Close
Faqja 16 prej 23 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 226
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    Paragrafi i pare

    VULLNETI NJERËZOR I KRISHTIT

    475 Paralelisht, Kisha, në Koncilin e gjashtë Ekumenik,
    ka shpallur se Krishti ka dy vullnete dhe dy veprime natyrore, hyjnore dhe njerëzore,
    jo të kundërvëna, por bashkëvepruese,
    në mënyrë që Fjala e bërë mish ka dashur si njeri,
    duke iu nënshtruar Atit, gjithçka që ka vendosur si hyjni,
    me Atin dhe Shpirtin Shenjt për shpëtimin tonë .
    Vullneti njerëzor i Krishtit «ndjek pa kundërvënie ose ngurim, ose më mirë,
    i nënshtrohet vullnetit të vet hyjnor dhe të gjithëpushtetshëm» .

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    TRUPI I VËRTETË I KRISHTIT

    476 Meqë Fjala u bë njeri duke marrë një natyrë të vërtetë njerëzore,
    Trupi i Krishtit ishte i kufizuar .
    Prandaj pamja njerëzore e Krishtit mund «të përshkruhet» (Gal 3, 1).
    Në Koncilin e shtatë Ekumenik
    Kisha e ka njohur të ligjshme
    që figura e tij të paraqitet
    nëpërmjet «figurash të nderueshme dhe të shenjta» .

    477 Në të njëjtën kohë Kisha ka njohur gjithmonë se në Trupin e Jezusit «Fjala e padukshme u paraqit në mënyrë të dukshme në mishin tonë» . Në të vërtetë karakteristikat individuale të Trupit të Krishtit shprehin Vetën hyjnore të Birit të Zotit. Ky, kaq shumë i ka bërë të vetat tiparet e Trupit të njeriut saqë, të pikturuara në një figurë të shenjtë, mund të nderohen thellë, sepse besimtari që nderon thellë «figurën, nderon realitetin e atij që paraqitet në të» .

    ZEMRA E FJALËS SË MISHËRUAR
    478 Jezusi na ka njohur dhe na ka dashur,
    të gjithë dhe secilin prej nesh, gjatë jetës së vet,
    gjatë agonisë dhe mundimeve të veta,
    dhe është ofruar për secilin nga ne:
    «Biri i Hyjit më deshi dhe e flijoi vetveten për mua» (Gal 2, 20).
    Na ka dashur të gjithë me një zemër njerëzore.
    Për këtë arsye, Zemra e shenjtërueshme e Jezusit,
    e shporuar për shkak të mëkateve tona dhe për shpëtimin tonë ,
    «praecipuus consideratur index et symbolus... illius amoris,
    quo divinus redemptor aeternum Patrem
    hominesque universos continenter adamat –
    mbahet si shenja dhe simboli kryesor... i asaj dashurie të pafundme,
    me të cilën Shëlbuesi hyjnor e do pa pushim Atin e amshuar dhe të gjithë njerëzit» .

    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 12-10-2015 më 04:47

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    Paragrafi i pare.


    Në sintezë
    479 Në kohën e caktuar nga Zoti, Biri i Njëlindur i Atit,
    Fjala e amshuar, dhe Fjala e Shëmbëllimi substancor i Atit,
    është mishëruar pa e humbur natyrën hyjnore, ka marrë natyrën njerëzore.
    480 Jezu Krishti është Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë,
    në unitetin e Vetës së vet hyjnore;
    për këtë arsye është i vetmi Ndërmjetës në mes Zotit dhe njerëzve.
    481 Jezu Krishti ka dy natyra, hyjnoren dhe njerëzoren
    jo të përziera, por të bashkuara në Vetën unike të Birit të Zotit.
    482 Krishti, duke qenë Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë,
    ka një intelekt dhe një vullnet njerëzor,
    të harmonizuar në mënyrë të përsosur
    dhe të nënshtruar intelektit dhe vullnetit të tij hyjnor,
    që ai i ka të përbashkët me Atin dhe Shpirtin Shenjt.
    483 Prandaj Mishërimi është Misteri i bashkimit të admirueshëm
    të natyrës hyjnore dhe të natyrës njerëzore në Vetën unike të Fjalës
    .

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    1. U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHEJNT.


    484 Lajmërimi Marisë përuron «plotësinë e kohës» (Gal 4, 4)
    domethënë plotësimin e premtimeve dhe të përgatitjeve.
    Maria thirret për të ngjizur Atë në të cilin do të banojë «trupërisht e gjithë plotësia hyjnore» (Kol 2, 9).
    Përgjigjja hyjnore fjalëve të saj «Si do të mund të ngjajë kjo, ndërsa unë jam virgjër?» (Lk 1, 34)
    jepet nëpërmjet fuqisë së Shpirtit: «Shpirti Shenjt do të zbresë në ty» (Lk 1, 35).

    485 Misioni i Shpirtit Shenjt është i lidhur dhe i renditur gjithmonë me atë të Birit .
    Shpirti Shenjt, që është «Zot dhe jetëdhënës»,
    dërgohet për të shenjtëruar kraharorin e Virgjërës Mari
    dhe për ta bërë frytdhënës në mënyrë hyjnore,
    duke bërë që ajo ta ngjizë Birin e amshuar të Atit
    në një natyrë njerëzore të nxjerrë nga natyra e saj.

    486 Biri i vetëm i Atit,
    pasi është zënë si njeri në kraharorin e Virgjër,
    është «Krisht», domethënë i lyer me Shpirtin Shenjt ,
    që nga fillimi i ekzistencës së tij njerëzore,
    edhe pse shfaqja e tij bëhet në mënyrë progresive;
    para barinjve , dijetarëve , Gjon Pagëzuesit , nxënësve .
    Pra, e gjithë jeta e Jezusit do të dëshmojë
    «se si Hyji e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet» (Vap 10, 38).

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT


    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari
    487 Ajo që feja katolike beson në lidhje me Marinë
    mbështetet mbi atë që ajo beson në lidhje me Krishtin;
    por ajo që mëson mbi Marinë,
    ndriçon nga ana e vet,
    fenë e saj në Krishtin.

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»



    PARACAKTIMI I MARISË

    488 «Hyji dërgoi Birin e vet» (Gal 4, 4)
    por për t’i bërë gati një trup , ka dashur bashkëpunimin e lirë të një krijese.
    Për këtë, që prej gjithë amshimit, ka zgjedhur si nënë të Birit të vet,
    një bijë të Izraelit, një vajzë të re nga hebrenjtë e Nazaretit në Galile
    «një virgjër, që ishte e fejuar për një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari» (Lk 1, 27).
    Deshi Ati i mëshirës që pranimi i asaj që ishte paracaktuar të ishte Nënë,
    t’i paraprinte Mishërimit, sepse, ashtu si gruaja që kishte kontribuar për të dhënë vdekjen,
    po gruaja të kontribuonte për të dhënë jetën .

    489 Në rrjedhën e Besëlidhjes së Vjetër,
    misioni i Marisë ka qenë përgatitur nga misioni i disa grave të shenjta.
    Në fillim është Eva: pa marrë parasysh mosdëgjesën e saj,
    ajo merr premtimin për një pasardhje që do të dalë fitimtare mbi të Paudhin ,
    dhe premtimin se është nëna e të gjithë të gjallëve .
    Për hir të këtij premtimi Sara lind një fëmijë, pavarësisht nga pleqëria e saj .
    Në kundërshtim me atë që mund të pritej nga njerëzit,
    Zoti zgjedh atë që e mbanin si të dobët dhe të pafuqi
    për të treguar besnikërinë e vet ndaj premtimit të dhënë:
    Anën, nënën e Samuelit , Deborën, Rutën, Juditën dhe Esterën, dhe shumë gra të tjera.
    Maria zë vendin «e parë në mes të të përvuajturve dhe të varfërve të Zotit,
    të cilët me besim presin dhe marrin prej tij shpëtimin...
    Me të, bijën e zgjedhur të Sionit, pas një pritjeje të gjatë të Premtimit,
    plotësohen kohët dhe vendoset ekonomia e re» .

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    PARACAKTIMI I MARISË



    ZËNIA E PAPËRLYER
    490 Për të qenë Nëna e Shpëtimtarit, Maria «nga Zoti është pasuruar me dhurata të denja për një detyrë kaq të madhe» .
    Engjëlli Gabriel, në çastin e Lajmërimit, e përshëndet si «Hirplote» (Lk 1, 28).
    Në të vërtetë, që të mund të jepte pëlqimin e vet të lirë të fesë pas lajmërimit të thirrjes së saj,
    ishte e nevojshme që të mbështetej e tëra nga hiri i Zotit.

    491 Në rrjedhën e shekujve Kisha ka fituar vetëdijen që Maria, e mbushur me hir nga Zoti ,
    kishte qenë shpërblyer që në zënien e vet.
    Këtë e pohon dogma e Zënies së Papërlyer, e shpallur nga Papa Piu IX në vitin 1854:
    E lumja Virgjër Mari në çastin e parë të zënies së saj,
    nëpërmjet një hiri dhe një privilegji të veçantë të Zotit të gjithëpushtetshëm,
    në parashikim të meritave të Jezu Krishtit Shpëtimtar i gjinisë njerëzore,
    është ruajtur e paprekur nga çdo njollë e mëkatit të rrjedhshëm .
    492 Këto «shkëlqime të një shenjtërie krejt të veçantë»
    me të cilat Maria «është hijeshuar që në çastin e parë të zënies së saj»
    i vijnë krejtësisht nga Krishti:
    ajo është «shëlbuar në mënyrë aq të madhërishme në parashikim të meritave të Birit të vet» .
    Më shumë se çdo person tjetër të krijuar Ati e ka «bekuar me çdo bekim shpirtëror, në qiell në Krishtin» (Ef 1, 3).
    Në Të e ka zgjedhur «para krijimit të botës», që të jetë e shenjtë dhe e papërlyer «para Tij në dashuri» (Ef 1, 4).

    493 Etërit e Traditës lindore e quajnë Nënën e Zotit «Tërësisht e Shenjta» («Panaghia»),
    e nderojnë si «të paprekshme nga çdo njollë mëkati,
    gati të formuar nga Shpirti Shenjt dhe bërë një krijesë e re» .
    Maria, për hir të Zotit, ka mbetur e pastër nga çdo mëkat personal gjatë gjithë ekzistencës së vet.

    «MË NDODHTË SI THE TI...»
    494 Pas lajmit se do të lindte «Birin e Hyjit tejet të lartë pa njohur burrë, nëpërmjet fuqisë së Shpirtit Shenjt ,
    Maria është përgjigjur me «dëgjesën e fesë» (Rom 1, 5),
    e sigurt që «s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!»:
    «Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!» (Lk 1, 37-38).
    Kështu, duke dhënë pëlqimin e vet për Fjalën e Zotit,
    «Maria është bërë Nëna e Jezusit
    dhe, duke përqafuar me gjithë zemër dhe pa qenë e penguar nga asnjë mëkat, vullnetin hyjnor të shëlbimit,
    i është kushtuar tërësisht... personit dhe veprës së Birit të vet,
    duke u vënë në shërbim të Misterit të Shëlbimit, nën të dhe me të, me hirin e Zotit të gjithëpushtetshëm» .
    Siç thotë shën Ireneu, «duke dëgjuar u bë shkak për shpëtimin e vetvetes dhe për të gjithë gjininë njerëzore».
    Së bashku me të nuk janë të pakët Etërit që pohojnë;
    «Neni i mosdëgjesës së Evës pati zgjidhjen e vet me anë të dëgjesës së Marisë;
    atë që virgjëra Evë kishte lidhur me mosbesimin e vet,
    Virgjëra Mari e ka zgjidhur me fenë e vet»,
    dhe, duke bërë krahasimin me Evën, e quajnë Marinë «Nëna e të gjallëve»
    dhe shpesh pohojnë: «vdekja nëpërmjet Evës, jeta nëpërmjet Marisë» .

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    PARACAKTIMI I MARISË


    AMËSIA HYJNORE E MARISË

    495 Maria, e quajtur në Ungjijtë «Nëna e Jezusit» (Gjn 2, 1; 19, 25)
    përpara lindjes së Birit të vet brohoritet, nën ndikimin e Shpirtit,
    «Nëna e Zotit tim» (Lk 1, 43).
    Në të vërtetë, Ai të cilin Maria e ka zënë si njeri nëpërmjet veprës së Shpirtit Shenjt
    dhe që është bërë me të vërtetë Biri i saj sipas mishit,
    është Biri i amshuar i Atit, veta e dytë e të Shejtërueshmes Trini.
    Kisha rrëfen se Maria është me të vërtetë Nënë e Zotit [«Theotokos»] .

    VIRGJËRIA E MARISË

    496 Që në formulimet e para të fesë ,
    Kisha ka rrëfyer se Jezusi është zënë në kraharorin e Virgjërës Mari vetëm për virtyt të Shpirtit Shenjt,
    dhe ka pohuar edhe aspektin trupor të një ngjarjeje të tillë:
    Jezusi është zënë «pa farë, nëpërmjet veprës të Shpirtit Shenjt» .
    Në zënien virgjërore Etërit hetojnë shenjën
    se kemi të bëjmë me të vërtetë me Birin e Zotit,
    i cili ka ardhur në një natyrë njerëzore si jona:
    Kështu, shën Ignaci i Antiokisë në fillim të shekullit II shkruante:
    «Ju jeni të bindur plotësisht në lidhje me Zotin tonë
    që është me të vërtetë nga trungu i Davidit sipas mishit ,
    Bir i Zotit sipas vullnetit dhe fuqisë së Zotit ,
    i lindur vërtetë nga një Virgjër, ...
    me të vërtetë ka qenë gozhduar në kryq për ne, në mishin e vet, nën Ponc Pilatin...
    Ka vuajtur me të vërtetë, ashtu siç është ngjallur me të vërtetë» .

    497 Tekstet ungjillore e quajnë zënien virgjërore
    një vepër hyjnore që tejkalon çdo kuptim dhe çdo mundësi njerëzore :
    «sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt»,
    i thotë engjëlli Jozefit në lidhje me Marinë, të fejuarën e tij (Mt 1, 20).
    Kisha sheh në këtë plotësimin e premtimit hyjnor
    të bërë nëpërmjet gojës së Isaisë profet:
    «Ja, virgjëra do të ngjizë e do të lindë një djalë» .

    498 Heshtja e Ungjillit sipas shën Markut dhe e letrave të Besëlidhjes së Re
    për zënien virgjërore të Marisë, nganjëherë është bërë shkak dyshimi.
    Ka pasur mundësi të bëhen edhe pyetje
    mos ishte fjala për legjenda ose përpunime teologjike
    pa pretendime me karakter historik.
    Kësaj i duhet dhënë kjo përgjigje:
    Besimi në zënien virgjërore të Jezusit
    ka ndeshur në kundërshtime të forta, sarkazma
    dhe moskuptim nga ana e jobesimtarëve, judenj dhe paganë :
    ajo nuk gjente motivim në mitologjinë pagane,
    as në ndonjë përshtatje ideve të kohës.
    Kuptimi i kësaj ngjarjeje është i kapshëm vetëm për fenë,
    e cila e sheh në atë «pikëlidhje që bashkon në mes tyre misteret e ndryshme» ,
    në tërësinë e Mistereve të Krishtit, që nga Mishërimi i tij deri te Pashka e tij.
    Shën Ignaci i Antiokisë tashmë e dëshmon një lidhje të tillë:
    «Zotëruesi i kësaj bote nuk e ka njohur virgjërinë e Marisë as lindjen e saj,
    po ashtu as vdekjen e Zotit tonë: tre Mistere të larta që u kryen në heshtjen e Zotit» .

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    PARACAKTIMI I MARISË


    MARIA «GJITHMONË VIRGJËR»

    499 Thellimi i fesë në amësinë virgjërore e ka çuar Kishën të rrëfejë virgjërinë reale e të përhershme të Marisë
    edhe në lindjen e Birit të Hyjit të bërë njeri .
    Me të vërtetë lindja e Krishtit nuk e ka pakësuar tërësinë e saj virgjërore,
    por e ka shuguruar» .
    Liturgjia e Kishës e nderon Marinë si «Aeiparthenos», «gjithmonë Virgjër» .

    500 Në lidhje me këtë kundërshtohet se Shkrimi bën fjalë për vëllezër e motra të Jezusit .
    Kisha ka menduar gjithmonë se pjesë të tilla të Shkrimit Shenjt
    nuk flasin për bij të tjerë të Virgjërës Mari:
    në të vërtetë Jaku dhe Zefi, «vëllezër të Jezusit» (Mt 13, 55)
    janë bijtë e një Marie nxënëse e Krishtit ,
    e cila tregohet në mënyrë kuptimplote si «Maria tjetër» (Mt 28, 1).
    Është fjala për farefis të afërm të Jezusit,
    sipas një shprejhjeje jo të pazakonshme në Besëlidhjen e Vjetër .

    501 Jezusi është Biri i vetëm i Marisë.
    Por amësia shpirtërore e Marisë shtrihet te të gjithë njerëzit
    që Ai ka ardhur për të shpëtuar:
    Ajo ka lindur një Bir, të cilin Zoti e ka bërë «vëllain e parë në mes të shumë vëllezërve» (Rom 8, 29),
    domethënë të besimtarëve, dhe për lindjen e formimin e tij ajo bashkëpunon me një dashuri amnore» .

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»



    Në sintezë


    508 Nga pasardhësit e Evës, Zoti e ka zgjedhur Virgjrën Mari që të ishte Nëna e Birit të tij.
    «Hirplote», ajo është «fryti më i lartë i Shpërblimit» :
    që në çastin e parë të zënies së saj është ruajtur tërësisht nga çdo njollë mëkati të rrjedhshëm
    dhe ka mbetur e paprekur nga çdo mëkat personal gjatë gjithë jetës së vet.

    509 Maria është me të vërtetë «Nënë e Zotit»,
    sepse është Nëna e Birit të amshuar të Hyjit të bërë njeri, Zot ai vetë.

    510 Maria ka mbetur «Virgjër në zënien e Birit të vet,
    Virgjër në lindje, Virgjër shtatzënë, Virgjër Nënë, Virgjër e përhershme» ;
    me tërë qenien e vet, ajo është «shërbëtorja e Zotit » (Lk 1, 38).

    511 Maria Virgjër «bashkëpunoi për shëlbimin e njeriut me fe dhe dëgjesë të lirë» .
    E ka thënë fjalën e vet «fiat» [po] «loco totius humanae naturae – në emër të të gjithë njerëzimit» ;
    për hir të dëgjesës së saj është bërë Eva e re, nënë e të gjallëve.

Faqja 16 prej 23 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •