Close
Faqja 7 prej 23 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 226
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1. BIRI I ZOTIT U BË NJERI

    II. Mishërimi.


    Për të njëjtin Mister bën fjalë letra Hebrenjve:
    Për këtë arsye Krishti
    duke hyrë në botë,
    thotë: «Fli e kusht ti nuk deshe,
    por ma bëre gati trupin;
    holokaustet dhe flitë për mëkate nuk të pëlqyen.
    Atëherë thashë:
    'Ja, po vij!'... 'Për ta kryer, o Hyj,
    vullnetin tënd!» (Heb 10, 5-7).

    Torrkerry

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1. BIRI I ZOTIT U BË NJERI

    II. Mishërimi.



    Feja në Mishërimin e vërtetë të Birit të Hyjit
    është shenja dalluese e besimit të krishterë:
    «Me këtë mund ta njihni shpirtin që vjen prej Hyjit:
    çdo shpirt që dëshmon se Jezu Krishti ka ardhur në trup,
    është prej Hyjit» (1 Gjn 4, 2).
    Është bindja e hareshme e Kishës
    që në fillimin e saj, atëherë kur këndon
    «Misterin e madh të përshpirtërisë»:
    «Ai u dëftua në natyrën e njeriut» (1 Tim 3, 16).

    Torrkerry

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI

    III. Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë


    Ngjarja unike dhe krejtësisht e veçantë e Mishërimit të Birit të Hyjit
    nuk do të thotë se Jezu Krishti është
    pjesërisht Hyj dhe pjesërisht njeri,
    as që është rezultati i një përzierjeje
    të ngatërruar (pështjelluar) të hyjnores me njerëzoren.
    Ai është bërë vërtet njeri,
    duke qëndruar me të vërtetë Hyj.

    Jezu Krishti është Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë.
    Kisha, gjatë shekujve të parë,
    ka qenë e detyruar ta mbronte
    dhe ta sqaronte këtë të vërtetë feje
    kundër herezive që e falsifikonin.

    Torrkerry

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    III. Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë


    Herezitë e para, më shumë se karakterin hyjnor të Krishtit,
    kanë mohuar karakterin e tij njerëzor (doketizmi gnostik).
    Që në epokën apostolike
    feja e krishterë ka ngulur këmbë
    mbi Mishërimin e vërtetë të Birit të Hyjit
    «të ardhur në trup».
    Por në shekullin e tretë,
    Kishës i është dashur të pohojë
    kundër Palit nga Samosata,
    në një Koncil të mbledhur në Antioki,
    se Jezu Krishti është Bir i Hyjit
    për nga natyra dhe jo nga bijësimi.
    Koncili i parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325
    shpalli në Besojmën e vet
    se Biri i Hyjit është «i lindur, jo i krijuar,
    me të njëjtën substancë (homousios) të Atit,

    dhe e dënoi Ariusin,
    i cili mbronte tezën
    se «Biri i Zotit rridhte nga hiçi»
    dhe qenka «nga një substancë tjetër
    ose nga një thelb tjetër në krahasim me Atin».

    Torrkerry

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    III. Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë



    Herezia nestoriane shihte në Krishtin
    një person njerëzor të bashkuar me Personin hyjnor të Birit të Zotit.
    Në kundërvënie me atë herezi,
    Shën Qirili nga Aleksandria
    dhe Koncili i tretë Ekumenik
    i mbledhur në Efes në vitin 431,
    kanë rrëfyer se «Fjala, duke bashkuar në vetvete,
    në mënyrë hipostatike,
    një mish të gjallëruar nga një shpirt me arsye,
    u bë njeri» .
    Natyra njerëzore e Krishtit
    nuk ka subjekt tjetër
    përveç Personit hyjnor të Birit të Hyjit,
    që e ka marrë dhe e ka bërë të vetin
    që në çastin e zënies së tij.
    Për këtë arsye Koncili i Efesit
    ka shpallur në vitin 431
    se Maria, është bërë me të vërtetë Nëna e Zotit
    për hir të Zënies njerëzore të Birit të Hyjit
    në kraharorin e saj;
    «Nënë e Hyjit...
    sigurisht jo sepse natyra e Fjalës
    ose hyjnia e saj kanë zënë fill
    nga e Shenjtërueshmja Virgjër,
    por pasi nga Ajo lindi trupi i shenjtë
    i pajisur me shpirt të arsyeshëm,
    me të cilin Fjala është lidhur
    në mënyrë “hipostatike” (personale),
    prandaj thuhet se Fjala edhe ka lindur sipas mishit».

    Torrkerry

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    III. Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë.


    Monofizitët pohonin se natyra njerëzore,
    si e tillë, kishte pushuar së ekzistuari në Krishtin,
    meqë ishte marrë nga Personi hyjnor i Birit të Hyjit.
    Duke iu kundërvënë kësaj herezie,
    Koncili i katërt Ekumenik, në Kalcedon, në vitin 451, ka shpallur:

    Duke ndjekur Etërit e Shenjtë,
    ne mësojmë njëzëri
    dhe rrëfejmë një Bir të vetëm dhe të njëjtë,
    Zotin tonë Jezu Krishtin,
    të përsosur në natyrën e tij hyjnore
    dhe të përsosur në natyrën e tij njerëzore,
    Hyji i vërtetë dhe njeri i vërtetë,
    i përbërë nga shpirti me arsye dhe nga trupi,
    i njëgjëjtë me Atin për natyrën e tij hyjnore,
    dhe i njëgjëjtë me ne për natyrën njerëzore,
    «ai vetë i ka sprovuar të gjitha sikurse ne,
    me përjashtim vetëm të mëkatit» (Heb 4, 15),
    i lindur prej Atit para të gjithë shekujve, me natyrën hyjnore,
    dhe në këto kohët e fundit,
    për ne dhe për shpëtimin tonë,
    i lindur nga Maria Virgjër dhe Nëna e Hyjit,
    me natyrën njerëzore.

    Një Krisht i vetëm dhe i njëjtë,
    Zot, Bir i vetëm,
    që ne duhet ta njohim në dy natyra,
    pa pështjellim, pa ndryshim,
    pa ndarje, pa veçim.
    Ndryshimi në mes natyrave nuk mohohet fare nga bashkimi i tyre,
    por vetitë e secilës ruhen dhe bashkohen në një person të vetëm
    dhe në një hipostazë të vetme.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 27-02-2010 më 04:15

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    III. Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë.


    Pas Koncilit të Kalcedonisë,
    disa e bënë natyrën njerëzore të Krishtit
    një farë subjekti personal.
    Kundër këtyre, Koncili i pestë Ekumenik,
    në Konstantinopojë, më 553,
    ka rrëfyer në lidhje me Krishtin:
    «ka vetëm» një hipostazë të vetme (ose Person)...,
    domethënë Zoti ynë Jezu Krishti, Njëri nga Trinia».
    Prandaj çdo gjë në natyrën njerëzore të Krishtit
    duhet t’i atribuohet Personit të tij hyjnor,
    si subjekt i tij personal ,
    jo vetëm mrekullitë por edhe mundimet ,
    ashtu dhe vdekja: «Zotëria ynë Jezu Krishti,
    i kryqëzuar në mishin e vet,
    është Hyji i vërtetë,
    Hyji i lavdisë dhe Njëra Vetë e Trinisë Shenjte».

    Torrerry

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    III. Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë.



    Kisha rrëfen kështu
    se Jezusi është në mënyrë të pandashme
    Hyji i vërtetë dhe njeri i vërtetë.
    Ai është me të vërtetë Biri i Hyjit
    që është bërë njeri,
    vëllai ynë,
    pa pushuar nga kjo së qeni Hyj, Zoti ynë:
    «Id quod fuit remansit et quod non fuit assumpsit
    – Mbeti ai që ishte dhe atë që nuk ishte e mori»,
    këndon Liturgjia romake .
    E Liturgjia e shën Gjon Gojartit shpall dhe këndon:
    «O i Njëlinduri dhe Fjalë e Perëndisë,
    ti, që je i pavdekshëm,
    për shpëtimin tonë
    u denjove të mishërohesh
    në kraharorin e Nënës së shenjtë të Zotit
    dhe përherë Virgjërës Mari;
    ti, që pa ndryshim je bërë njeri
    dhe je kryqëzuar, o Krisht Hyj,
    ti, që me vdekjen tënde shkele vdekjen,
    ti që je Njëri nga e Shenjtërueshmja Trini,
    i lavdëruar me Atin dhe Shpirtin Shenjt,
    na shpëto!».

    Torrkerry

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    IV. Si Biri i Hyjit është njeri?


    Mëqë në bashkimin e mistershëm të Mishërimit
    «natyra njerëzore është marrë, por pa u asgjësuar»,
    Kisha gjatë shekujve ka arritur të rrëfejë
    realitetin e plotë të shpirtit njerëzor,
    me veprimet e veta të intelektit e të vullnetit,
    dhe të trupit njerëzor të Krishtit.
    Por, paralelisht, i është dashur herë pas here
    të kujtojë se natyra njerëzore e Krishtit
    i përket në mënyrë personale Vetes hyjnore të Birit të Hyjit
    që e ka marrë atë.
    Çdo gjë që Ai është
    dhe çdo gjë që Ai bën në të
    buron nga «Njëri nga Trinia».
    Prandaj Biri i Hyjit ia komunikon
    natyrës së vet njerëzore
    mënyrën personale të të ekzistuarit të vet
    brenda Trinisë.
    Kështu, si në shpirtin e vet
    ashtu dhe në korpin e vet,
    Krishti i shpreh në mënyrë njerëzore
    qëndrimet hyjnore të Trinisë.
    Biri i Zotit... ka punuar me duar njeriu,
    ka menduar me mendje njeriu,
    ka vepruar me vullnet njeriu,
    ka dashur me zemër njeriu.
    Duke lindur nga Maria Virgjër,
    është bërë me të vërtetë njëri prej nesh,
    krejtësisht i ngjashëm me ne,
    përveçse në mëkat.

    Torrkerry

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    IV. Si Biri i Hyjit është njeri?


    SHPIRTI DHE NJOHJA NJERËZORE E KRISHTIT.

    Apolinari nga Laodicea mbronte tezën
    se në Krishtin Fjala kishte zënë vendin e shpirtit
    (spiritus) ose frymës (anima).
    Kundër këtij gabimi Kisha ka rrëfyer
    se Biri i amshuar ka marrë
    edhe një shpirt njerëzor të pajisur me arsye.

    Torrkerry

Faqja 7 prej 23 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •