Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148

    JEHOVAI na meson si te vetevritemi

    “Jehovai na mėson si tė vetėvritemi”

    Prokuroria gjen broshura: Flisnin pėr aktin e vetmohimit


    Flamur Pollo & Trashgim Sokolaj
    “Udha e vėrtetė pėr nė parasjė”, kjo ėshtė njėra prej njė togu tė tėrė letrash, tė cilat u gjetėn nga Prokuroria, pranė trupit tė masakruar me thikė tė Violeta Agės, e cila tentoi vetėvrasjen dy ditė mė parė.

    Me hetimin e kėsaj ngjarje, Prokuroria e Tiranės, ka siguruar rastin e parė kur ka prova tė plota, se njė vetėvrasje mund tė frymėzohet, nga “Dėshmitarėt e Jehovait”. Nė dhomėn, ku gruaja 27-vjeēare e ka qėlluar trupin e saj disa herė me thikė, ėshtė sekuestruar edhe njė revistė “Dėshmitarėt e Jehovait” si dhe njė tog tė tėrė letrash me citime nga librat ku bazohet kjo rryme fetare. Sipas kėtyre shėnimeve, disa prej tė cilave janė me shkrimin e 27-vjeēares, vetėvrasja ėshtė e vetmja shpresė pėr ringjalljen nė parasjė. Prokuroria ka konfirmuar dje se ka filluar zyrtarisht hetimin, ndaj shpėrndarėsve tė kėtyre dokumentave dhe ideve, me akuzėn e shtyrjes nė vetėvrasje, e cila parashikohet nga neni 99 i Kodit Penal shqiptar.

    Ngjarja
    Pasi ka nxjerrė tė dy fėmijėt nga dhoma ku ajo ndodhej, ka filluar tė godasė veten me thikė deri sa ka pėrfunduar nė njė gjendje tepėr tė rėndė. Fėmijėt kanė dėgjuar tė qarat dhe tė bėrtiturat qė ajo ka lėshuar, dhe nė kėtė kohė djali i madh, ka filluar t“i lutet qė ajo t“i hapė derėn. Violeta Aga, me origjinė nga fshati Funar i Librazhdit dhe martuar nė Tiranė, ka tentuar tė vetėvritet nė shtėpinė e saj, duke u vetėmasakruar me thikė. Ndėrkohė, tė dy fėmijėt e saj nė njė moshė fare tė vogėl, njėri vetėm disa muajsh, janė larguar nga dhoma pėr tė mos parė skenėn. E gjithė skena e tentativės sė vetvrasjes ėshtė kryer nė dhomėn e gjumit tė gruas, e cila si qėllim kryesor ka pasur t“i japė fund jetės. Menjėherė nė vendin e ngjarjes janė mbledhur tė afėrm dhe familjarė tė saj dhe bashkė me ndihmėn e policisė kanė bėrė tė mundur transportimin e saj pėr nė spital, ku falė ndėrhyrjes sė mjekėve ėshtė evituar vdekja e saj. Pranė trupit tė saj policia ka gjetur thikėn, me tė cilėn ishte vetėqėlluar, disa ilaēe, si dhe shkrime dhe revista tė dėshmimtarėve tė Jehovait.

    Hetimi
    Veprimi, qoftė sipas policisė, qoftė sipas prokurorisė mund tė konsiderohet i jashtėzakonshėm. Gruaja, ndėrkohė qė ka lėnė jashtė dhome fėemijėt, ka provuar tė vrasė veten nė mėnyrėn tė vėshtirė, duke qėlluar veten me thikė nė qafė. Sipas policisė, por edhe mjekėve tė Spitalit Ushtarak, ajo ka marrė goditje tė rėnda nė qafė dhe vetėm fati i ka shpėtuar jetėn. Nė momentin qė ka kryer kėtė veprim ajo nuk e ka pasur nė shtėpi bashkėshortin e saj dhe pikėrisht ky ka qenė edhe momenti fatal pėr tė. Sipas ekspertizės mjeko-ligjore, gruaja ka qėlluar vetėn disa herė. Ndėrkohė qė pėrsa i pėrket arsyeve, mendohet se e gjithė kjo ka ndikim fetar pasi policia ka sekurstruar nė dhomėn e tė plagosurės disa revista dhe shenime fetare tė sektit tė Dėshmitarėve tė Jehovait, ku flitej edhe pėr vetėvrasjen. Ndėrkohė qė nė bazė tė hetimeve ėshtė pėrjashtuar nė mėnyrė kategorike, qė ajo tė ketė pasur ndonjė sherr me burrin apo familjarėt e tjerė. Njė fakt tė tillė e ka konfirmuar edhe i shoqi, i cili ėshtė shprehur se mes tyre nuk ka pasur asnjė lloj problemi qė mund tė sillte ndėrmarrjen prej saj tė njė veprimi tė tillė kaq tė rėndė.



    Violeta Ago nė gjendje tė rėndė nė spital
    Bashkėshorti: Nuk kemi pasur asnjė sherr pėrpara ngjarjes

    Ai e ka marrė vesh lajmin i fundit. Puna e tij me njė furgon transporti e detyronte, qė pothuaj gjatė gjithė ditės tė mos ishte nė shtėpi. Njė telefonatė e ardhur krejt papritur i ka bėrė tė ditur se gruaja e tij ishte shtruar nė gjendje shumė tė rėndė nė spital. Bashkėshorti i 28-vjeēares Violeta Ago, thotė se nuk ka ditur asgjė dhe lajmin e tentativės sė vetvrasjes e ka marrė vesh nė spital. “Nuk kam ditur asgjė, pasi isha nė punė kur erdha e gjeta nė spital nė gjendje shumė tė rėndė. Ka qenė ora 13.30 minuta dhe po udhėtoja me makinė, nė kėtė kohė mė morėn nė telefon disa tė afėrt tė mi dhe mė njoftuan qė tė shkoja nė spital se diēka kishte ndodhur. Fillimisht nuk mė treguan se ēfarė i kishte ndodhur gruas, por e kam marė vesh vetėm atėherė kur kam mbėritur nė Spitalin Ushtarak, ku ajo ishte sjellė”. Ai thotė se nuk e di se pėrse mund ta ketė bėrė kėtė gjė kaq tė rėndė, mbi tė gjitha sipas tij pėr faktin se mes tyre nuk ka pasur as zėnka. “Gruaja ime nuk mund tė arrinte nė njė vendim kaq tė rėndė, deri sa tė vriste veten”, ėshtė shprehur bashkėshorti duke mos dashur tė tregojė, nėse ajo frekuentonte ose jo sekte fetare. Nga ana tjetėr mjekėt pohojnė se gjėndja e gruas ėshtė mjaft serioze dhe ende ndodhet nė reaminacion nė gjendje kome.



    Tė dhėna

    Revistė “Dėshmitarėt e Jehovait”
    Fletushka “Rruga e vėrtetė pėr nė parajsė”
    Fletushka tė tjera tė kėtij sekti fetar
    Citime nga libra fetarė
    Thika e “vetėvrasjes”
    Medikamente tė ndryshme mjekėsore



    Vetėvrasjet

    3 shkurt 2005
    17-vjeēarja Genta Feimi, ka mbėrritur nė spital nė grahmat e fundit tė jetės dhe mė pas ka gjetur vdekjen, pasi kishte marrė njė dozė me fostoksinė. Genta Feimi ishte nxėnėse nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme, ndėrsa nuk dihen shkaqet e veprimit tė saj

    13 shkurt 2005
    Alda Cenaj, 11 vjeē ėshtė gjetur e varur nė banjo, e pikėrisht nė varėsen e peshqirėve. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 08.30 tė mėngjesit nė lagjen “1 Maj”, tė qytetit tė Fierit.

    16 shkurt 2005
    Joana Rajdo, 12 vjeēe, nxėnėse e klasės sė pestė i ka dhėnė fund jetės, ende pa e filluar mirė. Me shallin qė mbante nė qafė, ajo ėshtė gjetur gjysmė ore mė pas pa shenja jete, nė banjė.

    20 shkurt 2005
    Njė vajzė 14-vjeēare, nga fshati Velēan i Pogradecit, i ka dhėnė fund jetės duke u varur nė litar. Eriola Elezi, pas njė grindjeje me vėllanė mė tė vogėl, ka dalė nga shtėpia dhe me njė copė litar ėshtė vetėvarur nė kasollen pranė banesės.

    23 shkurt 2005
    Njė gjysmė kokrre fostoksinė, i merr jetėn 14-vjeēarit nga Patosi. Endrit Goxhaj, nxėnės nė klasėn e tetė, ka vdekur nė spitalin e Fierit, vetėm pak javė pasi dhe i ati i tij ishte vetėvrarė me armė zjarri.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  2. #2
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Lightbulb E verteta doli

    Keta deshmitaret e jehova,t keshtu kane qene edhe me pare por kur i vine mend si hane as qente i thone andej nga ne....
    Fete hyjnore sic jane kristiane e musliamne e cifute e ndalojne reptesisht vetvrasjen

    ne kuran thuhet qe ai qe vetvritet eshtebanor i ferrit deri na pafundesi


    Zoti nuk e lejon vetvrajsen se nuk ke te drejte te marresh dicka qe nuk te takon se jeten ti nuk e ke tenden por ajo ehste thjesht nje dhurate e zotit te plotfuqishem


    ja kalofshi mire

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e arsen
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    12
    Pajtohem plotesisht me ate cfare tha Kleitus .Feja me e paster eshte feja islame dhe ajo e ndalon kategorikisht vetvrasjen,Jeta eshte dhurate e ALLAHUT dhe ne ta falenderojme dhe ta adhurojme ATE , e ne nuk kemi te drejte te marim ate qe nuk eshte e jona.SHkaku i vetvrasjeve eshte dhimbja , por eshte ajo (dhimbja) qe na ben te kuptojme se sa vlere ka E MIRA ........

    Me respekt arseni

  4. #4
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Jeta eshte dhurate.....pse t'ja heqim kete te drejte vetes?

    Gjynaf me c'po na degjojne veshet....
    If I Only Could....

  5. #5
    Go Pistons Maska e ledio
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    shume femije jane vetevrare me keto te Jehovarit
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bleripz
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    33

    pėrshėndetje

    po kush jan keta deshmitarėt e jehovait nė cfar feje i takojnė ku bazohen qė duhet tė vetvritesh

  7. #7
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    I ka lexuar njeri ato broshurat qe thuhet te nxitin te vetevritesh ne emer te jehovait? Apo llafe pazari. Sa per artikujt e gazetave une nuk para ia u kam besen po nuk i pashe me syte e mi se cfare shkruhet ne ato fletushkat e DJ.
    D.J. jane me te vertete fanatike ne ato qe besojne, jane edhe te bezdisur kur te trokasin ne dere pa mare parasysh se sa eshte ora dhe iau ke ngene apo jo, megjithate nuk e besoj qe te jene ata fajtoret qe nje femer psikopate i dha karar dhe vrau veten dhe rastesisht qelloi qe te kishte ne dhome nje broshure te tyre. Plus qe kjo ceshtja e vetevrasjeve eshte e gjate, ne fillim gazetat shkrojten qe e kane fajin D.J., pastaj e mohuan dhe ia hodhen fajin nje sekti kinez a japonez nuk e mbaj mend tamam dhe tani iu kthyen perseri D.J.
    Po vete organizata a udheheqja ( a cfare dreqin kane ne krye) e D.J. ka dhene ndonje deklarate ne lidhje me kete ceshtje?
    Per mendimin pa mbaruar hetimi eshte e kote t'i veme piken dhe te vendosim ketu qe D.J. jane vetevrases (ndoshta edhe jane, nuk e di, por pa prova jane llafe pazari).

    Pershendetje, SS.

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sigurisht qe e gjithe propaganda mediatike nuk eshte vecse pjese e atij zinxhiri injorant per ti rene ne qafe te pambrojturve.

    Shtypi nuk kruhet me problemet e komunitetit katolik, sepse te thyejne koken me pare e miq; as me muslimanet, sepse te thyjne koken me bomba. U bihet ne qafe D.J, kur dihet qe keta as qe merren me idene shtet, e lere me te ngaterrohen debate mediatike.



    D.J vertet kane probleme te shumta, te natyres sektariono-protestante e mesianike, por jo vetevrasjen. Ne fakt ata D.J qe une kam njohur njihen per nje jete te ndershme, e te shendetshme.
    D.J ne fakt besojne se kur vdes njeriu varroset me trup e shpirt. Shpirti bie ne nje gjendje gjumi, e as qe shkon as ne parajse e as ne ferr. Ferri nuk ekziston per ta.


    Lumturia qe ata predikojne do te vije pas gjykimit te fundit, edhe do te jete mbi kete toke, keshtu sic eshte. Keshtu qe ata nuk kane se si te predikojne vdekjen si ikje ne nje lumturi te nje bote tjeter.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Snow^White
    Anėtarėsuar
    28-07-2005
    Vendndodhja
    Atje Ku Qielli Dhe Toka Bashkojne Dashurin Tone...Engjelli Im
    Postime
    248
    Se harrij te kuptoj si i len akoma te lire keta njerez qe merren me kete gje!
    I urrej ne maksimum personalisht!
    "Forgive your enemies, but never forget their names. \" - John F. Kennedy

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105

    Me falni!

    Me ben pershtypje bre Naqke se si ka mundesi te ekzistojne njerez qe pretendojne se feja islame eshte ajo idealja dhe e persosura.

    Dy gjera ndodhin: 1) ose keta jane "ne ajer" dhe s'hane pyke ose 2) kane qene ne zaret e babait kur akoma dhe ne Shqiperi ne 10-vjecarin e 90-es kemi patur plot raste ku islamiste ne vende si Shijaku, Elbasani e Delvina, kane nxitur femije te flijoheshin ne emer te Allahut, duke u hedhur nga minareja.

    Keto jane ngjarje te pamohueshme dhe rrefime prinderish te shqetesuar dhe te shokuar nga realiteti i maskuar i fese se shenjte islame.

    Po me duket se fola shume... Po e moren vesh se kush jam do me heqin koken, ashtu sic kane bere ketu e shekuj me radhe. Po e leme keshtu atehere: me falni vellezer islamiste, fondamentalisto-terroriste, sa thashe me siper ishin nje lapsus momental; ju siguroj se nuk do perseritet me. Ju lutem, s'dua te vdes, mos me merrni jeten, s'dua te behem neomartir; te pakten jo ende. Nuk e kisha seriozisht. Allahu eshte i madh!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  2. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  3. Sa Paqedashes eshte Perendia Jehovah????
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •