Close
Faqja 4 prej 23 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 226
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    I dashur vella ne Krishtin,

    Kur shkrova "arsye" e kisha fjalen per shkrimet te cilave u besojme. Shpesh shkrimi ne shpejtesi mund te krijoje ngaterresa ne lexim, por besoj se jam me e qarte tani .


    QLJK!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Ok,.........

    Vella i dashur, më shumë se 100 herë kam shkruar për këtë duke e cituar katekizmin (libri i vogël me të cilin fëmijët mësojnë elementet fiollëstare të fesë).
    Është shkruar që Jezu Krishti vdiq si njeri, sepse si Zot ai është i amshueshëm.
    Në misterin e mishërimit natyra hyjnore u bashkua me natyrën njerëzore për të formuar një person, personin e Birit të Atit që u bë njeri.
    Në të Hyji vazhdoi të jetë Hyji, njeriu vazhdoi të jetë njeri, edhe pse për bashkimin e veçantë për të cilin kam folur, për faktin që natyra hyjnore dhe natyra njerëzore formojnë një person, në këtë person që është Jezu Krisht, mund të themi se gjithçka bën natyra hyjnore e bën edhe natyra njerëzore, dhe gjithçka bën natyra njerëzore në çfarë mënyrë e bën edhe natyra hyjnore. Zoti, në dashurinë e tij për ne, u përvujtërua duke e marrë natyrën tonë, për ta shëlbuar nga brenda, e kjo është e mundshme sepse Hyji u bashkua për të formuar një person me njeriun, e kjo është e mundshme sepse natyra njerëzore, me këtë bashkim me natyrën hyjnore u lartësua, duke qenë lidhur ngushtë me natyrën hyjnore për të formuar një person.
    Është në çfarë mënyrë si për personin tonë: jemi një shpirt i mishëruar. Në në gjithçka e bën trupi e bën edhe shpirti, sepse të dy nuk janë të ndarë por janë një.

    Me nderime më të përzemërta.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-01-2010 më 07:36

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    II. Krishti


    Krisht vjen nga përkthimi grek i termit hebraisht «Mesi»
    që do të thotë «i lyer».
    Ai bëhet emri i Jezusit vetëm sepse ai e kryen
    në mënyrë të përsosur
    misionin hyjnor që shënon.
    Në të vërtetë në Izrael
    ishin të lyer në Emër të Hyjit
    ata që i ishin shuguruar Atij p
    ër një mision
    që ai u kishte besuar atyre.
    Ishte rasti i mbretërve , i priftërinjve
    dhe, në raste të rralla, i profetëve .
    I tillë do të ishte, më shumë se kurrë,
    rasti i Mesisë, që Zoti do ta dërgonte
    për të vendosur përfundimisht Mbretërinë e vet .
    Mesia duhej të lyhej nga Shpirti i Zotit ,
    njëkohësisht si mbret dhe prift ,
    por edhe si profet .
    Jezusi e ka realizuar shpresën mesianike të Izraelit
    në funksionin e tij të trefishtë si prift, profet dhe mbret.

    Torrkerr

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    II. Krishti


    Engjëlli u ka lajmëruar barinjve lindjen e Jezusit
    si atë të Mesisë së premtuar Izraelit:
    «Sot, në qytet të Davidit ju lindi Shëlbuesi
    - Krishti Zot!» (Lk 2, 11).
    Që në fillim ai është
    « ai që Ati e shuguroi dhe e dërgoi në botë» (Gjn 10, 36),
    i zënë si «i shenjtë» (Lk 1, 35)
    në kraharorin e virgjër të Marisë.
    Jozefi ka qenë i thirrur nga Zoti
    të «merrte» me vete «Marinë», «të fejuarën» e vet,
    shtatzënë me «atë që është zënë në të...
    për virtyt të Shpirtit Shenjt» (Mt 1, 20),
    në mënyrë që Jezusi «i quajtur Krisht»,
    të lindet nga e fejuara e Jozefit
    në pasardhësinë mesianike të Davidit (Mt 1, 16) .

    Torrkerry

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    II. Krishti


    Shugurimi mesianik i Jezusit shfaq misionin e tij hyjnor.
    «Kjo është diçka që e tregon vetë emri i tij,
    sepse me emrin e Krishtit nënkuptohet Ai që ka lyer,
    Ai që është lyer dhe vetë lyerja me të cilën është lyer:
    Ai që ka lyer, është Ati,
    Ai që është lyer është Biri,
    dhe është lyer në Shpirtin që është lyerja» .
    Shugurimi i tij mesianik i amshuar
    është zbuluar në kohën e jetës së tij tokësore,
    në çastin kur qe pagëzuar nga Gjoni,
    kur Hyji «e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet» (Vap 10, 38)
    «që ky t’i zbulohet Izraelit» (Gjn 1, 31) si Mesia i tij.
    Veprat e tija dhe punët e tija
    do ta zbulojnë si «Shenjtin e Hyjit» (Mk 1, 24; Gjn 6, 69; Vap 3, 14).

    Torrkerry

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    II. Krishti



    Shumë judenj dhe disa paganë
    që e kishin të përbashkët shpresën me ta,
    i kanë njohur në Krisht
    tiparet themelore të «birit të Davidit» mesianik,
    të premtuar Izraelit nga Zoti .
    Jezusi e ka pranuar titullin e Mesisë,
    të cilin kishte të drejtë ta gëzonte ,
    por jo pa rezerva,
    sepse një pjesë e bashkëkohësve të tij
    e konceptonin në një mënyrë tepër njerëzore ,
    me thelb politik .

    Torrkerry

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    II. Krishti



    Jezusi e ka pranuar dëshmimin e fesë së Pjetrit,
    që e njihte si Mesi,
    duke lajmëruar mundimet
    tashmë të afërta të Birit të njeriut .
    Kështu ai ka zbuluar përmbajtjen autentike
    të karakterit të tij mbretëror mesianik,
    në identitetin transhendent të Birit të Njeriut
    «që zbriti nga qielli» (Gjn 3, 13) .
    Si dhe në misionin e vet shpërblyes të Shërbëtorit të vuajtur
    «Biri i njeriut... s’erdhi për të qenë shërbyer,
    por për të shërbyer
    e për të flijuar jetën e vet si shpërblim për të gjithë!» (Mt 20, 28) .
    Prandaj kuptimi i vërtetë i karakterit të tij mbretëror
    shfaqet vetëm nga lartësia e kryqit .
    Vetëm pas Ngjalljes,
    karakteri i tij mbretëror mesianik
    do të mund të shpallet nga Pjetri
    para Popullit të Zotit:
    «Le ta dijë, pra, pa farë dyshimi
    mbarë populli i Izraelit
    se mu këtë Jezus,
    që ju e kryqëzuat,
    Hyji e bëri Zotëri e Mesi» (Vap 2, 36).

    Torrkerry

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    III: I vetmi Biri i Hyjit



    Bir i Hyjit, në Besëlidhjen e Vjetër,
    është një titull që u jepet engjëjve ,
    popullit të zgjedhur ,
    bijve të Izraelit d
    he mbretërve të tyre .
    Në raste të tilla ka kuptimin e një bijësimi
    që vendos ndërmjet Zotit dhe krijesës së tij
    marrëdhënie me një intimitet të veçantë.
    Kur Mbreti-Mesia i premtuar quhet «bir i Zotit» ,
    kjo nuk do të thotë domosdo,
    sipas kuptimit fjalë për fjalë të atyre teksteve,
    që ai është më se njeri.
    Ata që e kanë cilësuar
    ashtu Jezusin si Mesi të Izraelit
    ndoshta nuk kanë dashur të thonë gjë më tepër .

    Tolrrkerry

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    III: I vetmi Biri i Hyjit.


    Nuk është e njëjta gjë për Pjetrin
    kur rrëfen se Jezusi është «Mesia, Biri i Hyjit të gjallë» (Mt 16, 16),
    sepse Jezusi i përgjigjet me solemnitet:
    «Këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku,
    por Ati im që është në qiell» (Mt 16, 17).
    Në mënyrë paralele Pali,
    në lidhje me kthimin e tij në fe në rrugën e Damaskut,
    do të thotë: «Kur Atij, që më zgjodhi qysh në kraharorin e nënës
    dhe më thirri me hirin e vet,
    i pëlqeu ta zbulojë në mua Birin e vet
    për ta shpallur ndër paganë...» (Gal 1, 15-16).
    «Menjëherë filloi të predikojë në sinagoga
    se Jezusi është Biri i Hyjit» (Vap 9, 20).
    Kjo do të jetë që në fillimet
    qendra e besimit apostolik të shpallur para të gjithëve
    nga Pjetri si themel i Kishës.

    Torrkerry

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    III: I vetmi Biri i Hyjit.


    Pjetri ka mundur ta njohë karakterin transcendent të bijësimit hyjnor të Jezusit Mesi,
    vetëm sepse vetë Jezusi e ka lënë të kuptojë qartë një gjë të tillë.
    Përpara Sinedrit, kur e pyesin akuzuesit e vet:
    «Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?»,
    Jezusi është përgjigjur:
    «Ju thoni të vërtetën! Unë jam!» (Lk 22, 70) .
    Tashmë shumë më parë,
    ai e kishte cilësuar veten si «Biri» që njeh Atin ,
    që dallohet nga «shërbëtorët»
    që Zoti i ka dërguar më parë popullit të vet ,
    më lart se vetë engjëjt .
    Ai e ka dalluar bijësimin e vet nga ai i apostujve të vet,
    duke mos thënë kurrë «Ati ynë» ,
    përveçse kur i urdhëron ata:
    «Ju pra lutuni kështu: «Ati ynë» (Mt 6, 9);
    dhe e ka nënvizuar një dallim të tillë:
    «Ati im e Ati juaj» (Gjn 20, 17).

    Torrkerry

Faqja 4 prej 23 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •