Ah dashni dashni e vjetet nuk do ndrroja per gje tjeter.Ishte dit me shi Papritmas doli nji goc ta mbylli dritaren te mos futej shiu me dallget qe me shponin kmishen time prej matriali gjysm te lesht.Asaj i erdhi keq per mua nuk kishte guximin qe tme ftonte te futesha brenda, ajo me shiqonte e une sikur Harrova se po binte bresher,me habiti bukurija e saj ooooooouaaa.Me ngrohu dashuria e pare ,gjoksi filloj te bente nji rropllim qe as nji her me par nuk e kisha jetuarPas pak u ndal shiu ndoshta ishin lutjet e saja mbase dukej se kishte ngrit duart lart sikur thosht O zot mbyte te shpetoi nga ky djal sy kalter plot shendever muskuloz e qe shpon me shiqimin e tij sikur flet pa ze ,po vertet me ata sy qe sikur flisnin siq e kuptova me von nen driten e henes.Pasi puth.....im nga lart nji dit arrita te mare guxim e ndala ne rrug , u derzu para dashuris sime qe aq shum me dogjte.Qaja si femij e afrova afer trupi sikur donja qe ta beja pjes te trupit tim ,U dorzua para dashuris se qmendur ,veq me kujtohet me tha ma ruaj vi....rin Aman . Puth.... e puth .... pa mbarim sikur ato puth..e te ishin shpetim per jeten.E desha vertet po mbasi e kuptova se me at familje kishim nji hasmeri te vjeter mbaroi gjithqka,mbeten kujtimet me te bukra te jetes simmme.Ate dashuri nuk e harroj po zakonet kanunore me lan pa zemren time ,syt e mi ,jeten time.Po jom mbet shok me te se aq sa mund te shpetohet nga dashuria e shpetova ,kur u martua se kishte friken se do e kthente ai klloshari i derrit te qethur tek i jati.
Uff rrall ndojher![]()
Ma mire mos me kujtu fare![]()
Dashuria pare , sa vite jane bere smbahet mend
Shyqyr zotit qe se kam me , se sja vlen te rrish e lidhur me parazita , pastaj ne rini njeriu ben shume budalleqe flm zotit qe therrasim delet ku na jan haperdar dhe vim ne terezi dhe i japim duret e drejtim muhabetit .
E harrova para se te mbaronte , qe kur jam ndar jo qe sjam mike me te , po mundesisht ne e pafsha rruges ta shkel me makin me vjen , e kam perjetuar shume se dashuria pare hesapi mo ca fluturonte haej ne ato vite hahahhahaahha..
Dashuria e par nuk harrohet.
Ndigjoje k'te fjal qe trondit:
Vec mali me mal nuk takohet:
Po njerzit takohen nje dite.
Nuk e di kush e kenduar po e di qe eshte nje kenge e tille.
Po pra, s'harrohet. Ja unë psh, pas gjithë këtyre viteve akoma s'më zë gjumi natën prej kujtimeve që më pushtojnë mendjen, akoma nuk kam arritur të shtoj në peshë, kam anoreksi të theksuar. Çdo javë përfundoj në spital... tentativa të shpeshta vetvrasjeje; jeta s'ka kuptim pa të. Para disa muajsh dola nga një klinikë rehabilitimi për të alkoolizuar, gjeta ngushëllim të shishja atëherë. Nuk harrohet dashuria e parë jo.
Elegance is an attitude.
edhe harrohet edhe nuk harrohet varet nga shume gjera![]()
Krijoni Kontakt