-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
89. Si e shpreh Kisha Fshehtësinë e Mishërimit?
Ajo e shprehë atë duke theksuar se Jezu Krishti është Zot i vërtetë dhe
njeri i vërtetë, me dy natyra, hyjnoren dhe njerëzoren jo të kundërta,
por të bashkuara në Njeriun e Fjalës. Për më shumë, në natyrën
njerëzore, të gjithat – mrekullitë, vuajtja, vdekja – duhet të jenë të
paraqitura ne Vetën e tij hyjnore që vepron nëpërmjet natyrës së pranuar
njerëzore.
“ O Biri i Vetëm dhe Fjala e Hyjit, ti që je i pavdekshëm, për shëlbimin
tonë ti je i denjuar që të mishërohesh në krahërorin e të shenjtës Nënës
së Zotit dhe gjithmonë të Virgjërës Mari (...). Ti që je Njëri i Trinisë së
Shenjtë, i lavduar me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtë, na shëlbo!”
(Liturgjia Bizantine e Shën Gjon Krisostomit).
90. A kishte Biri i Hyjit i bërë njeri shpirtin me njohuri njerëzore?
Biri i Hyjit ka pranuar trupin e shpirtëruar nga shpirti i arsyeshëm
njerëzor. Me vetëdijen e vet njerëzore Krishti ka marrë shumë gjëra
nëpërmjet përvojës. Por edhe si njeri Biri i Hyjit kishte një ndjenjë
të afërt dhe të drejtëpërdrejtë me Hyjin, Atin e vet. Hynte njëkohësisht në
mendimet e fshehta të njerëzve dhe i njihte plotësisht qëllimet e
amshueshme për të cilat ai kishte ardhur t’i zbulonte.
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
91. Si pajtohen dy vullnesat e Fjalës së Mishëruar?
Jezusi e ka vullnesën hyjnore dhe vullnesën njerëzore. Në jetën e
tij tokësore, i Biri i Hyjit e ka dashur në mënyrën njerëzore atë që e
ka vendosur edhe në mënyrën hyjnore me Atin dhe me Shpirtin e
Shenjtë për shëlbimin tonë.Vullnesa njerëzore e Krishtit vazhdon, pa
kundërshtim ose ngurrim të vullnesës hyjnore ose më mirë të asaj që
i është nënshtruar.
92. A kishte Krishti vërtetë trupin njerëzor?
Krishti vërtetë e ka pranuar trupin njerëzor nëpërmjet të cilit Hyji që
nuk i pashëm atij i është bërë i pashëm. Për këtë arsye Krishti mund
të jetë i paraqitur dhe i nderuar në pamjet e shenjta.
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
93. Çka paraqet Zemra e Krishtit?
Jezusi na ka njohur dhe na ka dashur me një zemër njerëzore. Zemra e
tij e therur për shëlbimin tonë është simbol i kësaj dashurie të
pambarueshme, me të cilën ai e do Atin dhe secilin prej njerëzve.
94. “U mishërua për virtyt të Shpirtit të Shenjtë...”: çfarë do të thotë
kjo shprehje?
Do të thotë se e Virgjëra Mari e ka ngjizur Birin e amshueshëm në
krahërorin e vet për virtyt të Shpirtit të Shenjtë pa ndihmën e njeriut:
“Shpirti i Shenjtë do të zbres në ty” (Lk 1, 35) i ka thënë Engjëlli në
Shpallje.
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
95. “Lindi prej Virgjërës Mari”: pse Maria është me të vërtetë
Nëna e Zotit
Maria është me të vërtetë “Nëna e Zotit” sepse është nëna e Jezusit
(Gjn 2,1; 19,25). Në të vërtetë, ai i cili ishte mishëruar për virtyt të
Shpirtit të Shenjtë dhe i cili me të vërtetë u bë Biri i saj, është Biri
i amshueshëm i Hyjit Atë. Ai është vetë Hyj.
96. Çfarë do të thotë “Ngjizje e Papërlyer”?
Hyji e ka zgjedhur sinqerisht Marinë nga tërë njerëzimi që të jetë
Nëna e Birit të tij, për të përmbushur atë detyrë, ajo ka qenë
e ngjizurnë mënyrë të papërlyer. Kjo do të thotë se, për hir të Hyjit dhe me
paralajmërim për meritat e Jezu Krishtit, Maria ka qenë e mbrojtur
prej mëkatit të rrjedhshëm që nga ngjizja e saj.
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
97. Si ka bashkëpunuar Maria në qëllimin hyjnor të shëlbimit?
Nga hiri i Hyjit Maria ka mbetur e paprekshme nga cilido mëkat personal
gjatë tërë jetës së saj. Është “hirplote” (Lk 1,28) dhe e “Tëra e Shenjtë”.
Kur Engjëlli e paralajmëroi se do të qesë në dritë “Birin e Hyjit Tejet të
lartë” (Lk 1, 32), ajo lirisht e dha pëlqimin e vet në “dëgjesë të fesë”
(Rom 1,5). Maria ju ofrua tërësisht Hyjit dhe veprës së Birit të saj
Jezusit, duke e përqafuar me tërë shpirtin vullnesën hyjnore të shëlbimit.
98. Çka do të thotë ngjizja e virgjër e Jezusit?
Do të thotë se Jezusi është ngjizur në krahërorin e Virgjërës vetëm për
nga fuqia e Shpirtit të Shenjtë, pa ndërhyrjen e njeriut. Ai është Biri i Atit
qiellor sipas natyrës hyjnore dhe Biri i Marisë sipas natyrës njerëzore,
ndërsa në të vërtetë është Bir i Hyjit në dy natyra, duke qenë në të i vetmi
Zot, ky hyjnor
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
99. Në çfarë kuptimi Maria është “gjithmonë e Virgjër”?
Në kuptim se ajo ka “mbetur e Virgjër në ngjizjen e Birit të vet,
e Virgjër në lindje, e Virgjër në shtatëzëni, e Virgjër si nënë dhe
e Virgjër e përjetshme” (Shën Augustini). Për më tepër, kur Ungjijt
flasin për “vëllezëritë dhe motrat e Jezusit”, bëhet fjalë për farefisin
e afërt të Jezusit, sipas një shprehjeje të përdorur në Shkrimin e Shenjtë.
100. Në çfarë mënyre amësia shpirtërore e Marisë është universale?
Maria e ka një të vetmin Djalë, Jezusin, mirëpo në të amësia e saj
e shpirtërore shtrihet tek të gjithë njerëzit për të cilët ai ka ardhur që
t’i shëlbojë. E dëgjueshme pranë Adamit të ri, Jezu Krishtit, e Virgjëra
është Eva e re, nëna e vërtetë e të gjallëve, e cila u ndihmon me dashuri
të nënës atyre në lindje dhe në krijimin e tyre në rendin e hirit.
E Virgjër dhe Nënë, Maria është figurë e Kishës dhe përmbushja e saj
më e përsosur.
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
NJË KATEKEZË E LASHTË MBI kRISHTIN (VITI 49 PAS KRISHTIT)
Prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Galatasve 2, 11 - 3, 14
Vëllezër, kur Kefa erdhi në Antioki i kundërshtova ndër sy haptas, sepse e meritoi
dënimin. E njëmend, para se arritën disa njerëz prej rrethit të Jakobit, hante bashkë
me paganë, por, kur erdhën ata, nisi të tërhiqej e të ndahej, pse i druante të
rrethprerët. Pas shembullit të tij shkuan edhe judenjtë tjerë, kështu që edhe Barnaba
u gënjye prej shtiarakisë së tyre.
Pra, kur pashë se nuk po ecnin drejtë sipas së vërtetës së Ungjillit, i thashë Kefës
para të gjithëve: “Nëse ti, që je hebre, jeton si paganët e jo si hebre, përse paganët i
detyron të jetojnë si hebrenj?”
Ne jemi prej natyre hebrenj, e jo “mëkatarë nga paganizmi.” Dhe e dimë [tashti]
se njeriu nuk shfajësohet në saje të veprave të Ligjit, por vetëm në saje të fesë në
Jezu Krishtin. Prandaj ne besuam në Jezu Krishtin, që ta fitojmë drejtësinë nga feja e
Krishtit e jo nga veprat e Ligjit, sepse 'askush nuk do të mund ta fitojë drejtësinë' me
anë të veprave të Ligjit.
Por, nëse, duke kërkuar të fitojmë drejtësinë në Krishtin - doli në shesh se edhe ne
jemi mëkatarë, a mos është atëherë edhe Krishti në shërbim të mëkatit?
Prite Zot! Porse, vërtet, në qoftë se përsëri ndërtoj, çka më parë rrënova, dëshmoj
për vetvete se jam kundërvajtës. Sepse, me anë të Ligjit, vdiqa për Ligjin që të jetoj
për Hyjin; u kryqëzova bashkë me Krishtin; jetoj, por jo më unë, në mua jeton
Krishti. E këtë jetë që tani e jetoj në trup, e jetoj në fenë e Birit të Hyjit, i cili më
deshi dhe e flijoi vetveten për mua. Jo,unë nuk e hedh poshtë hirin e Hyjit, sepse, në
qoftë se shfajësimi po u fitoka me anë të Ligjit, atëherë Krishti ka vdekur kot.
Po kush, o galatas të pamend, jua mori mendtë, kurse para syve tuaj Jezu Krishti u
përshkrua i kryqëzuar? Vetëm kaq dua të di prej jush: a e morët Shpirtin Shenjt në
saje të veprave të Ligjit, apo pse e pranuat fenë? Po a kaq të marrë jeni?! Filluat me
Shpirtin Shenjt e të mbaroni me trup?! Po athua kot i përjetuat të gjitha këto gjëra?
Oh të kishin qenë kot! Po athua se Ai që ju jep Shpirtin Shenjt dhe bën ndër ju vepra
të mrekullueshme, i bën këto pse ju i kryeni veprat e Ligjit e jo pse e keni dëgjuar
Mësimin e fesë?
Kështu, pse Abrahami “i besoi Hyjit, kjo gjë iu numërua për drejtësi.” Dinie, pra,
mirë: ata që besojnë janë bijtë e vërtetë të Abrahamit. E Shkrimi shenjt, duke
paraparë se Hyji do t'i shfajësojë paganët me anë të fesë, qysh më parë ia dha
Abrahamit këtë lajm të gëzueshëm: 'Në ty do të jenë të bekuar të gjithë popujt!'
Kështu, pra, ata që besojnë janë të bekuar bashkë me Abrahamin besimtar.
E njëmend, ata që mbështeten në veprat e Ligjit, janë nën mallkim, sepse Shkrimi
shenjt thotë: “Qoftë mallkuar secili që nuk mban e nuk zbaton gjithçka është shkruar
në Librin e Ligjit!” E se askush s'mund të shfajësohet para Hyjit me anë të Ligjit
është e qartë, sepse: “I drejti do të jetojë me anë të fesë.” Tashti Ligji nuk është prej
fesë, por: “Kush e mban në të do të gjejë jetën.”
Krishti na shpërbleu prej mallkimit të Ligjit duke u bërë Ai vetë Mallkim - sepse
rri shkruar: “I mallkuar është gjithkush varet në kryq,” - që përmbi paganë të arrijë
bekimi i Abrahamit në Krishtin Jezus: që Premtimin - Shpirtin Shenjt - ta marrim me
anë të fesë.
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
101. Në çfarë kuptimi tërë jeta e Krishtit është Fshehtësi?
E tërë jeta e Krishtit është ngjarje e zbulesës. Kjo që është e pashme
në jetën tokësore të Jezusit na dërgon në Fshehtësinë e tij të papashme,
para së gjithash në Fshehtësinë e bijësisë së tij hyjnore: “Kush më ka
parë mua, ka parë edhe Atin” (Gjn 4,9). Përveç kësaj, edhe pse shëlbimi
vjen i përmbushur nga Kryqi dhe nga Ringjallja, tërë jeta e Krishtit është
Fshehtësi e shëlbimit, sepse tërë atë që Jezusi e ka bërë, e ka thënë dhe
vuajtur kishte për qëllim që të shëlbojë njeriun e rënë dhe ta përtërijë atë
në thirrjen e tij të birit të Hyjit.
102. Cilat kanë qenë përgatitjet për Fshehtësitë e Jezusit?
Para së gjithash është një shpresë që ka zgjatur për shumë shekuj e të
cilën ne e përjetojmë gjatë celebrimit liturgjik në kohën e Ardhjes.
Përveç pritjes së fshehtë që e ka vënë në zemrën e paganëve, Hyji e
ka përgatitur ardhjen e Birit të vet nëpërmjet Besëlidhjes së Vjetër,
deri të Gjon Pagëzuesi i cili është i fundit dhe më i madhi ndër profetët.
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
103. Çka na mëson Ungjilli mbi Fshehtësitë e lindjes dhe për fëmijërinë e
Jezusit?
Për Kërshëndella, lavdia e Qiellit shfaqet në dobësinë e një fëmije,
kursa rrethprerja e Jezusit është shenjë e përkatësisë së tij ndaj popullit
hebraik dhe shëmbëllesë e Pagëzimit tonë, Ujët e Bekuar është shfaqje
e Mbretit – Mesisë së Izraelit para gjithë nejrëzve, paraqitja e tij në
tempull, te Simoni dhe Ana është tërë pritja e Izraelit i cili vjen në
takim me Shëlbuesin e vet, ikja në Egjipt dhe masakra e të pafajshmëve
tregojnë se e tërë jeta e Krishtit do të jetë nën shenjën e përndjekjes,
kthimi i tij nga Egjipti na e kujton Daljen dhe e paraqet Jezusin si Moisiun
e ri, ai i cili është shpëtimtari i vërtetë dhe i fundit.
104. Çfarë mësimi na ofron jeta e fshehtë e Jezusit në Nazaret?
Gjatë jetës së fshehtë në Nazaret Jezusi mbeti në qetësi të një jete
të zakonshme. Ashtu që ai na lejon që të jemi në lidhje me të
në shenjtëri të një jete të përditshme të thurrura me lutje, me thjeshtësi,
me punë dhe me dashuri familjare. Nënshtrimi i tij ndaj Marisë dhe
Jozefit, babait të tij të supozuar është një pamje e dëgjesës së tij të
bijësuar ndaj të Atit. Maria dhe Jozefi, me besimin e tyre, e pranojnë
Fshehtësinë e Jezusit, mirëpo nuk e kuptojnë gjithmonë atë.
105. Pse Jezusi pranon nga Gjoni “pagëzimin e kthimit për falje të
mëkateve” (Lk 3,3)?
Për t’i dhënë fillim jetës së tij publike dhe të avansimit në
“Pagëzimin” e vdekjes, ai e pranon kështu dhe duke qenë pa mëkat,
ai do të jetë i numëruar ndër mëkatarë, “Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen
mëkatin botës” (Gjn 1,29). Ati e shpallë atë “Birin e vet të dashur”
(Mt 3,17) dhe Shpirti i Shenjtë mbi të. Pagëzimi i Jezusit është
shëmbëllesë e Pagëzimit tonë.
-
-
i/e regjistruar
Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.
KAPITULLI I DYTË
BESOJ NË JEZU KRISHTIN, NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT
106. Çka na zbulojnë tundimet e Jezusit në shkretirë?
Ngacmimet e Jezusit në shkretirë përmbledhin atë të Adamit në parajsë
dhe atë të Izraelit në shkretirë. Djalli e ngacmon Jezusin në dëgjesën e
vet në detyrën e tij të besuar nga Ati. Krishti, Adami i ri, qëndron dhe e
shpallë fitoren e vet mbi këtë të epshit të vet, me dëgjesën më të lartë të
dashurisë së tij birnore. Kisha lidhet me këtë Fshehtësi e në veçanti me
kohën liturgjike të Kreshmëve.
107. Kush ka qenë i ftuar të marrë pjesë në Mbretërinë e Hyjit, të shpallur
dhe të realizuar nga Jezusi?
Jezusi i fton në Mbretërinë e Hyjit që të marrin pjesë të gjithë njerëzit.
Edhe më i keqi mëkatar është i thirrur që të kthehet dhe të pranojë
mëshirën e pafundme të Atit. Mbretëria ju takon, qysh këtu mbi tokë edhe
atyrëve të cilët e pranojnë atë me zemër të përulur. Por edhe atyrëve të
cilëve ua ka zbuluar Fshehtësitë e veta.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt