Close
Faqja 3 prej 23 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 226
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.

    NË QENDËR TË KATEKEZËS: KRISHTI





    Nga kjo njohje plot dashuri për Krishtin, lind dëshira e papërmbajtur për ta lajmëruar, për të «ungjillëzuar», dhe për t’i çuar të tjerët te «po-ja» e fesë në Jezu Krishtin. Në të njëjtën kohë ndihet edhe nevoja për ta njohur përherë më mirë këtë besim. Për këtë qëllim, duke ndjekur rendin e Simbolit të besimit, para së gjithave do të paraqiten titujt kryesorë të Jezu Krishtit: Krisht, Bir i Hyjit, Zotëri (neni 2). Pastaj, me radhë, Simboli rrëfen misteret kryesore të jetës së Krishtit: ata të Mishërimit të tij (neni 3), ata të Pashkës së tij (nenet 4 dhe 5), më në fund ata të lavdërimit të tij (nenet 6 dhe 7).

    Torrkerry

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.

    NË QENDËR TË KATEKEZËS: KRISHTI


    Ne nuk kemi "bazat e fesë". Themeli unik i fesë tonë është një person,
    PERSONI I JEZU KRISHTIT.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 08-01-2010 më 07:04

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË


    I. Jezusi
    Jezu në hebraisht do të thotë «Hyji shpëton».
    Në çastin e Lajmërimit, engjëlli Gabriel thotë
    se emri i tij do të jetë Jezus,
    emër që shpreh njëkohësisht identitetin e tij
    dhe misionin e tij .
    Meqë vetëm Hyji mund t’i falë mëkatet ,
    është Ai që, në Jezusin, Birin e vet të amshuar të bërë njeri
    «do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tija» (Mt 1, 21).
    Kështu, në Jezusin, Hyji përmbledh
    të gjithë historinë e vet të shëlbimit në favor të njerëzve.

    Torrkerry

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË


    I. Jezusi

    Në historinë e shëlbimit,
    Hyji nuk është kufizuar të çlirojë Izraelin
    «prej shtëpisë së skllavërisë» (Lp 5, 6)
    duke e bërë të dilte nga Egjipti;
    e shpëton edhe nga mëkati i vet.
    Meqë mëkati është kurdoherë një fyerje
    që i bëhet Hyjit ,
    vetëm Hyji mund ta shlyejë .
    Prandaj Izraeli, duke fituar përherë e më shumë
    vetëdije për karakterin universal të mëkatit,
    nuk do të mund ta kërkojë më shpëtimin
    veçse duke i bërë thirrje emrit të Zotit Shpërblyes.

    Torrkerry

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË


    I. Jezusi


    Emri Jezu do të thotë
    që vetë Emri i Hyjit
    është i pranishëm në personin e Birit të tij
    të bërë njeri për Shpërblimin universal
    dhe përfundimtar të mëkateve.
    Vetëm emri hyjnor sjell shëlbimin ,
    dhe tashmë mund të thirret nga të gjithë,
    sepse, nëpërmjet Mishërimit,
    ai është bashkuar me të gjithë njerëzit
    në mënyrë të tillë që
    «s’ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qielli
    që Hyji ua dha njerëzve
    me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi»
    (Vap 4, 12) .

    Torrkerry

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    I. Jezusi


    Emrin e Zotit Shpëtimtar
    e shqiptonte Kryeprifti vetëm një herë në vit,
    pasi e kishte spërkatur
    me gjakun e flisë pajtimoren
    e Shenjtit të Shenjtërve
    për larjen e mëkateve të Izraelit .
    Pajtimorja ishte vendi i pranisë së Zotit .
    Kur Shën Pali thotë për Jezusin
    se «Ati Hyj e caktoi të jetë ...
    fli pajtuese me anë të gjakut të vet» (Rom 3, 25),
    ka ndër mend të pohojë
    në natyrën e tij njerëzore
    «Hyji nëpër Krishtin e pajtoi botën me vetveten»
    (2 Kor 5, 19).

    Torrkerry

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË

    I. Jezusi


    Ngjallja e Jezusit lavdëron emrin e Zotit Shpëtimtar ,
    sepse tashmë është emri i Jezusit
    që e shfaq në plotësinë e saj
    fuqinë më të lartë
    të «Emrit që është mbi çdo emër» (Fil 2, 9-10).
    Shpirtrat e këqij e kanë frikë emrin e tij
    dhe në emër të tij nxënësit e Jezusit
    kryejnë mrekullitë ;
    në të vërtetë çdo gjë
    që ata i kërkojnë Atit në emrin e tij,
    Ati ua jep .

    Torrkerry

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 2
    «DHE NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E TIJ,
    ZOTIN TONË


    I. Jezusi

    Emri i Jezusit është në qendër të lutjes së krishterë.
    Të gjitha lutjet liturgjike përfundojnë me formulën
    «per Dominum nostrum Jesum Christum...
    – nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin...»
    «Të Falemi Maria» arrin kulmin në fjalë:
    «i bekuar qoftë fryti i barkut tënd, Jezus».
    Lutja e zemrës, e zakonshme te lindorët
    dhe e quajtur «lutja e Jezusit», thotë:
    «O Zot Jezu Krisht, Bir i Zotit,
    ki mëshirë për mua mëkatarin».
    Shumë e shumë të krishterë vdesin
    me të vetmen fjalë në buzë «Jezus»,
    si shën Zhanë D’Ark (Jeanne d’Arc).

    Torrkerry

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Jezu Krishti ZOT?

    Cfar ZOTI eshte ai qe po vdiska,qe paska nevoj,per uj ushqim,ajr?
    Disa,

    Qenke i ri ne forum, e me siguri s'ke lexuar fort, ose edhe s'ia di fort rendin. Ketu je ne forumin katolik. T'u kisha lutur qe idete e tua t'i shpalosesh aty ku edhe e gjen veten e ku t'i perkrahin idete.

    Ne kemi arsyet tona per ta pohuar qe Krishti eshte Zot. Ti ke arsyet e tua per ta mohuar te njejten. Mundesh thjesht t'i injorosh shkrimet tona, nese s'e ke ndermend qe ta pranosh Lajmin e Mire. Per aq kohe sa ti je nje njeri qe me respekton si nje njeri qe besoj ne Zot e qe s'te bej keq, per mua eshte krejt ne rregull.

    Qofte Levduar Jezu Krishti!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DIELLI IME,

    KE SHKRUAR: Ne kemi arsyet tona per ta pohuar qe Krishti eshte Zot. Ti ke arsyet e tua per ta mohuar te njejten.

    Nuk jam dakord me ty. Nese arsyeja eshte nje aftesi njerezore per ta njohur realitetin ne te gjithe aspektet e tij, duke mos injoruar asgje, atehere ne duhet ta ndejekim "realitetin" dhe nje person i arsyeshem ka vetem nje mundesi: qe ta zgjedhe "realitetin". Cdonjeri prej nesh ka vetem nje detyre: qe ta ndjeke arsyen.
    Me nderime.

    Torrkerry

Faqja 3 prej 23 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •