-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
IV. Si Biri i Hyjit është njeri?
Shpirti njerëzor që Biri i Hyjit ka marrë,
është i pajisur me një njohuri të vërtetë njerëzore.
Si e tillë, ajo nuk mund të ishte i pakufizuar
për vetë natyrën e vet:
ushtrohej në kushtet historike të ekzistencë së tij
në hapësirë dhe në kohë.
Prandaj Biri i Hyjit,
duke u bërë njeri,
ka mundur të pranojë
«të përparonte në dije, në moshë e në hir» (Lk 2, 52)
dhe i është dashur të informohej për ato gjëra
që, në kushtet njerëzore,
nuk mund të mësohen ndryshe
veç me anë të përvojës .
Kjo ishte në harmoni të plotë
me realitetin e përuljes së tij të vullnetshme
deri në «gjendjen e shërbëtorit» (Fil 2, 7).
Torrkerry
Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 05-03-2010 më 16:34
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
IV. Si Biri i Hyjit është njeri?
Por, në të njëjtën kohë,
kjo njohje me të vërtetë njerëzore e Birit të Hyjit
shprehte edhe jetën hyjnore të Personit të tij .
«Natyra njerëzore e Birit të Hyjit,
jo nga vetja por falë bashkimit të vet me Fjalën,
njihte dhe shfaqte në Personin e Krishtit
gjithçka që i takon Zotit».
Dhe, para të gjithave,
rasti i njohjes intime dhe të drejtpërdrejtë
që Biri i Hyjit, i bërë njeri,
ka për Atin e vet .
Biri i Hyjit edhe në njohjen e vet njerëzore
tregonte aftësinë e vet hyjnore
për të depërtuar në mendimet e fshehta
të zemrës së njerëzve.
Torrkerry
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
IV. Si Biri i Hyjit është njeri?
Njohja njerëzore e Krishtit,
falë bashkimit me Urtinë hyjnore
në Personin e Fjalës së mishëruar,
e zotëronte në mënyrë të plotë
njohjen e planeve të amshuara
që Ai kishte ardhur për t’i zbuluar.
Ato që thotë, në këtë fushë,
se nuk i dinte,
gjetiu shpall se nuk e kishte për mision
t’i zbulonte.
Torrkerry
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
IV. Si Biri i Hyjit është njeri?
VULLNETI NJERËZOR I KRISHTIT.
Paralelisht, Kisha, në Koncilin e gjashtë Ekumenik,
ka shpallur se Krishti ka dy vullnete
dhe dy veprime natyrore,
hyjnore dhe njerëzore,
jo të kundërvëna,
por bashkëvepruese,
në mënyrë që Fjala e bërë mish
ka dashur si njeri,
duke iu nënshtruar Atit,
gjithçka që ka vendosur si hyjni,
me Atin dhe Shpirtin Shenjt
për shpëtimin tonë.
Vullneti njerëzor i Krishtit
«ndjek pa kundërvënie ose ngurim,
ose më mirë, i nënshtrohet vullnetit të vet hyjnor
dhe të gjithëpushtetshëm».
Torrkerry
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
IV. Si Biri i Hyjit është njeri?
TRUPI I VËRTETË I KRISHTIT
Meqë Fjala u bë njeri
duke marrë një natyrë të vërtetë njerëzore,
Trupi i Krishtit ishte i kufizuar .
Prandaj pamja njerëzore e Krishtit
mund «të përshkruhet» (Gal 3, 1).
Në Koncilin e shtatë Ekumenik
Kisha e ka njohur të ligjshme
që figura e tij të paraqitet
nëpërmjet «figurash të nderueshme dhe të shenjta».
Torrkerry
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
IV. Si Biri i Hyjit është njeri?
Në të njëjtën kohë Kisha ka njohur gjithmonë
se në Trupin e Jezusit
«Fjala e padukshme u paraqit në mënyrë të dukshme në mishin tonë» .
Në të vërtetë karakteristikat individuale të Trupit të Krishtit
shprehin Vetën hyjnore të Birit të Zotit.
Ky, kaq shumë i ka bërë të vetat
tiparet e Trupit të njeriut
saqë, të pikturuara në një figurë të shenjtë,
mund të nderohen thellë,
sepse besimtari që nderon thellë «figurën,
nderon realitetin e atij që paraqitet në të».
Torrkerry
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
IV. Si Biri i Hyjit është njeri?
ZEMRA E FJALËS SË MISHËRUAR.
Jezusi na ka njohur dhe na ka dashur,
të gjithë dhe secilin prej nesh,
gjatë jetës së vet,
gjatë agonisë dhe mundimeve të veta,
dhe është ofruar për secilin nga ne:
«Biri i Hyjit më deshi dhe e flijoi vetveten për mua» (Gal 2, 20).
Na ka dashur të gjithë me një zemër njerëzore.
Për këtë arsye, Zemra e shenjtërueshme e Jezusit,
e shporuar për shkak të mëkateve tona
dhe për shpëtimin tonë ,
«praecipuus consideratur index et symbolus...
illius amoris, quo divinus redemptor
aeternum Patrem hominesque universos continenter adamat
– mbahet si shenja dhe simboli kryesor...
i asaj dashurie të pafundme,
me të cilën Shëlbuesi hyjnor e do pa pushim
Atin e amshuar dhe të gjithë njerëzit».
Torrkerry
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
Në sintezë
Në kohën e caktuar nga Zoti,
Biri i Njëlindur i Atit, Fjala e amshuar,
dhe Fjala e Shëmbëllimi substancor i Atit,
është mishëruar:
pa e humbur natyrën hyjnore,
ka marrë natyrën njerëzore.
Torrkerry
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
Në sintezë
Jezu Krishti është Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë,
në unitetin e Vetës së vet hyjnore;
për këtë arsye është i vetmi Ndërmjetës
në mes Zotit dhe njerëzve.
Torrkerry
-
-
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1.
BIRI I ZOTIT U BË NJERI.
Në sintezë
Jezu Krishti ka dy natyra,
hyjnoren dhe njerëzoren,
jo të përziera,
por të bashkuara në Vetën unike të Birit të Zotit.
Torrkerry
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt