-
Neni 3
Paragrafi 2.
«JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
LINDI NGA MARIA VIRGJËR»
NJË SINTEZË
Nga pasardhësit e Evës, Zoti e ka zgjedhur Virgjrën Mari që të ishte Nëna e Birit të tij. «Hirplote», ajo është «fryti më i lartë i Shpërblimit» : që në çastin e parë të zënies së saj është ruajtur tërësisht nga çdo njollë mëkati të rrjedhshëm dhe ka mbetur e paprekur nga çdo mëkat personal gjatë gjithë jetës së vet.
Maria është me të vërtetë «Nënë e Zotit», sepse është Nëna e Birit të amshuar të Hyjit të bërë njeri, Zot ai vetë.
Maria ka mbetur «Virgjër në zënien e Birit të vet, Virgjër në lindje, Virgjër shtatzënë, Virgjër Nënë, Virgjër e përhershme» ; me tërë qenien e vet, ajo është «shërbëtorja e Zotit » (Lk 1, 38).
Maria Virgjër «bashkëpunoi për shëlbimin e njeriut me fe dhe dëgjesë të lirë» . E ka thënë fjalën e vet «fiat» [po] «loco totius humanae naturae – në emër të të gjithë njerëzimit» ; për hir të dëgjesës së saj është bërë Eva e re, nënë e të gjallëve.
Torrkerry
-
-
Sionteza më e bukur është antifona TOTA PULCHRA ES, O MARIA,
ET MACULA ORIGJINALIS NON EST IN TE
QUAM SPECIOSA, QUAM SUAVIS
IN DELICIIS CONCEPTIO ILLIBATA.
Je krejt e shenjtë, o Maria,
dhe në ty nuk njollë e mëkati.
Sa e bukur, sa e ëmbël
zënia e papërlyer.
Torrkerry
-
-
Tota pulchra es Maria
Et macula originalis non est in te
Tu gloria Jerusalem
Tu laelitia Israel
Tu honorificentia populi nostri
Tu advocata peccatorum
O Maria, Maria!
Virgo prudentissima
Mater clementissima
Ora pro nobis
Intercede pro nobis
ad Dominum Jesum Christum.
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
Simboli i fesë, në lidhje me jetën e Krishtit,
nuk flet veçse për Misteret e Mishërimit (zënie dhe lindje)
dhe të Pashkës (mundime, kryqëzim, vdekje, varrosje,
zbritje në ferr, ngjallje, ngjitje në qiell).
Nuk thotë asgjë, në mënyrë të qartë, për Misteret e jetës së fshehtë
dhe të jetës publike të Jezusit,
por artikujt e fesë në lidhje me Mishërimin dhe Pashkën e Jezusit,
e ndriçojnë të gjithë jetën tokësore të Krishtit.
«Gjithçka Jezusi bëri dhe mësoi qysh prej fillimit
e deri në ditën kur u ngrit në qiell» (Vap 1, 1-2)
duhen shikuar në dritën e Mistereve të Krishtlindjes dhe të Pashkës.
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
Katekeza, sipas rrethanave,
do ta zhvillojë të gjithë pasurinë e Mistereve të Jezusit.
Këtu mjafton të tregohen disa elemente të përbashkëta
për të gjitha Misteret e jetës së Krishtit (I),
për të cekur pastaj Misteret kryesore
të jetës së fshehtë (II)
dhe publike (III) të Jezusit.
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister
Nuk dalin ndër Ungjijtë shumë gjëra
që e nxitin kureshtjen njerëzore në lidhje me Jezusin.
Nuk thuhet pothuajse asgjë për jetën e tij në Nazaret,
si edhe për një pjesë të mirë të jetës së tij publike
nuk bëhet fjalë fare.
Ajo që përmbajnë Ungjijtë,
është shkruar «që të besoni
se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjt,
dhe, që duke besuar,
ta keni jetën në Emër të tij» (Gjn 20, 31).
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister
Ungjijtë janë shkruar nga njerëz
që kanë qenë ndër të parët që kanë besuar
dhe që duan ta ndajnë me të tjerët fenë e tyre.
Pasi kishin njohur, me anë të fesë,
kush është Jezusi,
kanë mundur të hetojnë
dhe t’i bëjnë të tjerët të hetojnë
në gjithë jetën e tij tokësore
gjurmët e Misterit të tij.
Që në shpërngenj e lindjes së tij,
deri tek uthulla e mundimeve të tija
dhe “pëlhura e Ngjalljes,
çdo gjë në jetën e Krishtit
është shenjë e Misterit të tij.
Përmes gjesteve të tija,
mrekullive të tija, fjalëve të tija,
është zbuluar që
«në Krishtin banon trupërisht
e tërë plotësia hyjnore» (Kol 2, 9).
Në këtë mënyrë natyra e tij njerëzore
del si «sakramenti»,
domethënë shenja dhe mjeti i natyrës së tij hyjnore
dhe i shëlbimit që ai sjell:
ajo që ishte e dukshme në jetën e tij tokësore,
çoi te Misteri i padukshëm i bijësimit të tij hyjnor
dhe i misionit të tij shëlbues.
Torrkerry
-
-
"MËSHIRA" ËSHTË EMRI I TIJ!
Jezusi shkoi në Malin e Ullinjve.
Në mëngjes erdhi prapë në Tempull.
Mbarë populli shkonte tek ai.
Ai u ul e po i mësonte.
Atëherë skribët e farisenjtë i sollën para
një grua të zënë në kurorëshkelje.
E vunë në mes dhe i thanë:
“Mësues, kjo grua u zu
ndërsa po bënte mëkatin e kurorëshkeljes.
Në Ligj Moisiu na urdhëroi
që të tillat të vriten me gurë.
Po ti çka thua?”
Folën kështu për ta vënë në provë
që të kishin për çka ta padisnin.
Jezusi u përkul e filloi të shkruajë me gisht në dhe.
E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:
“Kush është prej jush pa mëkat,
le ta gjuajë i pari gurin në të!”
Përsëri u përkul e vazhdoi të shkruajë me gisht në dhe.
Ata, kur e dëgjuan përgjigjen,
nisën një nga një të largohen
duke filluar prej më të vjetërve.
Jezusi mbeti vetëm ‑ dhe gruaja
që po qëndronte në këmbë në mes.
Jezusi iu drejtua dhe i tha:
“Grua, ku janë ata? Askush nuk të dënoi?”
“Askush, Zotëri!” ‑ iu përgjigj ajo.
“As unë nuk po të dënoj
‑ i tha Jezusi ‑
Shko, por tani e tutje mos mëkato më!”
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister
TIPARET E PËRBASHKËTA
TË MISTEREVE TË JEZUSIT.
E gjithë jeta e Krishtit është Zbulesë e Atit:
fjalët e tija dhe veprat e tija,
heshtjet e tija dhe vuajtjet e tija,
mënyra e tij e të qenit dhe e të folurit.
Jezusi mund të thotë:
«Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin» (Gjn 14, 9),
dhe Ati:
«Ky është Biri im – i Zgjedhuri! Atë dëgjoni!» (Lk 9, 35).
Meqë Zoti ynë është bërë njeri
për ta kryer vullnetin e Atit ,
tiparet më të vogla të Mistereve të tija
na shfaqin «dashurinë e Hyjit në ne» (1 Gjn 4, 9).
Torrkerry
-
-
Paragrafi 3.
MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister
TIPARET E PËRBASHKËTA
TË MISTEREVE TË JEZUSIT.
E gjithë jeta e Krishtit është mister Shpërblimi.
Shpërblimi, më parë se çdo gjë është fryt i gjakut të kryqit ,
por ky mister vepron në tërë jetën e Krishtit:
që në Mishërimin e tij, me të cilin,
duke u bërë i varfër,
na ka pasuruar me varfërinë e vet;
në jetën e tij të fshehtë,
që me nënshtrimin e tij ,
ndreq mosnënshtrimin tonë;
në fjalën e tij që i pastron ata që e dëgjojnë;
në shërimet dhe eksorcizmat që bën,
nëpërmjet të cilave «Ai i mori lëngatat tona
e i mbarti sëmundjet tona» (Mt 8, 17) ,
në Ngjalljen e vet, me të cilën na shfajëson.
Torrkerry
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt