-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
II. Misteret e fëmijërisë
dhe të jetës së fshehtë të Jezusit
MISTEREt E FËMIJËRISË SË KRISHTIT
Kushtimi i Jezusit në Tempull e tregon si të Parëlindurin që i përket Zotit.
Me Simonin dhe Anën është e gjithë pritja e Izraelit
që vjen në Takim me Shpëtimtarin e vet
(tradita bizantine e quan kështu këtë ngjarje).
Jezusi njihet si Mesia aq i shumëpritur,
«dritë e popujve» dhe «lavdi e Izraelit»,
por edhe si «shenjë kundërshtimi».
Shpata e dhembjes që i është parathënë Marisë
lajmëron flinë tjetër, të përsosur dhe unike,
atë të kryqit, e cila do të japë shpëtimin
«e përgatitur nga Zoti në sy të gjithë popujve».
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
II. Misteret e fëmijërisë
dhe të jetës së fshehtë të Jezusit
MISTEREt E FËMIJËRISË SË KRISHTIT
Ikja në Egjipt dhe vrasja e të pafajshëmve
tregojnë kundërvënien e errësirës para dritës:
«Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan» (Gjn 1, 11).
E gjithë jeta e Krishtit do të jetë
nën shenjën e përndjekjes.
Të vetët do ta ndajnë këtë fat
së bashku me të.
Kthimi i tij nga Egjipti të kujton Daljen
dhe e paraqet Jezusin si çlirimtarin përfundimtar.
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
II. Misteret e fëmijërisë
dhe të jetës së fshehtë të Jezusit
MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT
Gjatë kohës më të madhe të jetës së vet,
Jezusi ka jetuar po në ato kushte si shumica dërrmuese e njerëzve:
një jetesë e përditshme pa madhëri të dukshme,
jetë me punë krahu, jetë fetare judaike e nënshtruar Ligjit të Zotit,
jetë në bashkësi.
Në lidhje me këtë periudhë na zbulohet se Jezusi
«u nënshtrohej» prindërve dhe që «përparonte në dije,
në moshë e në hir para Hyjit e para njerëzve» (Lk 2, 52).
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
II. Misteret e fëmijërisë
dhe të jetës së fshehtë të Jezusit
MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT
Në nënshtrimin e Jezusit para nënës dhe babait të vet të ligjshëm
realizohet zbatimi i përsosur i urdhrit të katërt.
Një nënshtrim i tillë është shëmbëllimi i dëgjesës birnore Atit të vet qiellor.
Nënshtrimi i përditshëm i Jezusit para Jozefit dhe Marisë
lajmëronte dhe i dilte përpara nënshtrimit të së Enjtes së Madhe:
«Jo... vullnesa ime...» (Lk 22, 42).
Dëgjesa e Krishtit në zhvillimin e përditshëm të jetës së fshehtë
përuronte tashmë veprën e restaurimit të asaj
që kishte shkatërruar padëgjesa e Adamit .
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
II. Misteret e fëmijërisë
dhe të jetës së fshehtë të Jezusit
MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT
Jeta e fshehtë e Nazaretit e lejon çdo njeri
të jetë në bashkim me përditshme:
Nazareti është shkolla ku merren mësimet e para
për të kuptuar jetën e Jezusit,
domethënë shkolla e Ungjillit...
Në radhë të parë ajo na mëson heshtjen.
Të rilindtë në ne vlerësimi i heshtjes,
atmosfera e admirueshme dhe e domosdoshme e shpirtit...
Ajo na mëson mënyrën sesi duhet jetuar në familje.
Nazareti le të na kujtojë çfarë është familja,
çfarë është bashkimi i dashurisë,
bukuria e saj e ashpër dhe e thjeshtë,
karakteri i saj i shenjtë dhe i paprekshëm...
Më në fund marrim një mësim në lidhje me punën.
Oh! banesë e Nazaretit, shtëpi e «Birit të zdrukthëtarit»!
Këtu, më parë se kudo, dëshirojmë
ta kuptojmë dhe ta kremtojmë ligjin,
sigurisht të rreptë, por shëlbimprurës,
të mundit njerëzor...
Më në fund duam t’i përshëndetim punëtorët e të gjithë botës
dhe t’u tregojmë atyre modelin e madh, Vëllain e tyre hyjnor.
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
II. Misteret e fëmijërisë
dhe të jetës së fshehtë të Jezusit
MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT
Gjetja e Jezusit në Tempull është e vetmja ngjarje që thyen heshtjen e Ungjijve
në lidhje me vitet e fshehta të Jezusit.
Jezusi lë të nënkuptohet misteri i përkushtimit të tij
të tërë një misioni që buron nga bijësia e tij hyjnore.
«A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?» (Lk 2, 49).
Maria dhe Jozefi «nuk morën vesh çka deshi
t’u thotë me» këto fjalë,
por i pranuan në fe,
dhe Maria «i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje.» (Lk 2, 51)
në rrjedhën e viteve, kur Jezusi mbeti i fshehtë në heshtjen e një jete të rëndomtë.
Torrkerry
-
-
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
Misteret e jetës publike të Jezusit
PAGËZIMI I JEZUSIT
Fillimi i jetës publike të Jezusit
është pagëzimi i tij në Jordan nga ana e Gjonit .
Gjoni predikonte «pagëzimin e kthimit për falje të mëkateve» (Lk 3, 3).
Një turmë mëkatarësh, tagrambledhësish
dhe ushtarësh , farisenjsh e saducenjsh dhe prostitutash
vijnë për t’u pagëzuar prej tij.
Dhe ja ku duket Jezusi.
Pagëzuesi ngurron, Jezusi ngul këmbë:
merr pagëzimin.
Atëherë Shpirti Shenjt, nën trajtën e një pëllumbi,
zbret mbi Jezusin dhe «një zë nga qielli» thotë:
«Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër» .
Është shfaqja («Epifania») e Jezusit
si Mesi i Izraelit dhe Bir i Hyjit.
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
III: Misteret e jetës publike të Jezusit
PAGËZIMI
Pagëzimi i Jezusit është, nga ana e tij,
pranimi dhe përurimi i misionit të tij si Shërbëtor që vuan.
Ai e lë veten të numërohet në mes të mëkatarëve ;
është tashmë «Qengji i Hyjit që ia shlyen mëkatin botës» (Gjn 1, 29);
tashmë i del përpara «pagëzimit» të vdekjes së tij të përgjakshme .
Tashmë po vjen të kryejë «çdo gjë
që përkon me vullnetin e Hyjit » (Mt 3, 15),
domethënë i nënshtrohet tërësisht vullnetit të Atit të vet:
e pranon, nga dashuria,
pagëzimin e vdekjes për faljen e mëkateve tona .
Këtij pranimi i përgjigjet zëri i Atit që gjen kënaqësi në Birin .
Shpirti, që Jezusi e zotëron në plotësi që në zënien e tij,
vendoset dhe qëndron mbi të .
Ai do të jetë burimi për të gjithë njerëzimin.
Në pagëzimin e tij «iu hapën qiejt» (Mt 3, 16),
që i kishte mbyllur mëkati i Adamit;
dhe ujërat janë shenjtëruar nga zbritja e Jezusit dhe e Shpirtit,
shenja e parë e një krijimi të ri.
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
III: Misteret e jetës publike të Jezusit
PAGËZIMI
Me Pagëzimin, i krishteri sakramentalisht është i ngjashëm me Jezusin,
i cili me pagëzimin e vet i paraprin vdekjes dhe Ngjalljes së vet;
i krishteri duhet të hyjë në këtë mister të përuljes dhe të pendimit të përvuajtur,
të zbresë në ujë me Jezusin, për t’u ringjitur me të,
të rilindë nga uji dhe nga Shpirti,
për t’u bërë, në Birin, bir i dashur i Atit dhe «të jetojmë në jetën e re» (Rom 6, 4).
Zbresim në varr së bashku me Krishtin nëpërmjet Pagëzimit,
që të ringjallemi së bashku me të;
përulemi me të, që të lartësohemi me të;
ringjitemi me të, që të lavdërohemi me të.
Çdo gjë që ka ndodhur në Krishtin
na bën të kuptojmë që, pas zhytjes në ujë,
Shpirti Shenjt zbret mbi ne nga lartësia e qiellit
dhe që, të bijësuar nga Zëri i Atit, bëhemi bij të Zotit.
"Kur u pagëzua mbarë populli, u pagëzua edhe Jezusi dhe, ndërsa po lutej, u hap qielli
dhe Shpirti Shenjt zbriti mbi të në trajtë trupore porsi pëllumb,
e prej qiellit ushtoi zëri: “Ti je Biri im ‑ Djali i dishirit. Ty të përkrah plotësisht!”
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
III: Misteret e jetës publike të Jezusit
TUNDIMI I JEZUSIT
Ungjijtë bëjnë fjalë për një kohë vetmie të Jezusit në shkretëtirë,
fill pasi kishte marrë pagëzimin nga Gjoni:
«I çuar» nga Shpirti në shkretëtirë,
Jezusi qëndron aty dyzet ditë duke agjëruar;
rri me bishat dhe i shërbejnë engjëjt .
Pasi merr fund kjo periudhë Satani e tundon tri herë
duke u përpjekur të vërë në provë gatishmërinë e tij birnore ndaj Zotit.
Jezusi i zmbraps këto sulme
që përmbledhin tundimet e Adamit në Parajsë
dhe ato të Izraelit në shkretëtirë,
dhe djalli largohet prej Tij për t’u kthyer « në kohën e volitshme» (Lk 4, 13).
Torrkerry
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt