Faleminderit PRANVERA!
PAQE
Ne toke,uje,ajer,zjarr...
njerezia turma-turma uturin
Me qortojne imtesisht!
Shaj veten rendshem
S'mbetet xhanxhin!
MEDITIM
Heshtja perseritka te njejtin refren!
Kam nje ore te tere qe s'flas...
C'ti them vetes:sa me shume te meditosh
aq me shume ndjehesh pallosh?
Me mire po mesoj rendesine e te qenit qen,
mallengjimin e tepruar te nje bilbili;
te levroj levdaten e lemuar denbabaden,
flladin qe s'perkund askend askund...
Cope plehu gjithesecili!
Lulezoj,akoma,ndaj jetes i jap nota fyese
S'mendoj amanete per te qene,
pervec grave te bukura qe vigjilojne(aferim!)
pantallonat e mia vetezberthyese
C'zhgenjim!...
LULE...
Erdhi pranvera
Prej teje kurre s'qe larguar
T'ujit shiu i kulluar
Hijeshine ta shpalos era...
Cdo stine doja te t'prekja
Bashkangjitje bukurish
Buqete lavdish
Instinkt i tepert si vdekja
Megjithate,rrenje ngule...
Te keputa shpirtin
Mbulome lule!
Krushke varrimi
Jam dhenderr i gjalle!
Te puth nga gezimi!
ENERGJI E ZEZE
C'qe ajo histeri e frikshme?!
Kerleshje e shemtuar me veten,
denese e peshtire...
Me siguri do t'kene gdhire,
ata qe me njohin si te keq,
ata qe me mbajne per te mire...
Miremengjes energji e zeze!
E paarritshme!
Tejpertej skeletit tim hap shtigje!
ANKTH
C'eshte ky moment i padurueshem?
Dy shoqe perqafohen gezueshem
dhe pas pese minutash ndiehen fajtore,
se s'kane pergojuar shoshoqen mjaftueshem
Dielli i bardhe me nxin
Lyhem me krem genjeshtrash
Shprehem lirshem mbi nje pirg eshtrash
S'te dua aspak!
As per t'u shporrur s'te le!
Sa per sy e faqe do t'buzeqesh,jeta ime:
xhan me ke?
Atdheu im
Rri dhe mendohem per Shqiperine
Syte e mi me lot jane mbushur
Ne kurbet humba rinine.
Malli i tokes, malli i nenes,
Me theret ne gjume. O bijre!
O nene! i theras edhe une.
Ngrihem me tmerr e endem ne te errur
S'jam ne vendin tim e trupi me dhemb.
Kaluan kaq vite qe une po qaj
Ne telefon degjoj vec vaj.
Mos valle ska Zot te me ndihmoje
apo vete Ai me mallkoi?
Sa letra jane harxhuar
sa mall ne to kam pasqyruar.
Atdheu im une s'jam menduar
se jeten time si kam per ta cuar,
Ao ta jap fjalen Atdheu im
Qe do te vij si Shqiponje ne folen time.
Shqipėri, o jetėgjatė, ty tė kemi mėmė e atė dhe pėr ty do tė luftojmė gjersa tė tė trashėgojmė.
CAST
Degjoj polemike ndjenjash pa fre,
ndersa kuajte e shpirtit tim shijne dhe;
ne ate leme strumbullaresh te kalbur
drithi ende s'ka ardhur...
Dashuria e pare eshte haperdare
si kenaqesia e herepashershme,
si britma qe leshoj kur marr nje dhurate
nga nje mikeshe me peshe,
si nje lot qe shket kot..
PRANVERA...
Pranveren e kam mikeshe,
se me lulezon thinjat e rralla,
ne tulle do me zbrese bleta mbretereshe...
S'do plakem pa pare plantacionin
ku mbolla marrezite shkollore!...
E ngas une makinen e "MOS!"-eve
Pranvera e dehur mban timonin!
Seriozisht e kam!
La la-la la laaa la!
Tingellon e djeshmja poleve rinore
Brymezohet vesa,
tulaten kerminjte,
shtriqen shtrigat e shiut,
zgjohen pasionet e hershme...
S'me besohet:kthehet si dallendyshe
idhulli i konviktit te vajzave...!
Pranvera perjetesohet
Krijoni Kontakt