : O ESTRANHO CASO DE ANGÉLICA (102 vjeēari Oliveiraaaaaaa !!! http://filmjournal.net/autori/2009/0...l-de-oliveira/
-Christoph HOCHHÄUSLER (Gjermani) : UNTER DIR DIE STADT (The City Below) - Hocchhausler eshte regjizor i ri nga "vala e re" gjermane, autori i http://filmjournal.net/autori/2009/0...-hocchhausler/
-Lodge KERRIGAN (Usa) : REBECCA H. (RETURN TO THE DOGS)
-Cristi PUIU (Rumani) : AURORA (me ne fund !! Puiu me filmin e tij te ri, 4 vite pas te hatashmit : http://filmjournal.net/autori/2009/0...i-cristi-puiu/
-HONG Sangsoo (Korea e Jugut) : HA HA HA ( koreano-jugori im i preferuar : http://filmjournal.net/autori/2009/03/10/hong-sang-soo/
- WANG Xiaoshuai (Kine) : RIZHAO CHONGQING (Chongqing Blues) - regjizor i http://filmjournal.net/autori/2009/0...ang-xiaoshuai/
-Jean-Luc GODARD (France) : SOCIALISME (fort i nderuari Godard : http://filmjournal.net/autori/2009/0...an-luc-godard/
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 16-04-2010 mė 16:46
Keto jane Filipinet, rreth 7000 ishuj te nje arqipelagu ne Oqeanin Pacifik. Filipinet, ne keto 5 shekujt e fundit, kane patur nje histori tragjike : 3 pushtime koloniale, njeri pas tjetrit. Ne shek XVII, spanjollet kolonizojne vendin, te cilin ua shesin amerikaneve, ne 1898-n, per... 20 miljon $ ! Ne 1935-n, me ne fund Filipinet fitojne pavaresine. Ndersa gjate Luftes se II Boterore, ne 1942, jane japonezet qe pushtojne ishujt, deri ne 1946.
Ky eshte Raya Martin, nje regjizor 25 vjeēar, qe perpara 4-5 vitesh, merr persiper te realizoje nje triptik, pra 3 filma mbi historine e vendit te tij, duke trajtuar 3 ngjarjet me te rendesishme te Filipineve : pushtimin spanjoll, ate amerikan dhe se fundi, ate japonez.
Pushtimi spanjoll trajtohet ne filmin e pare, "A short film about the Indio Nacional", shfaqur perpara dy vitesh por qe per fat te keq, nuk munda ta shikoj.
Thuhet se ishte nje film-"ufo", i jashtezakonshem, i gjithi pa zė, sikunder dhe filmat e epokes qe evokon (filmat pa zė te fillim shekullit te XX).
"INDEPENDENCIA" eshte filmi i dyte i trilogjise, dhe, duke qėnė se trajton periudhen e pushtimit amerikan te Filipineve (vitet 1910-1930), eshte i gjithi ne bardh-e-zi, dhe i realizuar sipas kodeve te filmave te asaj epoke : i xhiruar ne studio dhe me dekore artificiale, aq sa dhe imazhet nganjehere levizin nen 24-imazhe ne sekonde !
Independencia i merr ngjarjet ne fillim te shek XX, kur trupat amerikane pushtojne arqipelagun filipinas. Nje nene dhe i biri i saj, arratisen nga qyteti per tu vendosur ne mes te nje pylli-xhungel, ku gjejne nja barake te braktisur te cilen e rregullojne, mbjellin token perreth saj dhe rrisin disa shpendė.
Nje dite, i biri gjen nje vajze gjysem-pa-jete, te cilen mėmė e bir e sherojne. Koha shkon, dhe nena semuret dhe vdes. Vajza e re mbetet shtatezane... Koha kalon...
°°°°°°°°
Akti artistik ekseprimental i ketij "ēunaku" 25 vjeēar eshte i mrekullueshem : Raya Martin vendos paralele midis historise se vendit te tij dhe Historise se Kinemase ! Ashtu si heronjte e filmit jane ne kerkim te nje identiteti kombetar, ashtu dhe filmi i tij eshte ne kerkim eksperimentues formash te lirise artistike : nje magji e vertete kinematografike !
Duke pare afishen e filmit, me shkuan ne mend dy gjera:
- se pari, vepra letrare e Ismail Kadarese, qe ne nje fare menyre eshte nje opus i gjithe historise se shqiptareve : nje gje te tille merr persiper edhe filipinasi Raya Martin, permes kesaj trilogjie filmike.
- se dyti, me shkuan ndermend fotot e Marubit, prej te cilave, fare mire nje regjizor shqiptar mund te realizonte nje film te te njejtes natyre me ate te "INDIPENDENCIA"-s, per me teper qe historia jone eshte e ngjashme me ate te Filipineve, histori e mbushur me pushtime koloniale te njepasnjeshme. Por hajde "tė tė shkoje mendja" per nje gje te tille ! Sepse, ne fakt, kjo nuk ka lidhje vetem me "ēuarjen ne mendje", por me talentin artistik, qe ne rastin konkret i eshte bere "dhurate" nje filipinasi veēse... 25 vjeēar !
Mes respects !
nota : 10
trailer i filmit :
Po te ishte gjalle Cassavetes (babai i kinemase indipendente amerikane), do ngrihej nga varri e do ti thoshte te birit, Nick-ut (regjizor dhe ky, si dhe i ati) : "Po ē'ben mor bir, kjo qe ben, eshte ē'te duash ti, vetem kinema nuk eshte !". Dhe, nese do te shihte "Go Get Some Rosemary" do kthehej perseri i qete ne varr, sepse do shihte me syte e tij qe flaka e artit te tij jo vetem nuk eshte shuar, por Joshua & Benny Safdie, dy vellezer New York-ezė, permes filmit te tyre e kane mbajtur edhe me lart pishtarin e kesaj flake !
Film underground dhe antikonformist, "Go Get Some Rosemary" eshte historia Lenny-t, te nje babai te divorcuar (tek te 40-at), qe merr femijet e tij per dy jave, per ti mbajtur ne shtepine e tij (gjate vitit, femijet rrine me nenen e tyre). Dhe qe heziton midis rolit te babait te femijeve, dhe shokut te tyre.
Une nuk e dija, por pasi pashe filmin, konstatova qe rolin kryesor, e luaka Ronald Bronstein, qe nuk eshte askush tjeter veēse regjizori i ... FROWNLAND (http://filmjournal.net/autori/2009/0...ald-bronstein/), nje film i mrekullueshem indipendent amerikan, nje nga 10 me te bukurit qe kisha pare ne 2008-en.
8.5
![]()
Joćo Pedro Rodrigues, bashke me Pedro Costen apo Albert Serra-n, eshte nje nga dy-tre zerat seriozė te kinemase aktuale indipendente portugeze. Ky eshte filmi i tij i trete, nderkohe qe filmi i tij i pare, ne 2001-shin, "O fantasma", eshte kthyer tashmė ne nje film cult (dhe qe me ka pas pelqyer po aq sa dhe i dyti, "Odete", ne 2005-n : tre filma ne dhjete vjet, rralle e per mall !
Universi i filmave te Joćo Pedro Rodrigues eshte bota per te cilen ai di te flase mė mire, pra ajo e homoseksualeve. Por vertet SHUME larg cliché-ve alla "Priscilla, Queen of the Desert" & company !
Kesaj rradhe, portugezi ne fjale ka trajtuar nje teme edhe me delikate, duke vene ne qender te "Morrer Como Um Homem" ("Te vdesesh si burrat"), nje ... transeksual, dhe hiē me pak e hiē me shume, historine e Tonia-s, nje ikonė trans te klubeve te nates se Lisbones, ne vitet '90, i(e) cili(a), ne kulm te karrieres se tij (saj), braktisi indentitetin e tij (saj) te dyfishte, per t'iu perkushtuar teresisht "personazhit artistik" te tij(saj). Tonia progresivisht fshin te gjitha "mbetjet" e indentitetit qe nuk mund ti kontrollonte, si mashkulloriteti i trupit, emrin e familjes nga vinte (e cila e kish mohuar), dhe deri dhe atėsinė e djalit te saj, qe e kish nga nje raport heteroseksual ne rinine e tij.
Keto nuk jane ne film, por kuptohen gjate shikimit te tij, i cili, per nga zhanri, eshte melodrame me elemente tragjedie, fort i ndikuar nga melodramat e hatashme te Duglas Sirk apo Fassbinder-it.
Rralle mė eshte dhene keto viteve te fundit te shikoj plane mė te gjetura e mė te goditura filmike, tė nje force marramendese ! Rralle me eshte dhene te shikoj nje film kaq delikat, qe nuk bie per nje sekonde te vetme ne karagjozllek !
Por mendoj se filmi vuan rendshėm nga ritmi... : per minuta te tera, shpesh merzitesha, dhe me krijohej pershtypja se skenat nuk jetonin, nuk misheroheshin, mbeteshin tabllo te mrekullueshme vizuale (si ne fotot e meposhtme) dhe kaq.
Dhe kam bindjen se, per fat te keq, nuk jam i gabuar...
5.5
![]()
![]()
Me kujtohet vite me pare, ketu ne kete forum, te kem dialoguar me nje forumiste qe jetonte ne usa e qe me pyeste nese i njihja filmat e Todd Solondz. Asokohe jo. Por qe prej asaj kohe, kam pare shumicen e tyre dhe kam nje kujtese fort te mire, sidomos per "Palindromes" (2005) dhe "Happiness" (1999). Pikerisht, vazhdimi i ketij te fundit, eshte ne nje fare menyre "Life during Wartime".
Filmat e Solondz jane filma qe trazojne, provokues (por jo ne kuptimin e keq te fjales !), qe shtrojne pyetje, sidomos per klasat e mesme amerikane, jeten e te cileve edhe trajtojne. I te njejtes venė eshte dhe ky i fundit.
Regjizori nuk ka humbur asnje gram nga talenti i tij, por problemi eshte se... nuk ka fituar ndonje gram me teper.
7.0
![]()
![]()
Njė film vertetė i filmuar me kurajo. Historia ėshtė aq banale sa mendon se si mund ta mbushi 90-tė minutėshin me imazhe. Por ja qė loja e dy fėmijėve (qė janė dy autorėt e filmit) ringjall shpresėn se e kaluara mund tė filmohet dhe pa ndonjė dyshim.
Njė energji e mirė qė vjen nga USA, qė jo shumė europianė e kanė. Amerikanėt filmojnė, ndėrsa kėtej (Europė) regjizorėt e rinj, mendojnė, reflektojnė dhe kanė frikė tė dėshtojnė.
Kjo qendron, por jane dhe arsye te tjera (financimet, ... etj etj). Nuk me duket se aktualisht ka ndonje levizje te veēante kinematografike, nga ndonje vend ne veēanti (apo nga ndonje kontinent). Mendimi im eshte, se, edhe pse nuk besoj se eshte rrjedhoje e drejtperdrejte e globalizmit, por e varferizimit artistik te kinease ne keto 30 vitet e fundit, filmat e mire sot vijne "nga t'ju teket", talente te reja dalin "nga s'ta pret mendja" (meqe ishte fjala per regjizore te rinj).
Ah, nese pastaj flasim per nje fare energjie, tradicionalisht tipike amerikane, dakort, por aty pastaj duhet ndare energjia qe mund te vije nganjehere nga kinemaja eksploitative (90-95% e tregut filmik amerikan), me energjine qe mund te vije, gjithmone nganjehere, nga kinemaja indipendente amerikane. Por ne fakt, kjo me se shumti ka te beje me sasinė: eshte aq e larte prurja e kinemase "made in usa", saqe eshte disi e llogjikshme qe e famshja energji amerikane te jete disi mė e dukshme.
Por sinqerisht, nuk besoj se sot, talentet dhe energjite kane gjeografi. Zor te besosh se jug-koreani Hong Sang soo e ka taku ndonjehere Takeshi Kitano-n, dhe megjithate, ne vazhdojme te flasim pallavra, pra te flasim per "kinema aziatike" ! Pff.....
Njesoj dhe me "kinemane europiane"...
Jane koncepte bosh qe s'thone kurrgje.
Krijoni Kontakt