Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-01-2010 më 15:11
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
III: I vetmi Biri i Hyjit.
Ungjijtë, në dy çaste solemne,
në Pagëzim dhe në Shndërrim të Krishtit,
na njoftojnë për zërin e Atit
që e cilëson si «Birin tim të dashur,
të cilin e kam për zemër».
Jezusi e paraqet veten
si «Një të vetmin Birin e Hyjit» (Gjn 3, 16)
dhe me një titull të tillë
e pohon paraekzistencën e vet të amshuar.
Ai e kërkon besimin
«në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit» (Gjn 3, 18).
Ky rrëfim i krishterë duket që
në thirrmën e Centurionit përpara Jezusit në kryq:
« Ky njeri paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!» (Mk 15, 39);
vetëm në Misterin e Pashkëve
besimtari mund t’i japë titullit «Bir i Hyjit»
kuptimin e tij të plotë.
Torrkerry.
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
III: I vetmi Biri i Hyjit.
Pas Ngjalljes bijësimi i tij hyjnor duket
në fuqinë e natyrës së tij njerëzore të lumturuar:
ai është bërë «Bir i Hyjit
me të gjitha pushtetet me anë të Shpirtit Shenjt
mbas ngjalljes prej të vdekurve » (Rom 1, 4).
Apostujt do të mund të rrëfejnë:
«Ne e pamë lavdinë e tij,
atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm
plot hir e të vërtetë» (Gjn 1, 14).
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Në përkthimin grek të librave të Besëlidhjes së Vjetër,
emri i patregueshëm me gojë
nën të cilin Zoti i është zbuluar Moisiut ,
YHWH,
është përkthyer me «Kyrios» («Zot»).
Që atëherë fjala Zot bëhet
emri më i zakonshëm për të treguar
vetë hyjninë e Zotit të Izraelit.
Besëlidhja e Re e shfrytëzon
me këtë kuptim të fortë
titullin «Zot» njëkohësisht për Atin,
por, dhe kjo është gjëja e re,
edhe për Jezusin,
i njohur kështu edhe ai vetë si Hyj.
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Vetë Jezusi ia jep vetes,
në mënyrë të mbuluar,
një titull të tillë
atëherë kur diskuton me farisenjtë
për kuptimin e Psalmit 110,
por edhe në mënyrë të qartë
kur u drejtohet Apostujve të vet.
Gjatë jetës së tij publike,
gjestet e tija të pushtetit mbi natyrën,
mbi sëmundjet, mbi demonët,
mbi vdekjen dhe mbi mëkatin,
e shfaqnin sovranitetin e tij hyjnor.
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Shumë shpesh, ndër Ungjijtë,
disa persona i drejtohen Jezusit
duke e quajtur «Zotëri».
Ky titull shpreh respektin dhe besimin e atyre
që i afrohen Jezusit
dhe presin nga ai ndihmë dhe shërim .
I shqiptuar nën veprimin e Shpirtit Shenjt,
shpreh njohjen e Misterit hyjnor të Jezusit .
Në takimin me Jezusin e ngjallur,
bëhet shprehje adhurimi:
«Zotëria im dhe Hyji im!» (Gjn 20, 28).
Atëherë bëhet një shprehje dashurie dhe dashamirësie,
që do të mbetet diçka e veçantë
për traditën e krishterë:
«Është Zotëria!» (Gjn 21, 7).
Torrkerry
Torrkerry, flm qe ke ber mund per te mu pergjigjur, por s'pashe pergjigje te atyre pyetjeve qe bera une.
Une nuk po kerkoja ate pergjigjje, ishte vetem retorike, sepse e di qe nuk ka pergjigje tekstuale qe te ma deshmosh ate.
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Duke i dhënë Jezusit titullin hyjnor Zot,
rrëfimet e para të fesë të Kishës
pohojnë, që në fillim ,
se pushteti, nderi dhe lavdia
që i takojnë Zotit Atë,
i përkasin edhe Jezusit ,
sepse ai ka «natyrë hyjnore» (Fil 2, 6),
dhe që Ati e ka shfaqur këtë karakter hyjnor të Jezusit
duke e ngjallur nga të vdekurit
dhe duke e ngritur lart në lavdinë e vet(Rm 10,9; 1 Kor 12,13; Fil 2,9-11).
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Që në fillim të historisës së krishterë,
pohimi i karakterit hyjnor të Krishtit
mbi botën dhe mbi historinë
sjell si pasoja edhe njohjen e faktit
se njeriu nuk duhet t’ia nënshtrojë lirinë e vet personale,
në mënyrë absolute,
asnjë fuqie të kësaj bote,
por vetëm Hyjit Atë dhe Zotit Jezu Krisht:
Cezari nuk është «Zoti».
«Kisha beson... se gjen në Zotin dhe Mësuesin e vet,
çelësin, qendrën dhe qëllimin e fundit
të të gjithë historisë njerëzore».
Torrkerry
Neni 2
«DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
ZOTIN TONË
IV. Zot
Lutja e krishterë dallohet nga titulli «Zot»,
qoftë kur bëhet fjalë për thirrjen për t’u lutur:
«Zoti qoftë me ju»,
qoftë në përfundim të lutjes:
«Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin,"
ose kur lëshohet thirrma plot besim dhe shpresë:
«Maran àtha» («Zoti po vjen»),
ose «Maranà tha» («Eja, o Zot!» (1 Kor 16, 22), «Amen! Eja, o Zot, Jezus!» (Zb 22, 20).
Torrkerry
BESOJ NË JEZU KRISHTIN
NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.
NË QENDËR TË KATEKEZËS: KRISHTI
Në sintezë
Emri «Jezus» do të thotë «Zoti që shpëton». Fëmija i lindur nga a Mari quhet «Jezus», «sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tija» (Mt 1, 21): «S’ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qielli, që Hyji ua dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi» (Vap 4, 12).
Emri «Krisht» do të thotë «I Lyer» (I Shuguruar), «Mesi». Jezusi është Krishti, sepse Zoti «e shuguroi me Shpirt Shenjt dhe me pushtet» (Vap 10, 38). Ai ishte ai që duhej të vinte , objekti i «shpresës së Izraelit» (Vap 28, 20).
Emri «Bir i Hyjit» tregon marrëdhënien unike dhe të amshuar të Jezu Krishtit me Hyjin, Atin e vet: Ai është Biri i vetëm i Atit dhe Zot ai vetë . Për të qenë të krishterë duhet besuar se Jezu Krishti është i Biri i Hyjit .
Emri «Zotëria» tregon sovranitetin hyjnor. Ta shpallësh Jezusin si Zot ose t’i drejtohesh si Zot, do të thotë të besosh në karakterin e tij hyjnor (në hyjninë e tij). «Askush nuk mund të thotë «Jezusi është Zoti», veçse nën veprimin e Shpirtit Shenjt» (1 Kor 12, 3).
Torrkerry
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1. BIRI I ZOTIT U BË NJERI
I. Përse Fjala u mishërua
Me Besojmën Niceo-Kostantinopolitane
rrëfejmë se Fjala
«Për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë
zbriti prej qielli.
E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
në kraharorin e Virgjërës Mari e u bë njeri».
Torrkerry
]Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1. BIRI I ZOTIT U BË NJERI
I. Përse Fjala u mishërua.
Fjala u bë njeri për të na shpëtuar,
duke na pajtuar me Zotin:
Zoti «na ka dashur ne, dhe e ka dërguar Birin e vet
si fli pajtuese për mëkatet tona.» (1 Gjn 4, 10).
«Ati e dërgoi Birin për Shëlbues të botës» (1 Gjn 4, 14).
« Jezusi u shfaq për të hequr mëkatet» (1 Gjn 3, 5):
Natyra jonë, e sëmurë, kërkonte që të shërohej;
e rënë, kërkonte që të ngrihej;
e vdekur, kërkonte të ngjallej.
Kishim humbur zotërimin e së mirës;
ishte e nevojshme të na kthehej.
Të zhytur në errësirë, lipsej të na kthehej drita;
të humbur, prisnim një shpëtimtar;
robër, dikë që të na ndihmonte;
skllevër, prisnim një çlirimtar.
Të gjitha këto arsye, a mos ishin të parëndësishme?
A nuk ishin të tilla që ta mallëngjenin Zotin
deri në atë pikë sa ta bënin
që të zbriste deri te natyra jonë njerëzore për ta vizituar,
meqë njerëzimi gjendej në kushte kaq të mjerueshme dhe të palumtura ?.
Torrkerry
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1. BIRI I ZOTIT U BË NJERI
I. Përse Fjala u mishërua.
Fjala u bë njeri,
që kështu ne ta njihnim dashurinë e Zotit:
«Ja si u dëftua dashuria e Hyjit në ne:
Hyji dërgoi në botë një të vetmin Birin e vet
që ne të jetojmë në saje të tij» (1 Gjn 4, 9).
«Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën
sa që e dha një të vetmin Birin e vet
kështu që, secili që beson në të,
të mos birret, por të ketë jetën e pasosur» (Gjn 3, 16).
Torrkerry
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1. BIRI I ZOTIT U BË NJERI
I. Përse Fjala u mishërua.
Fjala u bë njeri
për të qenë shembull shenjtërie për ne:
«Merrni mbi vete zgjedhën time
e pranoni t’ju mësoj unë...» (Mt 11, 29).
«Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta.
Askush nuk shkon tek Ati
pos nëpër mua» (Gjn 14, 6).
Dhe Ati, në malin e Shndërrimit urdhëron:
«Atë dëgjojeni!» (Mk 9, 7) .
Në të vërtetë ai është modeli i Lumturive
dhe norma e Ligjit të ri:
«Doni njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju! » (Gjn 15, 12).
Kjo dashuri nënkupton ofrimin e mirëfilltë të vetvetes në ndjekjen e tij .
Torrkerry
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1. BIRI I ZOTIT U BË NJERI
I. Përse Fjala u mishërua.
Fjala u bë njeri
që të bëheshim «pjesëtarë të natyrës hyjnore» (2 Pjt 1, 4):
«Në të vërtetë, ky është motivi për të cilin Fjala është bërë njeri
dhe Biri i Zotit, Bir i njeriut:
sepse njeriu, duke hyrë në bashkim me Fjalën
dhe duke marrë kështu bijësimin hyjnor,
të bëhej bir i Zotit».
«Në të vërtetë Biri i Zotit është bërë njeri
për të na bërë ne Zot».
«Unigenitus Dei Filius,
suae divinitatis volens nos esse partecipes,
naturam nostram assumpsit,
ut homines deos faceret factus homo
– I Njëlinduri Biri i Zotit,
duke dashur që ne të bëheshim pjesëtarë të hyjnisë së tij,
mori natyrën tonë, në mënyrë që,
duke u bërë njeri, t’i bënte njerëzit Hyj».
Torrkerry
Neni 3
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
Paragrafi 1. BIRI I ZOTIT U BË NJERI
II. Mishërimi
Duke rimarrë shprehjen e Shën Gjonit («Fjala u bë njeri»: Gjn 1, 14),
Kisha e quan «Mishërim» faktin
që Biri i Zotit ka marrë një natyrë njerëzore
për të realizuar në të shëlbimin tonë.
Kisha këndon Misterin e Mishërimit
në një himn të sjellë nga shën Pali:
Kini në ju po ato ndjenja
që ishin në Krishtin Jezus:
i cili, edhe pse me natyrë Hyj,
barazinë e vet me Të
nuk e çmoi si një visar
që s’ mundet pa të,
por ia mohoi vetvetes
e mori natyrën e shërbëtorit
dhe u bë i ngjashëm me njerëz dhe, për kah pamja e jashtme,
dukej vetëm njeri.
E përuli vetveten
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,
mu deri në vdekje në kryq (Fil 2, 5-8).
Torrkerry
A din dikush te me jep literatur te perkthyer ne shqip nga Katekizmi i Kishes Katolike.
A ekziston nje literatur e till a po jo?
Nuk ekzisdton nje perkthim zyrtar ne shqip i katekizmit se kishes katolike.
Mund ta gjesh ne shume gjuhe ne internet.
Krijoni Kontakt