Ore, këtu po të shohësh nga postimi i parë e deri tek i fundit të gjithë shkruajnë me tifozllëk. Pastaj edhe tema është njëçik vk. Njëri thotë ky është më i miri, ai tjetri thotë ky ka fituar këtë trofe e atë. (Pse ngatëroheni, nuk po diskutojmë kush është lojtari më i mirë nga ky sondazh, apo cili nga këto lojtarët ka fituar më shumë trofe).
Tash sipas darwinit i bie që një lojtar që mund të luaj në shum reparte të fushës qenka më i kompletuari? (Jo,jo)
p.s Edhe Puyol që është qendër mbrojtës, vëndoje në të majt luan, në të djathtë luan, mesfushor luan, edhe sulmues po ta vëndosh do luaj ai lol(E kemi parë edhe duke sulmuar
) Tani kjo 'mundësi' që mund të luaj në shum reparte nuk e bën dot lojtarin më të kompletuar. Të jemi të qartë 
Për ta zgjedh lojtarin më të kompletuar duhet të marim ca kritere.(Jo kush është më i miri, se atë e dim të gjithë; Messi)
Përshembull; një lojtar që shuton me të dyja këmbët, është i fortë fizikisht(dhe në duell), ka dribling të shkëlqyeshëm, shënon/shuton me kokë(i fiton duellet ajrore), shënon/shuton gjuajtjet e lira(edhe penaltitë) etj... po ti plotësoj të gjitha këto kritere mund ta quajmë 'të kompletuar'
Tani, nga kjo lista në sondazh, të gjitha ato kritere që përmenda më lart i bie ti plotësoj vetëm Ibrahimoviç dhe Drogba.
- Messi është lojtari më i mirë në botë, kjo nuk diskutohet, por nuk i plotëson të gjitha ato kriteret për ta zgjedhur më të kompletuarin(nëse shkojmë sipas asaj që kërkon tema). Messi këmbën e djathtë e ka shumë dobët, me kok shënon, por duellet në ajër nuk i fiton dotë. (Messin e mora vetëm një shembull, se përtoj tani të shkruaj për të gjithë një nga një).
Ky është realiteti, jo tifozllëku.
Krijoni Kontakt