Close
Faqja 22 prej 23 FillimFillim ... 1220212223 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 226
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT


    108. Pse Jezusi e paraqet Mbretërinë nëpërmjet shenjave dhe mrekullive?
    Jezusi e shoqëron fjalën e vet me shenja dhe me mrekulli për të 547
    dëshmuar se Mbretëria është e pranishme në të, në Mesinë. Edhe pse
    ai shëron disa njerëz, ai nuk ka ardhur për të zhdukurtë gjitha të këqijat
    këtu në tokë, por për të na liruar neve para së gjithash nga skllavëria
    e mëkatit.Dëbimi i djajve na tregon se Kryqi i tij do të jetë fitimtar
    mbi “ gjykimin e kësaj bote” (Gjn 12,31).


    109. Çfarë pushteti Jezusi ju ka mbartur Apostujve të vet në Mbretërinë e Hyjit?
    Jezusi i zgjodhi të Dymbëdhjetë Apostujë, dëshmitarë të ardhshëm
    të Ringjalljes së vet dhe i bëri pjesëmarrës në misionin dhe në
    pushtetin e vet që t’i mësojë dhe t’i lirojë ata nga mëkatet, që të ndërtojnë
    dhe ta udhëheqin me Kishën. Në këtë Këshillim Pjetri i pranoi “çelësat e
    Mbretërisë” (Mt 16,19) dhe zuri vendin e parë, me detyrë që të kujdeset
    për fenë në tërësinë e saj dhe për forcimin e vëllëzërëve të vet.

  2. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.


    KAPITULLI I DYTË

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT


    110. Çfarë domethënie ka Shndërrimi?
    Në Shndërrim shfaqet para së gjithash Trinia: “Ati në pamje, i Biri në
    njeriun e Shpirti i Shenjtë në retë e shndritshme” (Shën Toma Akuini).
    Duke e rikujtuar Moisiun dhe Elinë në “kalimin”(Lk 9,31) e tij,
    Jezusi dëshmoi se lavdia e tij kalon nëpërmjet Kryqit dhe i jep
    avansim të ringjalljes së tij dhe ardhjes së tij, “Ai do ta shndërrojë
    trupin tonë të mjerë në një trup të ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm
    (Fil 3,21).

    “Ti je shndërruar në mal dhe në atë masë në të cilën ishin të aftë, kurse
    nxënësit e tu kanë e vështruar Lavdinë tënde, o Krishti Zot, përderisa ata të
    kishin parë të kryqëzuar, ata e kishin kuptuar se Pasioni yt ishte i vullnetshëm
    kurse botës i ke shpallur se ti je me të vërtetë rrezatimi i Atit”
    (Liturgjia Bizantine).

    111. Si ka ndodhur hyrja mesianike në Jerusalem?
    Në kohën e caktuar Jezusi vendosi që të zbres në Jerusalem për ta
    vuajtur pasionin e vet, të vdes dhe të ringjallet. Si Mbret Mesia e
    ka paraqitur ardhjen e Mbretërisë, ai hyn në qytetin e vet mbi shpinën
    e një gomari. Ai është i pranuar nga të vegjëlit, thirrja e të cilëve
    është marrë në Tabernakullin kishtar: “Bekuar qoftë ai që vjen në Emër
    të Zotit! Hosana (na shpëto) (Mt 21,9). Liturgjia e Kishës i jep fillim
    Javës së Shenjtë me kremtimin e kësaj hyrjeje në Jerusalem.

    “JEZU KRISHTI HOQ MUNDIMET NËN PONCIN PILAT,
    U KRYQËZUA, VDIQ DHE U VARROS”

  3. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT



    112. Cila është rëndësia e Fshehtësisë së pashkëve të Jezusit?
    Fshehtësia e pashkëve të Jezusit, që përfshin pasionin, vdekjen,
    ringjalljen dhe lavdimin e tij është në qendër të fesë së krishterë, sepse
    qëllimi shëlbues i Hyjit është i përmbushur njëherë e përgjithmonë me
    vdekjen shëlbuese të Birit të vet, Jezu Krishtit.

    113. Me çfarë akuzash është dënuar Jezusi?
    Disa udhëheqës të Izraelit e akuzuan Jezusin se vepronte kundër Ligjit,
    kundër tempullit të Jerusalemit dhe në veçanti kundër fesë në të vetmin
    Zot, sepse ai u shpallë Biri i Zotit. Për këtë ata Krishtin ia dorëzuan Pilatit,
    kurse ai e dënoi me vdekje.

    114. Si është sjellur Jezusi ndaj Ligjit të Izraelit?
    Jezusi nuk e ka shfuqizuar Ligjin e dhënë nga Zoti Moisiut mbi Sinaj,
    por atë e ka dërguar në përmbushje duke i dhënë interpretimin
    përfundimtar. Ai është Ligjvënësi hyjnor i cili e ka plotësuar
    tërësisht këtë Ligj. Për më tepër ai është Shërbëtor besnik, ai ofron
    me vdekjen e vet fajshlyes vetëm flijimin e aftë që të shëlbojë të
    gjithë “për shpërblim të fajeve të bëra në kohën e Besëlidhjes
    së parë” (Heb 9,15).

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT


    115. Cili ishte qëndrimi i Jezusit ndaj tempullit të Jerusalemit?
    Jezusi ka qenë i akuzuar për armiqësi ndaj Tempullit. Edhe pse e ka
    nderuar si “shtëpinë e Atit tim” (Gjn 2,16) dhe aty e ka thënë një pjesë
    të rëndësishme të mësimit të tij. Edhe Ai aty e ka përmendur
    shkatërrimin në lidhje me vetë vdekjen, kurse atë shtëpi e ka paraqitur si
    shtëpi përfundimtare të Zotit në mes të njerëzve.

    116. A e ka kundërshtuar Jezusi fenë e Izraelit në të vetmin Hyj shëlbues?
    Jezusi kurrë nuk e ka kundërshtuar fenë e të vetmit Zot, as atëherë
    kur e përmbushte veprën hyjnore për mrekulli,i zbatonte
    premtimet mesianike dhe i zbulonte atë njëjtë me Zotin: faljen e
    mëkateve. Kërkesa e Jezusit që të besohet në të dhe të kthehen kah ai
    bënë që të vijë deri te keqkuptimi tragjik te Sinodi që e ka vlerësuar
    Jezusin të denjë për vdekje sepse ai për Sinodin është blasfemues.

    117. Kush është përgjegjës për vdekjen e Jezusit?
    Për pasionin dhe vdekjen e Jezusit nuk mund të jenë fajësuar pa
    dallim të gjithë Hebrenjtë atëherë të gjallë e as Hebrenjtë e tjerë
    të ardhur më vonë në kohë dhe hapësirë. Çdo person mëkatar, pra çdo
    njeri, është në të vërtetë shkak dhe mjet i vuajtjeve të Shëlbuesit, kurse
    fajtorët më të mëdhenj janë ata, para së gjithash të krishterët, të cilët
    shumë më shpesh bien në mëkat ose kënaqen në vese.

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT



    118. Pse vdekja e Krishtit bën pjesë në qëllimin e Zotit?
    Për t’u pajtuar me të gjithë njerëzit që u përballën me vdekjen për
    arsye të mëkatit, Hyji e ka ndërmarrë iniciativën e dashurisë që ta
    dërgojë Birin e tij sepse ai iu dorëzua vdekjes për mëkatarët. E shpallur
    në Besëlidhjen e Vjetër e në veçanti si flijim i Shërbëtorit të vuajtur,
    vdekja e Jezusit ka ndodhur “sipas Shkrimeve”.

    119. Në çfarë mënyre Krishti ia ka ofruar vetvetën Atit?
    E tërë jeta e Krishtit është përkushtim i madh Atit për ta plotësuar
    qëllimin e tij të shëlbimit. Ai e dha “jetën e vet si shpërblim për të
    gjithë” (Mk 10, 45) dhe në atë mënyrë e pajtoi tërë njerëzimin me
    Hyjin. Vuajtja dhe vdekja e tij paraqesin atë sesi natyra e tij njerëzore
    është mjet i madh dhe i përsosur i Dashurisë hyjnore që e do
    shëlbimin për të gjithë njerëzit.

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT


    120. Si shprehet në Darkën e fundit përkushtimi i Jezusit?
    Në Darkën e fundit me Apostuj në vigjilie të Vuajtjes Jezusi
    paralajmëron, pra e bën me dije dhe e realizon më përpara përkushtimin
    vullnetar të vetvetës: “Ky është korpi im që flijohet për ju” (Lk 22,19),
    ky është gjaku im që do të derdhet...” (Mt 26,28). Ai kështu krijon me
    kohë vet Kungimin në “përkujtimin” (1 Kor 11,25) e flijimit të vet dhe
    të Apostujve të vet si priftërinj të Besëlidhjes së re.

    121. Çfarë ka ndodhur në agoninë e vdekjes në Gjetsemani?
    Pavarësisht nga tmerri që shkaktoi e tërë vdekja e shenjtë te njerëzit, e
    atij i cili është “Jetëdhënës” (Vap 3,15), vullnesa njerëzore e Birit të Hyjit
    i bashkohet vullnesës së Atit, për të na shëlbuar, Jezusi pranon që të marrë
    mëkatet tona në korpin e tij “duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje”
    (Fil 2,8).

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT


    122. Cilat janë pasojat e flijimit të Jezusit në Kryq?
    Jezusi e ka ofruar lirisht jetën e vet fajshlyese, domethënë ka
    përmirësuar gabimet tona me dëgjesë të plotë të dashurisë së tij
    deri në vdekje. Kjo “dashuri deri në pikën e fundit”(Gjn 13,1) e
    Birit të Hyjit e pajton Atin me tërë njerëzimin. Flijimi i pashkëve
    të Krishtit i shpërblen kështu njerëzit në mënyrë të veçantë, të
    përsosur dhe përfundimtare dhe atyre ju hapë kungimin me Zotin.

    123. Pse Jezusi i thërret nxënësit e vet që ta marrin kryqin e tyre?
    Duke i thirrur nxënësit që ta “marrin kryqin e vet e ta përcjellin atë”
    (Mt 16,24) Jezusi deshi që t’i bashkoi në flijimin e vet shëlbues këta
    të njëjtët të cilët janë edhe përfituesit e parë.

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT


    124. Në çfarë kushtesh ishte trupi i Krishtit derisa gjendej në varr?
    Krishti ka njohur një vdekje dhe një varrim të vërtetë. Mirëpo shpirti
    hyjnor e ka ruajtur trupin e tij nga prishja.





    KAPITULLI I DYTË



    “ZBRITI NË MBRETËRINË E VDEKJES,

    TË TRETËN DITË U NGJALLË SË VDEKURI”


    125. Çka janë mbretëritë e vdekjes, në të cilat zbriti Jezusi?
    Mbretëria e vdekjes – ndryshe nga ferri i dënimit – përbën gjendjen
    e të gjithë atyre, të drejtëve dhe të këqijve, të cilët kanë vdekur para
    Krishtit. Me shpirtin e bashkuar në Personin e vet hyjnor Jezusi i ka
    takuar në mbretërinë e vdekjes të drejtët të cilët prisnin Shëlbuesin e
    tyre për të hyrë më në fund në përfytyrimin e Hyjit. Mbasi e kishte
    mundur, nëpërmjet vdekjes së vet, vdekjen dhe djallin “i cili e kishte në dorë
    pushtetin e vdekjes” (Heb 2, 14), ka liruar të drejtët në pritje të Shëlbuesit
    dhe u ka hapur atyre dyert e Qiellit.

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË



    “ZBRITI NË MBRETËRINË E VDEKJES,

    TË TRETËN DITË U NGJALLË SË VDEKURI”


    126. Çfarë vendi zë Ringjallja e Krishtit në fenë tonë?
    Ringjallja e Krishtit është e vërteta kulmore e fesë sonë në Krishtin dhe
    paraqet, me Kryqin, pjesën kryesore të Fshehtësisë së pashkëve.

    127. Cilat “shenja” e vërtetojnë Ringjalljen e Krishtit?
    Përveç shenjës thelbësore të përbërë nga varri i zbrazët, Ringjallja e
    Krishtit është vërtetuar nga gratë të cilat e kishin takuar të parat Jezusin
    dhe u kishin treguar Apostujve. Jezusi pastaj “iu duk Kefës (Pjetrit)
    e pastaj të Dymbëdhjetëve. Pastaj iu paraqit vëllezërve të cilët ishin
    së bashku më shumë se pesëqind vetë, prej të cilëve shumica janë
    ende gjallë e disa kanë vdekur” (1 Kor 15,5 – 6) dhe akoma shumë
    të tjerëve. Apostujt nuk kanë mundur ta paramendojnë ringjalljen,
    sepse kjo atyre ju ishte dukur e pamundshme, e në të vërtetë Jezusi
    edhe i kishte qortuar ata për mosbesim.

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË



    “ZBRITI NË MBRETËRINË E VDEKJES,

    TË TRETËN DITË U NGJALLË SË VDEKURI”



    128. Pse Ringjallja është në të njëjtën kohë një ngjarje transhendente?
    Duke qenë një ngjarje historike e konstatuar dhe e vërtetuar nëpërmjet
    shenjave dhe dëshmive, Ringjallja, ka hyrë në natyrën e Krishtit
    e në lavdinë e Hyjit, ajo e kapërcen dhe e tejkalon historinë, si
    fshehtësi e fesë. Për këtë arsye, Krishti i ringjallur nuk ju shfaqë botës,
    por nxënësve të vet, duke i bërë ata dëshmitarë të tij përpara popullit.

    129. Cila është gjendja e trupit të ringjallur të Krishtit?
    Ringjallja e Krishtit nuk ka qenë një kthim në jetën tokësore. Trupi i
    tij i ringjallur është ai i cili ka qenë i kryqëzuar dhe mban shenja të
    Pasionit të vet, mirëpo tash është pjesëmarrës i jetës hyjnore me vetitë
    e një trupi të lavdishëm. Për këtë arsye Krishti i ringjallur është me
    madhështi i lirë që t’ju shfaqet nxënësve të vet si dhe ku dëshiron ai
    dhe në trajta të ndryshme.





Faqja 22 prej 23 FillimFillim ... 1220212223 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •