Pershendetje,
Do doja te ftoj ne kete teme besimtaret e krishtere per te diskutuar ne lidhje me Reformen protestante te Martin Luterit.
Si mendoni, a solli gjera pozitive ne Krishterim apo me teper futi frymen e protestes, individualimin dhe u be para-rendese e materializmit dialektik?
Nga ato qe kam lexuar une, nje gje pozitive qe solli kjo reforme ishte qe Bibla ne Perendim filloi te lexohej dhe nga njerezit e thjeshte, duke u perkthyer neper gjuhet amtare.(Rezultat pozitiv i kesaj ishin disa levizje me te vogla, te cilat u munduan deri diku te restauronin jeten e krishtere te modelit te shek I, duke u bazuar ne ato qe lexonin ne Bibel. Keto levizje perfaqesohen dhe sot me kishat-shtepi qe jane jashte sistemit-protestant)
Por nga ana tjeter, reforma deshtoi ne faktin se rriti individualizmin duke e thare jeten e perbashket te krishtere (nje shembull i tille ishin manastiret te cilat u mbyllen njeri-pas-tjetrit ne zonat ku kjo reforme u perhap.) Kjo reforme po ashtu solli dhe humbjen e shume pasurive shpirterore qe Katolicizmi kishte trasheguar (Psh shkolla interpretimi te cilat u zvetenuan dhe u kthyen ne interpretime individualiste te cekta). Pervec kesaj, e percau krishterimin ne mijera sekte. Keto sekte linden si pasoje e ndarjeve te vazhdueshme neper kishat protestante (evangjeliste). (Keto lloj kishash dhe sot vazhdojne te ndahen si pasoje e "rebelimit" te brendshem kunder pastoreve duke dale pastore te rinj qe duan te zene vendin e te vjeterve te cilet nuk "e leshojne", aq sa nuk e ekzagjeroj po te them se nje lagje mund te kete 4-5 kisha evangjeliste qe secila pretendon se eshte kisha e vertete!)
Krijoni Kontakt