Close
Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 219

Tema: Poezi2010

  1. #181
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PIKE E DOBET

    Dembele e pashoqe eshte ajo!
    Ajo eshte edhe truthare!
    Pispilloset pareshtur
    Perfol ke t'i vije per mbare
    N'dashuri ra me cdo mashkull qe ka pare
    Genjen,vjedh,cirret...Hic s'me pelqen!
    Por, si ta ndaj kur une vdes
    per dy mollezat e saj!?

  2. #182
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PAS GOTES SE PARE NE KLUB

    I perbuzje ditet e matures atehere;
    per to flet me entuziazem sot,
    o shok!
    Kostumi yt o dhenderr s'eshte i hekurosur
    C'rendesi ka...kadife a dok!
    Por,po me shave nga motra te vras!
    Po te shau motra ime rrihe paq!
    Me nder...
    Faturen t'lutem, kamerier!

  3. #183
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    ILUZION

    Puhia e detit tejpertej kacurreleve te tua...
    puth valen qe zhurmon me shume
    S'ndjehem pas trungut te pishes...
    E shtrire ne reren e nxehte ti lexon...
    cmpin qafen kur te shfaqem une...si kryeradhe qe s'kupton
    ndaj pa ze
    me rilexon

  4. #184
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PA NDALIM!

    O qenie qe s'ju njoh,qenie qe s'me shikoni...
    S'qahet i sapovaruri...
    O qenie te gjalla mos u ankoni!
    O bakterie e babuine qe lodroni peme me peme,
    permbi secilin cilimi...
    O njeri qe s'shlyen borxhet e bixhozit,merresh me gra...
    por qe ke edhe veti t'liga ama...
    O oktapod oqeani,kontinent i perbindshem...
    Le te kryejme nje veper sublime a madheshtore:
    Te deshifrojme nje fjalekalim
    tek post-blloku i ndryshkur te perjetesise
    Pandalim!

  5. #185
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    SHOQERI...

    Ketu ne mes te shkretetires s'jam vetem:
    Te kam ty o hije!
    Ne reren perveluese...
    E shtrire-dergjesh
    E tejzgjatur-tretesh
    Sterr mbetesh!
    Perpiqem te t'pastroj;
    reren me duar germoj...

    Dielli grabitqar hijen ma merr
    Ketu ne mes te shkretetires s'jam vetem
    Te kam ty,o nate e zeze,zeher!

  6. #186
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PER HIR TE PARASE...

    Ai djale...ah,per ate djale...atij...
    Ai...
    I gjate si selvi!
    I fuqishem si div!
    I mencur si gjeni!
    Sa i kujdesshem,i dashur...
    Me lutet "Martohu me mua,perri...!"
    Por...
    I varfri ai!

  7. #187
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    TABU

    Ate grua s'e admiroj,
    s'dua ta njoh nga afer...
    se eshte e moshuar dhe e shemtuar!
    Ate grua e admiroj per nje cast
    Ia njoh buzeqeshjen qekur linda
    Plakem...gojekycur...torturuar

  8. #188
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    TRIUMF...

    Turp... ky!
    Mos!
    Turp... ajo!
    Qyqja!
    Turp... kryq e terthor...sidomos...!
    Turp... i blerte e i mermerte!
    Turp... i serte!
    Sa turp qe ndonje trup qiellor s'na godet!
    Turp i shkrete...

  9. #189
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    REHATI...

    Qirinjte...rreth vaskes veniten
    Packa,lexohet ajo leter e shkurter!
    Ajo leter e shkarravitur me pasion,lexohet!
    Une mbyll rubinetin... me gishtrinjte e kembes...
    Ritmikisht zbehen ylberet e endrrave...
    Ngjyrat e ofshamave pluskojne...
    Me ze gjumi ne shampanje,pergjithmone!

    "Rehati"- lexon ajo qe perpiqet te me zgjoje
    "C'rehati!I fundosur dukesh si mozaik antik kacafytjesh!"-me qorton
    "Ndryshon aroma e manushaqeve nga kundermimi i kufomes!"
    Rehati
    Kete fjale te rendesishme e lexon ajo llafazane...letren gris...
    Dy kobe rehatohen,njekohesisht!

  10. #190
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    ANKAND

    "Nje milion!"-gerthet nje grua
    Kalamanjte kureshtare zgurdullojne syte
    "Nje miliard!"-klith dikush nga fundi i salles
    Kalamanjte humbasin interes
    "Nje milion milion..."
    Zhvillohet ankandi i buzeqeshjes se shtirur

Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •