Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-01-2010 më 15:11
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
III: I vetmi Biri i Hyjit.
Ungjijtë, në dy çaste solemne,
në Pagëzim dhe në Shndërrim të Krishtit,
na njoftojnë për zërin e Atit
që e cilëson si «Birin tim të dashur,
të cilin e kam për zemër».
Jezusi e paraqet veten
si «Një të vetmin Birin e Hyjit» (Gjn 3, 16)
dhe me një titull të tillë
e pohon paraekzistencën e vet të amshuar.
Ai e kërkon besimin
«në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit» (Gjn 3, 18).
Ky rrëfim i krishterë duket që
në thirrmën e Centurionit përpara Jezusit në kryq:
« Ky njeri paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!» (Mk 15, 39);
vetëm në Misterin e Pashkëve
besimtari mund t’i japë titullit «Bir i Hyjit»
kuptimin e tij të plotë.
Torrkerry.
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
III: I vetmi Biri i Hyjit.
Pas Ngjalljes bijësimi i tij hyjnor duket
në fuqinë e natyrës së tij njerëzore të lumturuar:
ai është bërë «Bir i Hyjit
me të gjitha pushtetet me anë të Shpirtit Shenjt
mbas ngjalljes prej të vdekurve » (Rom 1, 4).
Apostujt do të mund të rrëfejnë:
«Ne e pamë lavdinë e tij,
atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm
plot hir e të vërtetë» (Gjn 1, 14).
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Në përkthimin grek të librave të Besëlidhjes së Vjetër,
emri i patregueshëm me gojë
nën të cilin Zoti i është zbuluar Moisiut ,
YHWH,
është përkthyer me «Kyrios» («Zot»).
Që atëherë fjala Zot bëhet
emri më i zakonshëm për të treguar
vetë hyjninë e Zotit të Izraelit.
Besëlidhja e Re e shfrytëzon
me këtë kuptim të fortë
titullin «Zot» njëkohësisht për Atin,
por, dhe kjo është gjëja e re,
edhe për Jezusin,
i njohur kështu edhe ai vetë si Hyj.
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Vetë Jezusi ia jep vetes,
në mënyrë të mbuluar,
një titull të tillë
atëherë kur diskuton me farisenjtë
për kuptimin e Psalmit 110,
por edhe në mënyrë të qartë
kur u drejtohet Apostujve të vet.
Gjatë jetës së tij publike,
gjestet e tija të pushtetit mbi natyrën,
mbi sëmundjet, mbi demonët,
mbi vdekjen dhe mbi mëkatin,
e shfaqnin sovranitetin e tij hyjnor.
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Shumë shpesh, ndër Ungjijtë,
disa persona i drejtohen Jezusit
duke e quajtur «Zotëri».
Ky titull shpreh respektin dhe besimin e atyre
që i afrohen Jezusit
dhe presin nga ai ndihmë dhe shërim .
I shqiptuar nën veprimin e Shpirtit Shenjt,
shpreh njohjen e Misterit hyjnor të Jezusit .
Në takimin me Jezusin e ngjallur,
bëhet shprehje adhurimi:
«Zotëria im dhe Hyji im!» (Gjn 20, 28).
Atëherë bëhet një shprehje dashurie dhe dashamirësie,
që do të mbetet diçka e veçantë
për traditën e krishterë:
«Është Zotëria!» (Gjn 21, 7).
Torrkerry
Torrkerry, flm qe ke ber mund per te mu pergjigjur, por s'pashe pergjigje te atyre pyetjeve qe bera une.
Une nuk po kerkoja ate pergjigjje, ishte vetem retorike, sepse e di qe nuk ka pergjigje tekstuale qe te ma deshmosh ate.
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Duke i dhënë Jezusit titullin hyjnor Zot,
rrëfimet e para të fesë të Kishës
pohojnë, që në fillim ,
se pushteti, nderi dhe lavdia
që i takojnë Zotit Atë,
i përkasin edhe Jezusit ,
sepse ai ka «natyrë hyjnore» (Fil 2, 6),
dhe që Ati e ka shfaqur këtë karakter hyjnor të Jezusit
duke e ngjallur nga të vdekurit
dhe duke e ngritur lart në lavdinë e vet(Rm 10,9; 1 Kor 12,13; Fil 2,9-11).
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Që në fillim të historisës së krishterë,
pohimi i karakterit hyjnor të Krishtit
mbi botën dhe mbi historinë
sjell si pasoja edhe njohjen e faktit
se njeriu nuk duhet t’ia nënshtrojë lirinë e vet personale,
në mënyrë absolute,
asnjë fuqie të kësaj bote,
por vetëm Hyjit Atë dhe Zotit Jezu Krisht:
Cezari nuk është «Zoti».
«Kisha beson... se gjen në Zotin dhe Mësuesin e vet,
çelësin, qendrën dhe qëllimin e fundit
të të gjithë historisë njerëzore».
Torrkerry
Krijoni Kontakt