Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1

    E rrahin hoxhën në oborr të xhamisë



    Nga Express më 10.09.2009 në ora 8:40
    Në rrahjen e hoxhës kanë marrë pjesë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët gjendeshin jashtë detyrës. Hoxha i ri, përkatësisht B.R. 23 vjeç, nga kjo rrahje ka kaluar me lëndime të lehta trupore.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ditën e martë, rreth orës 16.45 minuta. Për këtë rast është njoftuar policia në stacionin e Shtimes dhe menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes. Ata kanë konstatuar se në oborrin e xhamisë së fshatit, nga katër persona është sulmuar B:R. 23 vjeç, të cilit, sipas policisë, i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Drejtori rajonal i policisë në Ferizaj, me t’u njoftuar se në këtë rrahje janë involvuar edhe dy pjesët arë të policisë, në bazë të ligjit dhe kompetencave, ka marrë vendimin për suspendimin e tyre me pagesë. Ndaj dy policëve të involvuar në rrahjen e hoxhës është ngritur procedurë disiplinore dhe lënda për ta do t’i dërgohet Inspektoratit Policor për hetim të mëtejshëm.

    Me rastin është njoftuar edhe prokurori komunal. Me urdhrin e tij, personat e involvuar në këtë rrahje janë shoqëruar në polici. Pas intervistimit të tyre, prokuroi ka dhënë urdhrin e ndalimit për R.S. 36 vjeç dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Tre të tjerët janë liruar, ndërsa lënda për ta do të procedohet në mënyrë të rregullt.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, rreshteri Behxhet Krasniqi, i cili nuk ka treguar identitetin e viktimës dhe as të personave që e kanë shkaktuar këtë rrahje, sikundër as motivit për këtë. Burime të sigurta nga policia thonë se viktimë e këtij rasti është hoxha i xhamisë së fshatit Mollopolc. Sipas këtyre burimeve, deri rrahja ka ndodhur pas një zënke të hoxhës me një fëmijë të familjes së dy policëve vëllezër, që ndodheshin jashtë detyrës atë çast.

  2. #2
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    rrahja ka ndodhur pas një zënke të hoxhës me një fëmijë të familjes së dy policëve vëllezër.
    E paska bo fmijn e huj me ec zigzag ky hoxha ..
    D'Oh!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    besa keta polic duhet shpallen heronje,sepse te rrafet nje hoxh kogja moti nuk ka ndodh,ishalla e kan ngre kamen zhag e rrahin edhe do tjer se jantranu krejt more hogjolleret,nuk trusin bothen me nejt e me i kqyr punte e veta po lypin edhe ne shkoll me fut landen e fes.
    ketyre polixve ua kam borgj nga nje drek ku te jau don qejfi mbrenda shteteve shqiptare,pas drekes i kisha dergua ne nje dyqan me te shtrejtin dhe ua kisha bler nga nje pal rroba te bukura dhe i kisha ber krejt kullera.

  4. #4
    Sa dramatike e boni mer zot!
    U rrah hoxha,pun e madhe,e ka meritu,normal!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  5. #5
    Boks e shpulla në xhami



    Imami i xhamisë në Mollopoc të Shtimes, Bedri Roshaj, pas një shpulle që ia kishte dhënë një të riu, është sulmuar më vonë në oborrin e xhamisë. Dy prej sulmuesve janë policë. Për hoxhën, i cili më herët ishte dëbuar nga Carraleva, fshatarët thonë se nuk është i rehatshëm. Dy familjet rrëfejnë pafajësinë e tyre.

    Nga Nebih Maxhuni më 11.09.2009 në ora 8:33
    Vetëm pse ka kaluar nëpër oborrin e xhamisë, imami i xhamisë së fshatit Mollopoc i Shtimes, Bedri Roshaj, ia ka ndezur një shpullë të riut 19-vjeçar, Ruzhdi Salihu.

    Përveç një shpulle të majme, imami i xhamisë së fshatit nuk ka përtuar që këtë të ri, i cili kishte ardhur mysafir të dajat e tij, ta kërkojë në shtëpinë e dajave disa metra larg xhamisë.

    Ka filluar me një flakaresh që i pari e ka nisur imami i xhamisë, 23-vjeçari Bedri Roshaj dhe ka përfunduar deri në një rrahje masive ndërmjet imamit, një shoku të tij dhe dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës, nipi i të cilëve kishte pësuar një shuplakë nga imami i fshatit.

    Edhe pse në një fshat, të dy familjet rrëfejnë ngjarjen në versionet e tyre. Secili prej tyre mendon se është i pafajshëm.

    Imami Roshaj thotë se nipi i familjes Salihu e ka penguar gjatë ceremonive të faljeve në xhaminë e fshatit, duke i ngacmuar vajzat që shkojnë në xhami, përderisa policët e përfshirë në rrahje të familjes Salihu, thonë se nipi është sulmuar në shtëpinë e tyre.

    Pas shuplakës që imami i kishte dhënë nipit të tyre, Ruzhdi Salihu së bashkë me dy djem të policit Tafë Salihaj, kanë shkuar në oborrin e xhamisë për t`i qëruar hesapet me hoxhën.

    Të dy policët tashmë të suspenduar thonë se kanë shkuar në oborrin e xhamisë, meqë dikush nga fshatarët i ka lajmëruar për të ndërhyrë në një përleshje mes imamit dhe disa banorëve.

    Tafë Salihaj, pjesëtar i policisë, tash e nëntë vjet tregon se rreth orës 17 ai ka shkuar për të ndërhyrë në një përleshje në oborrin e xhamisë, dy ditë më parë, pa ditur se djali dhe nipi i tij nga Maqedonia ishin të përfshirë në një përleshje me imamin e xhamisë dhe një shok të tijin.

    “Hoxha më tha se nipi juaj ka pasë problem para një viti dhe po bën problem në xhami. Hoxha e ka hekë setrën dhe ka tentuar të sulmojë djalin tim dhe nipin, e kam kapë hoxhën dhe kam dashur ta fus në veturë për m’e mbrojtë, për mos m’e sulmue, ka eskaluar situata dhe kjo ka qenë e tëra”, rrëfen polici i suspenduar, vëllai i të cilit është në mbajte për 48 orë në polici.

  6. #6
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118
    Edhe nje here, edhe njeqind here, duhet perseritur se vertet nuk eshte rastesi Pse jemi ku jemi!!! Ja shihni e lexoni se me qka merremi!!! Kjo eshte vertet e tepert Andi

  7. #7
    Ky eshte nje incident banal qe nuk meriton asnje vemendje. Por te ben pershtypje menyra se si arrihen disa incidente. Te rrahesh nje perfajqesues te nje komuniteti fetar, eshte nje xhest i ulet dhe me pak gusto. Por me i ulet dhe me pak gusto eshte xhesti qe nje perfajqesues i nje besimi fetar perfshihet ne nje incident te tille.
    Qe eshte nje Hoxhe nuk me ben pershtypje, nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille. Hoxhallaret mes klaneve te tyre desh u vrane per disa prona dhe fonde vitin e kaluar ne Lushnje. Pastaj si mos te kujtojme pasardhesit e Muhametit. 4 pasardhesit e Muhametit, Kalifet, qe te gjithe u vrane brenda ne Xhami nga vete besimtaret. Edhe se jetuan ne kohera te ndryshme, paten te njejtin fund. Pra sikur te krishteret te kishin vrare Shen Pjetrin.

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Ky eshte nje incident banal qe nuk meriton asnje vemendje. Por te ben pershtypje menyra se si arrihen disa incidente. Te rrahesh nje perfajqesues te nje komuniteti fetar, eshte nje xhest i ulet dhe me pak gusto. Por me i ulet dhe me pak gusto eshte xhesti qe nje perfajqesues i nje besimi fetar perfshihet ne nje incident te tille.
    Qe eshte nje Hoxhe nuk me ben pershtypje, nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille. Hoxhallaret mes klaneve te tyre desh u vrane per disa prona dhe fonde vitin e kaluar ne Lushnje. Pastaj si mos te kujtojme pasardhesit e Muhametit. 4 pasardhesit e Muhametit, Kalifet, qe te gjithe u vrane brenda ne Xhami nga vete besimtaret. Edhe se jetuan ne kohera te ndryshme, paten te njejtin fund. Pra sikur te krishteret te kishin vrare Shen Pjetrin.
    Incidenti eshte sigurisht banal, por qe te sqarojme disa gjera:
    Nje perfaqesues i nje komuniteti fetar nuk eshte as mbi ligjet e Zotit, as mbi ato njerezore. Qe nga momenti qe hoxha qelloi i pari me shuplake nje te ri ai hoqi dore nga FEJA dhe e vuri veten e vet ne rangun e gangsterit. Qofte hoxhe, qofte prift, qe nga momenti qe ngre dore mbi nje qenie njerezore nuk ke me asnje imunitet nga petku fetar dhe askush nuk mund te prese respekt per nje njeri te tille vetem e vetem se e quan veten ne sherbim te Zotit/Allahut.
    Po u solle si gango, do te te sillen si gango (aq me teper ne Shqiperi e Kosove).
    Per mua hoxha mori ate qe kerkoi. Por edhe prift po ta kishte bere nje gje te tille, te njejtat gjera do thoja. Edhe po te ishte polic, politikan apo VIP!
    Respekti u behet dhe u kerkohet njerezve, jo figurave apo profesioneve qe perfaqesojne.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Mire ja kane ba ati hoxhes se katunit, po qka ka lype ky 23 vjeqar e te behet Hoxhe, kaqe i ri, hahahaha, ka munde te vazhdoje shkollimin e te behet edhe ky polic!edhe ma kallaj e kishe pase me rrehe dikend, se paska marak me sjelle po me doket!

  10. #10
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    po vari o c.arin atij hoxhes mire ja kan ber, vetem shqiptari qe nuk te rref kot. dicka ka ber ai plera
    vari leshte

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •