Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Ali Babaj me 40 hajdutët dhe mbretëria ime

    Rrëfim humoristiko-satirik

    Ali Babaj me 40 hajdutët dhe mbretëria ime

    Para ca kohësh vjen të më ritakojë ish kapoja i hajdutëve, që unë ja kisha vënë nofkën Ali BABA, si ai me 40 hajdutët e përrallës.
    E kishte humbur fare toruan i gjori.
    Pse?
    Ja u rrëfej unë shpejt e shpejt, se s'kam kohë për llafe shumë.

    Erdhën një natë këtu ku jam roje(secyritu) hajdutët e Aliut. Po pse, i lashë të vinin dorë mbi pronën socialiste, ooh, më falni, kapitaliste?
    Mo po na kaq e na aq e na lerë të vjedhim, as të trazojmë e as të lëndojmë. Po unë ju thashë, që kokën e le e pronën social., më falni kapitaliste, s'e le të cënohet.
    Lajmërojnë në çast kapon e tyre. Sa hap e mbyll sytë, të vjen Aliu me helikopter.
    Jep e merr me mua. Asgjë!
    "Sa paguhesh?", më pyet serbes.
    "Kaq", i them shifrën në evro.
    Çakëriti sytë.
    "Më pak se puroja që tymos unë", ma kthen me tallje e vazhdon, "Të jap sa paqeta të duash, veç leri hajdutët e mi të lirë të vjedhin".
    "Ç'thua more!? Asnjë qime s'ju le, vetëm po kaluat mbi trupin tim!"
    Më afroi një tufë me evro, po unë më keq se purot, ja ktheva mbrapsht.
    Se ç'bëri pastaj ca llogaritje me ment, i ndritën sytë, u kthye nga hajdutët e tij dhe i urdhëroi të ktheheshin nga erdhën.
    Më ra me dorë në sup sikur të ishim miq prej kohësh, hipi helikopterin dhe u zhduk qiellit.

    Kthehemi tani në ardhjen e tij të dytë, por këtë rradhë jo me mjetin qiellor, por atë tokësor, urbanin e zonës. E kush, Ali Babaj i tmerrshëm!
    "Ç'pate?", e pyes i habitur.
    "Nga ty më ra Kartagjena!"
    "Lere Kartën e Gjenës, shkoqitmi më mirë llafet".
    "Ke një cigare, se m'u ça hunda?"
    "Ku mbaj unë puro, o i uruar?"
    "Po ç'të kesh o, kush të kërkoi puro?"
    Nxjerr qeskën me duhan, copkën e bardhë të letrës dhe t'ja thurr e ngjit me pështymë, sa e lashë gojë hapur nga habia.
    Pastaj filloi të më rrëfejë për atë Kartën e Gjenës, si e kishte humbur. Si, do thoni ju?
    Nisur nga shembulli im në punë për lënien e kokës në ruajtjen e pronës soc., më falni, kapitaliste, Aliu ja u kishte bërë rrogat sa mua që të nesërmen e asaj dite, 40 hajdutëve të tij.
    Deshte i gjori, që dhe ata të linin kokën e tyre për pasurinë e tij, si unë për pasurinë e tjetrit.
    Tjetrit thashë? Shyqyr s'e ngatërrova këtë rradhë.
    Kur u gdhi një mëngjes, Karta e Gjenës ishte zhdukur, bashkë me 40 hajdutët e Aliut. Vetëm kutia bosh e purove kishte mbetur.
    Me ankesë e qarje, ngriti zërin.
    "Ç'më bëre, më shkatërrove jetën me atë shembullin tënd heroik për pronën!"
    Keq më erdhi, por edhe vura buzën në gaz.
    "S'ta kam unë fajin, jooo!"
    "Ti ma ke! Unë njëlloj veprova me ta, si afendikoi tënd me ty, për t'i bërë të të ngjanin".
    "Ha, ha, haaa, po mua o Ali, s'më bënë të tillë në moshë të rritur. I tillë u bëra që në bark të mëmës. Që në bark, o Ali, u mësova me pak unë. Ja dëgjo ca vargje të miat, të bindesh më shumë:

    Me Pak-un

    Me pak-un embrionin na lidhën
    Oksigjenuar me frymën e paktë
    Me pak-un një epokë na rritën
    "Sa e shumtë kjo qenka!", thamë.

    Zhdrejtësisht triumfalë ecëm
    Jeta na pakohej më pak
    Veç prapë besnikë të pak-ut mbetëm
    Ç'ti bëjmë, embrionit të pafaj?

    E more vesh tani, që s'ta kam unë fajin?"
    "Ptuu, racë e çuditshme! Dhe ndjehesh i lumtur kështu, o i paktë?", m'u shkarkua Aliu.
    "Dëgjo Ali Baba!", ja kthej këtë rradhë me ton më të lartë se ai.
    "Unë krijoj mbretërinë time, mes varfërisë reale".
    Iku pa vazhduar më drejt urbanit, duke mërmëritur fjalën "mbretëri" disa herë e ku ta di se çfarë tjetër nëpër dhëmbë.

    Mora vesh që ishte punësuar si mua roje(secyritu) dhe priste e priste, e pret e pret, për të krijuar atë, mbretërinë e tij.
    E paska marë sagllam atë thënien për mbretërinë time, i gjori Ali, pa ditur ama, që vetëm unë di dhe mund ta krijoj atë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Shume kendshem Mondi
    Me qa sa te njoh, me duket se vete ngjarja eshte ndertuar si parathenie e poezise, per ti dhene asaj nje shtrat kuptimor. Me pelqen !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit Pratolini! Ne fakt ngjarja dhe poezia sollen njera-tjetren, per te konvertuar ne thelbi i tyre i perbashket. Te pershendes!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tregim

    Ajo, Ai dhe...

    Ajo ja dinte gjynahet e shkuara.
    Ai mendohej t'i shfaqej si mëkatari para priftit, në kërkim të faljes.
    Ajo filloi me pak, pastaj më shumë se pak, pastaj më shumë se gjysma e besimit, t'i besonte rrëfimit pendues të tij.
    Ai po e ndjente veten të lehtësuar para saj dhe para vetes. Po fitonte kështu, mbi ferrin ndjellës të mëkatit.
    Ajo e pranoi e lumturuar martesën në dy format ceremoniale, në bashki dhe kishë. Të dyja format u realizuan pa bujën e zakonshme të martesës.
    Ai nuk e donte më bujën, pas pësimit ndarës nga gruaja e parë. Tashmë ai ishte larg nevrastenisë shfaqëse të dikurshme. Dukej që posa kishte gjetur shërimin e vetvetes, qetësinë e saj të munguar.
    Ajo po i largohej gjithnjë e më shumë, hijes dyshuese ndaj tij. Gjithçka, këtej e tutje, i fliste në favor të mosdyshimit. Fjalët e tij, po tejkalonin për mirë forcën e bindjes, për një të ardhme të sigurt bashkëshortore.
    Tejkalimi do arrinte kulmin e vet, në ditët e kësaj mesvere të nxehtë. Ai ngulmoi për herë të parë të ishin vetëm të dy, aty në vilën pushuese mes pemëve pyjore dhe ujrave detare të Kalkidhikisë.
    Ajo u ndje me krahë fluturues nga përputhja e dëshirave mes tyre. Gjoksi i gufoi më shumë se në çastet e epshit. Ishte e çmendur për një fëmijë të sajën, të tyren.
    Mesvera, vila, pylli, deti dhe ajo e dhënë tërësisht në krahët e tij.
    Më pas, afër fundit të mjaltit kalkidhikian, ajo do ndjehej akoma më fuqishëm besuese, pas atyre fjalëve magjike të mëkatarit thellësisht të penduar, para të cilave do prekej dhe vetë Zoti.
    "E dashura ime! Dua të përfundoj rrëfimin tim, larjen e shpirtit dhe marrjen e faljes e bekimit në tempullin e Zotit, për t'u ndjerë i denjëshmi tënd. Vetëm kështu do mund të largoj e zhduk njëherë e mirë hijen rënduese ndaj vetes dhe hijen tënde dyshuese ndaj meje".
    E pafuqishme për kundërshtim dhe për më tepër e magjepsur para kërkesës së tij, ajo ndjeu rrjedhjen e piklotit të lumturisë.
    E para herë i pranoi vetes njeriun e penduar kaq bindshëm, para çdo të kulluari tjetër në virgjërinë e tij.
    Të nesërmen e ditës së fundit kalkidhikiane, ai u nis në një manastir të Agjio Oros-it(Shën Orosi), aty ku një hap e ndan njeriun nga qielli dhe asnjë hap shpirtin e tij nga Zoti.
    Heshtja kishtare disaditëshe, ishte frymë ngrohëse, ledhatuese, çlodhëse dhe gjumëndjellëse për trupin dhe shpirtin e saj. Para dorëzimit gjumor, zgjaste dorën mbi jastëkun ngjitur dhe humbiste fluturimin thellësive qiellore, për t'ju kthyer çastit çlodhës në gjoksin e tij.
    Çasti shkëputës nga kjo ndjesi parajsore dhe kthimi në merak, erdhi papritur në një nga ditët kur ajo ndjeu tejkalimin e heshtjes mes tyre. Ndodhitë, edhe pse të rralla, me njerëz që kthesonin jetën normale drejt murgërimit manastireve të Agjio Oros-it, ja kthyen përmbys ditnetët e kënaqësisë.
    Sinjalet dërguar celularit të tij, ktheheshin me sinjalin e heshtjes.
    Qetësonte veten me pengesat valore të asaj zone malore.
    Ditëpaktat e premtuara, kaluan javën.
    Më shumë se ai, po e ndjente ajo veten murgeshë në manastirin e madh të jetës së saj. Më shumë se mëkatet e tij, po ndjehej ajo mëkatare, që heshturazi i pranoi ikjen manastireve. Nuk duhej lënë të ikte. Fundi i fundit, ai e kishte shlyer mëkatin me rrëfimin ndaj saj. Ajo ishte për të, tempulli rrëfyes e falës më i afërt.
    Pse, pse e la të ikte?!
    Po Zoti?
    Zoti s'mund të falë nëpërmjet dënimit. Aq më tepër dhe ndaj pafajësisë së saj.
    Më në fund, ooh, më në fund! Celulari u drodh, bashkë me melodinë e këngës së tyre të preferuar.
    Këtë rradhë nuk gaboi me thirrjen e saj, "Agapi mu!(I dashuri, im!)".
    Kaq mundi, kaq deshte t'i thoshte. Më shumë se pyetjet, i duhej zëri i tij. Zë, që i depërtoi drithshëm trupit, si një rrezatim i zbritur nga një botë e largët, e panjohur, e paimagjinueshme.
    "Duro dhe pak, e dashur! Mos u shqetëso, mos u mërzit! Koha që po kaloj këtu, më ka lehtësuar shpirtin. S'ta merr mendja sa ndryshe ndjehem. Çdo ditë marr uratën dhe bekimin e të madhit të murgjve. Fjalët e tij janë shërim për mua. Po rilind vërtet, e dashur!"
    E dëgjoi, e ndjeu, u magjeps më shumë ajo nga fjalët e tij, se ai nga fjalët e Zotit.
    Këmbët ju shkëputën nga toka. Po lëvizte, pa ecur mbi të....

    Atij ju mpinë këmbët papritur. Çakëriti sytë, për t'u bindur në ishte apo jo në ëndërr, ku ndodh që do të vraposh e s'lëviz dot nga vendi.
    Ajo ishte aty, përballë tij. Po e priste.
    Zhurma e avionëve, që uleshin e ngriheshin aerodromit të lënë pas, i ngjante simfonive të çakërdisura të orkestrës para fillimit të shfaqjes.
    Këmbët e mpira, të lëvizura jo nga dëshira e tij, ja kishin çuar trupin para asaj. Bashkë me atë tjetrën në krah. Tjetra shfaqte një gjakftohtësi shtirëse, të tradhëtuar nga kuqësia e fytyrës së bronxuar nga dielli i verës.
    Atij ju shkëputën menjëhershëm duart nga çantat, pas dhimbjes së tmerrëshme, që i bllokoi frymëmarrjen dhe shkëndijoi sytë, nga një goditje e fortë mes këmbëve. Mes tyre, kishte mbetur këpuca e saj.
    Unaza e flakur fytyrës, humbi diku midis gjoksit e këmishës gjysmë të kopsitur.
    Ajo iku, vrapoi, për të mos u kthyer kurrë më.

    Tradhëtimin e tij të rradhës, e kishte tradhëtuar prefiksi i telefonatës së bërë nga dhoma e manastirit, oh, ç'gaboj dhe unë kështu, nga dhoma e hotelit në Kazablanka.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #5
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Rrëfim humoristiko-satirik

    Ali Babaj me 40 hajdutët dhe mbretëria ime

    Para ca kohësh vjen të më ritakojë ish kapoja i hajdutëve, që unë ja kisha vënë nofkën Ali BABA, si ai me 40 hajdutët e përrallës.
    E kishte humbur fare toruan i gjori.
    Pse?
    Ja u rrëfej unë shpejt e shpejt, se s'kam kohë për llafe shumë.

    Erdhën një natë këtu ku jam roje(secyritu) hajdutët e Aliut. Po pse, i lashë të vinin dorë mbi pronën socialiste, ooh, më falni, kapitaliste?
    Mo po na kaq e na aq e na lerë të vjedhim, as të trazojmë e as të lëndojmë. Po unë ju thashë, që kokën e le e pronën social., më falni kapitaliste, s'e le të cënohet.
    Lajmërojnë në çast kapon e tyre. Sa hap e mbyll sytë, të vjen Aliu me helikopter.
    Jep e merr me mua. Asgjë!
    "Sa paguhesh?", më pyet serbes.
    "Kaq", i them shifrën në evro.
    Çakëriti sytë.
    "Më pak se puroja që tymos unë", ma kthen me tallje e vazhdon, "Të jap sa paqeta të duash, veç leri hajdutët e mi të lirë të vjedhin".
    "Ç'thua more!? Asnjë qime s'ju le, vetëm po kaluat mbi trupin tim!"
    Më afroi një tufë me evro, po unë më keq se purot, ja ktheva mbrapsht.
    Se ç'bëri pastaj ca llogaritje me ment, i ndritën sytë, u kthye nga hajdutët e tij dhe i urdhëroi të ktheheshin nga erdhën.
    Më ra me dorë në sup sikur të ishim miq prej kohësh, hipi helikopterin dhe u zhduk qiellit.

    Kthehemi tani në ardhjen e tij të dytë, por këtë rradhë jo me mjetin qiellor, por atë tokësor, urbanin e zonës. E kush, Ali Babaj i tmerrshëm!
    "Ç'pate?", e pyes i habitur.
    "Nga ty më ra Kartagjena!"
    "Lere Kartën e Gjenës, shkoqitmi më mirë llafet".
    "Ke një cigare, se m'u ça hunda?"
    "Ku mbaj unë puro, o i uruar?"
    "Po ç'të kesh o, kush të kërkoi puro?"
    Nxjerr qeskën me duhan, copkën e bardhë të letrës dhe t'ja thurr e ngjit me pështymë, sa e lashë gojë hapur nga habia.
    Pastaj filloi të më rrëfejë për atë Kartën e Gjenës, si e kishte humbur. Si, do thoni ju?
    Nisur nga shembulli im në punë për lënien e kokës në ruajtjen e pronës soc., më falni, kapitaliste, Aliu ja u kishte bërë rrogat sa mua që të nesërmen e asaj dite, 40 hajdutëve të tij.
    Deshte i gjori, që dhe ata të linin kokën e tyre për pasurinë e tij, si unë për pasurinë e tjetrit.
    Tjetrit thashë? Shyqyr s'e ngatërrova këtë rradhë.
    Kur u gdhi një mëngjes, Karta e Gjenës ishte zhdukur, bashkë me 40 hajdutët e Aliut. Vetëm kutia bosh e purove kishte mbetur.
    Me ankesë e qarje, ngriti zërin.
    "Ç'më bëre, më shkatërrove jetën me atë shembullin tënd heroik për pronën!"
    Keq më erdhi, por edhe vura buzën në gaz.
    "S'ta kam unë fajin, jooo!"
    "Ti ma ke! Unë njëlloj veprova me ta, si afendikoi tënd me ty, për t'i bërë të të ngjanin".
    "Ha, ha, haaa, po mua o Ali, s'më bënë të tillë në moshë të rritur. I tillë u bëra që në bark të mëmës. Që në bark, o Ali, u mësova me pak unë. Ja dëgjo ca vargje të miat, të bindesh më shumë:

    Me Pak-un

    Me pak-un embrionin na lidhën
    Oksigjenuar me frymën e paktë
    Me pak-un një epokë na rritën
    "Sa e shumtë kjo qenka!", thamë.

    Zhdrejtësisht triumfalë ecëm
    Jeta na pakohej më pak
    Veç prapë besnikë të pak-ut mbetëm
    Ç'ti bëjmë, embrionit të pafaj?

    E more vesh tani, që s'ta kam unë fajin?"
    "Ptuu, racë e çuditshme! Dhe ndjehesh i lumtur kështu, o i paktë?", m'u shkarkua Aliu.
    "Dëgjo Ali Baba!", ja kthej këtë rradhë me ton më të lartë se ai.
    "Unë krijoj mbretërinë time, mes varfërisë reale".
    Iku pa vazhduar më drejt urbanit, duke mërmëritur fjalën "mbretëri" disa herë e ku ta di se çfarë tjetër nëpër dhëmbë.

    Mora vesh që ishte punësuar si mua roje(secyritu) dhe priste e priste, e pret e pret, për të krijuar atë, mbretërinë e tij.
    E paska marë sagllam atë thënien për mbretërinë time, i gjori Ali, pa ditur ama, që vetëm unë di dhe mund ta krijoj atë.
    HAHA o se paskan pare kete teme se do te kritekojne Shqiptaret e Maqedonise te cilet jane ne partine e BDI,LOOOL
    se Kryetari eshte :Ali Ahmeti e ketu ne Maqedoni tjerat partite i thojne
    Ali baba me 40 hajdutet LOOOL

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tregim

    I vërtetë në fantazinë e tij.
    Fantazi në vërtetësinë e saj.

    Unë, qeni dhe jashtëtokësorët

    Mesnata e la mesin pas.
    Bashkë me të, edhe unë gjumin.
    Hedh një sy përreth zonës që ruaj, si për t'i dëshmuar vetes më shumë, se sa dikujt që këtë çast është askushi, se jam në krye të detyrës dhe preferoj gjysmështrirjen në ndenjësen e veturës sime. Është i vetmi vend ku ndjehem rehatshëm e volitshëm, para asaj palo kolibe të rojes, që sikur më ze frymën.
    Qetësinë e natës e ngacmojnë çjerrjet e aeroplanëve dhe fishkëllimat e largëta të makinave nëpër autostradë.
    I vetëm unë, si njeri dhe një qen, si kafshë. Vetëm se unë ja kaloj atij për nga vetmia, sepse përreth lëvizin e më shpesh lehin dhjetra kafshë si ai.
    Afrimi i tyre rreth zonës, e lëviz nga pozicioni shtrirazi, në pozicion gatishmërie për mbrojtje e sulm bashkë. Zëri i tij lehës, është sa ankesë, aq dhe urdhër ndaj kopesë, për të mos guxuar kalimin e kufirit, që na takon vetëm ne ta mbrojmë.
    Kopeja bëhet kor në lehje, si për të treguar unitetin e saj qenor dhe forcën ndaj njëshit, por pas tonit më urdhëror të tij, domethënë qenit tim, kori prishet, duke dëshmuar mosmarrëveshje për veprimet në vazhdim.
    Për t'i dhënë fund korit qenor të çakërdisur dhe ndihmuar mosngjirjen e qenit tim, dal menjëherë nga makina, rrëmbej fshesën bishtgjatë dhe me ulërima njerëzore( as vetë s'di si më dolën) ju shfryj të largohen. Qeni im bëhet më zemërtrim, duke u lëshuar në ndjekje të kopesë së shpërbërë, që merr pas kësaj arratinë mes errësirës.
    Qeni im kthehet dhe më shikon sa me pamje triumfatori, aq dhe falenderuese, për ndihmën e dhënë. Lëshon tinguj folës, me tundje koke majtas e djathtas, duke u ngjitur pas këmbëve të mia dhe ngritur më pas vertikalisht e prekur me të përparmet e këmbëve gjoksin tim. Pluhuri dheror i putrave të pushta, më pudros rrobat gjithandej.
    Shkundjen e tyre ai e merr për vazhdim loje dhe kështu pasmesnata shtyhet e shtyhet, tatëpjetës së saj.
    Më në fund merremi vesh të ndahemi, duke zënë sejcli vendet e mëparshme. Ai rrumbullakosur në krahun e majtë të makinës, unë gjysmëharkuar në ndjenjësen e saj.
    Mbyll sytë, jo për gjumë, por për qejf mendimesh e fantazirash, që tejkalojnë seriozitetin e jetës reale. Kjo gjendje, sikur më shkëput dhe tjetërson nga vetja, pa më rrezikuar kurrë ndaj saj.
    Nuk mbaj mend kohëzgjatjen e kësaj gjendjeje, kur lëvizshmëri shumëngjyrëshe dritash më brofin në këmbë, duke m'i hapur tej normalitetit sytë. Është tamam sinjali i dritave të alarmit që ka makina e rojes(secyritu), që vjen kontroll kur i teket. Por, ndërsa mendja vazhdon e bindur për ardhjen e saj, sytë nuk dallojnë asgjë, gjë që më detyron fërkimin disa herë të tyre.
    Kthej kokën nga mund të kthehet, kur në çastin kthyes prapa bashkë me trupin, dalloj tej xhamit të makinës, lëvizje hijeje në formë njeriu. Hija fillon afrimin drejt meje, duke qartësuar habitshëm pamjen e saj.
    Nuk më besohet! S'është e mundur!
    Qendra shikuese e trurit, kushedi ç'do ketë pësuar, që shikimin normal të syve e anormalizon.
    Hedh shikimin në vendi ku u rrumbullakos qeni. Mungon! Prandaj s'dëgjoj lehjet e tij, që s'mungojnë sikur miza të cënojë zonën tonë të ruajtjes.
    Ç'lehje?! Ç'qen?!
    Ai është hijëzuar dhe po qenëzohet para syve të mi.
    Ç'qenëzohet?! Po njerëzohet!
    Ç'njerëzohet?! Vetëm në konstrukt.
    Ai është qen i njerëzuar dhe njeri i qenëzuar, njëkohësisht.
    Ndërsa pamja qenore më largon tmerrin e çastit, pasi është e qenit tim, të njohurit tim, që dhe kur e shaj apo shkel pa dashje lehqan e nuk më tregon dhëmbët, pamja njerëzore më llahtaris dhe më duket sikur ngrihen përpjetë leshrat në tullacllëkun e kokës.
    "Mbarova!", them me vete. "Kaq e pata! Vetëm iksha sa më parë, pa ndonjë dhimbje me vuajtje!".
    Por, asgjë e tillë s'po ndodh.
    Qennjeriu nuk po shfaq as shënjën më të vogël të egërsisë së tij. Më bën shenjë të ul xhamin e derës.
    I trembur e ul. Ja, mos e ul, mos do jem më i sigurt? Duart s'mu bindën pak më parë për nxjerrjen e çelësit, që të mund të ndizja makinë dhe ikja.
    Me fjalë grekoshqiptare, të kombinuara aq çuditshëm, por kuptueshëm, më liron një çast nga ethet e vdekjes.
    "Kalla(Mirë) po ja kalojmë mazi(bashkë). Imaste(Jemi) për njeri-tjetrin. Ego(Unë) për ty dhe esi(ti) për mua dhe o kathenas(sejcili), edhe për veten".
    Zëri më bllokohet, edhe pse kaloi tmerri i mëparshëm. Dua të flas, por veç tundjes aprovuese të kohës, nuk dëgjoj dalje zëri nga goja.
    "Mi(Mos) u çudit! Ego ime(Unë jam) vetja tënde dhe imja mazi(bashkë). Eci dhen imastan(Kështu nuk ishim), por u bëmë. Pjo kathara(Më qartë), na bënë".
    "Kush? Jati(Pse)?"
    Këtë rradhë e dëgjoj të folurën time njëlloj si ai, grekoshqiptarçe.
    Qennjeriu ngre kokën lart, pastaj dorën me gishtin tregues, diku mes yjësisë qiellore.
    "Jashtëtokësorët?", e pyes.
    "Po! Imaste(Jemi) tokësorë të jashtëtokësuar".
    "Po ne të krijuar imaste(jemi), o kathenas(sejcili) në llojin e vet".
    "Të tjerët, po, alla emis i dhio(kurse ne të dy) jemi dhe në tjetër ekzistencë. Në atë ekzistencë, pu sihna(ku shpesh) ja kemi kërkuar njeri-tjetrit stin siopi(në heshjte)".
    "Pu to kseris esi(Ku e di ti) ç'kam kërkuar unë? Ke pu to ksero ego(Dhe ku ta di unë) ç'ke kërkuar ti?"
    "Ego tulagjiston(Unë të paktën) e di. Vargjet e tua ja mena(për mua), kanë marrë dhenë se oli ti raca mas(në gjithë racën tonë)".
    "Po ato vargje eprepe na se makrinun(duhej të të largonin) më shumë nga dëshira për t'u njerëzuar".
    "Ha, ha, haaa, haaam! Antitheto, me ekanan(Përkundrazi, më bënë) më të dëshiruar të jem si ty, qoftë ke ja liges stigmes(dhe për pak çaste). Kathe raca(Çdo racë) qëniesh, ka të mirë dhe të liq. Mi thimonis(Mos u inatos), po ju keni më shumë të liq. Oqi apla(Jo thjesht) në sasi. To kako(E keqja) nuk matet me numura. Sa nga ju mas hrisimiopiste(na përdorni) më shumë për sharje, edhe pse si racë në thelb imaste pisti mehri thanatu(jemi besnikë deri në vdekje)? Thanato, ipa(Vdekje, thashë), kurse nga ju ofendohemi edhe në këtë fjalë, të ndryshuar me 'ngordhje'. Nejse".
    Ç'të them!? Ai i ditka të gjitha. Ai është qeni dhe vetja ime. Unë jam përballë qenvetes.
    Qenvete, që po më përcjell mesazhet e gjysmës së saj, asaj gjysme, që më ka preferuar mua për t'u njerëzuar. E pabesueshme!
    Në një farë kuptimi e ndjesie, ndjehem i privilegjuari.
    Shsht, mos më dëgjojë kush! Ec e dëgjo pastaj llafet e botës!
    "Ja, ky është ai që ndjehet i privilegjuar të jetë qennjeri!!!"
    "Mi fovase(Mos u tremb)! Tipota kako(Asgjë e keqe) s'ka për të ndodhur me sena(me ty). I eksogini(Jashtëtokësorët) na krijuan në padukshmërinë tonë brosta sto kozmo(përpara njerëzve). Emis imaste(Ne jemi) të dukshëm, mono enas ja ton alon(vetëm për njeri-tjetrin)".
    Fillon të ecë, të largohet. Bashkë me ecjen, dëgjoj vargjet e mia për mua dhe atë, për ne dhe ata.

    Sa kot lehin
    Thosha dikur
    Çfarë dufi nxjerrin
    Me ham-ham, hum-hum!

    Kanë gjuhën e tyre
    Gjyshja më thosh'
    Më kot nuk ngjiren
    Nuk lehin më kot.

    Kam netë roje
    I vetëm mes qenve
    Dremis e zgjohem
    Nga gjuha e lehjeve.

    Kam kohë i bindur
    Për arsyen e lehjeve
    Nuk është e shtirur
    Si gjuha e njerëzve.

    Dhe bashkë me ecjen e vargjet, shikoj përkuljen pak nga pak të trupit, afrimin e duarve drejt tokës, dhe....

    Ai, qeni im, është akoma i rrumbullakosur në krah të makinës. Dalja ime dhe zhurma mbyllëse e derës, e ngre nga vendi, duke i dhënë trupit një shtrirje pjerësore me drejtimin lartësor të këmbëve prapa.
    Në të njëjtën kohë dhe unë bëj hapjen e sforcuar të krahëve dhe nxjerrjen përpara të gjoksit.
    Sejcili, sipas mënyrës së vet, largon mpirjen gjumore të trupit.
    I shkel syrin. Më duket se ma shkel dhe ai. Jo më duket, po ma shkel vërtet.
    Ha, ha, haaa, haaam!

    * * *
    Edmond Shallvari
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #7
    Shefki Meka
    Anëtarësuar
    20-11-2008
    Postime
    540

    Ham,ham...MONDI!
    Te lumte penesalcicja!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj e pershendes Salamanda.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tregim Fjalimi

    Muzikën mëngjesore të radjos e ka në vend të ziles zgjuese. Me sytë përgjumësh, zgjat instiktivisht dorën sirtarit të komodinës, duke plotësuar kështu normalitetin gojor me protezat e dhëmbëve.
    E zakonshmja kafe, me trupin gjysmëngritur e mbështetur jastëkut në pozicion vertikal kokës së krevatit, një sy kalimthi kanaleve televizive për të rejat e fundit dhe drejt kompjuterit, për të tjera të reja nga interneti.
    Në 90 përqind të mëngjeseve, këto janë 99.99 përqind të veprimeve të tij.
    Më pas? E zakonshmja e ikjes për në punë.

    Ndryshimi i orës të djelës së sotme, edhe pse pa kurfarë lidhje me veprimet e zakonshme, ja çorienton rradhën e tyre. Dëshira për më shumë gjumë, ul butonin e radjos, por ngjeshja pas trupit të gruas e ngacmon për tjetër gjë.
    Kur gjëja kapërcen kënaqshëm kulmin e saj, kujtesa për takimin promovues të librit të tij e brofën nga krevati. Ora e radjos, e qetëson në çast.
    Në raste të tilla, kur ndodh ajo, gjëja e qejfit, ai nxiton i pari për bërjen e kafesë. Kështu, edhe sot.
    Por, gati sa nuk e kafeos jorganin pas thithjes së parë, kur rastësisht në qoshen e ekranit të televizorit shikon orën, që është 60 minuta përpara asaj të radjos.
    Për çerek ore fillon takimi.
    Me sharje të përzjera dhe përgjysmime veprimesh vrapon tualetës, vishet e spërkatet shpejt me aromën e preferuar, hedh ripin e çantës në sup dhe ikën me një "Mirupafshim!", të përfunduar shkallëve të pallatit.

    Kryetari i Lidhjes lehtëson frymëmarrjen, kurse ai mezi mbush gjoksin me të, nga nxitimi i sforcuar. Pak kollë çjerrëse, djersitje dhe rregullim të veshjes të deformuar rrugës.
    Po afron koha e pushimit, pas të cilit është rradha e tij folëse.
    Emocioni e drejton tualetës, ku më kot ul e ngre zinxhirin e pantallonave. Më shumë ndalet pasqyrës, duke marë poza të ndryshme folëse.
    Është çasti buzëqeshës, që e tmerron dhe alarmon papritur. Çakërit sytë, çaplen horizontalisht e vertikalisht dy-tri herë gojën nga mosbesimi, fshin xhamllëkun e pasqyrës dhe gati sa nuk e copton me grushtin, që ja kthen vetes.
    Është pa dhëmbët e tij! E para herë e stërgjatur në kohë, pas harresave që s'kapërcenin derën e pallatit.
    Edhe pak minuta për të hyrë në sallë. Edhe pak sekonda pas tyre, për të zënë vend në podjum para njerëzve e kamerave të kanaleve televizive.
    Nxiton sallës, ju bën shënjë të njohurve më të moshuar, që e ndjekin pas të çuditur, deri në shqetësim.
    "Kush ka proteza nga ju? Mos më shikoni kështu, nuk më kanë rrjedhur akoma mentë. Vetëm sot më rrodhën një çast. Harrova dhëmbët në shtëpi. Shpejt, s'kam kohë!"
    E di që kërkon budallallëkshe diçka të pamundur, por zgjidhës për sikletin. Vetëm dy me proteza si ai. Dy të tjerët, me gjysmaket e tyre.
    "Turp, nder, nxirrini t'i provoj! Të gjitha, kuptoni?!"
    Larje e shplarje në çezmë, hiq e ver disa herë, deri në kombinimin e gjysmave të dy gojëve të ndryshme.
    Forca mendore për kapërcimin e situatës, ia largon pështirosjen që ndjen në fillim të prekjes, larjes dhe provës në gojë të dhëmbëve të huaja. Dhëmbë njerëzish janë dhe sa pak që ngjasin!
    Në fund, edhe pse me siklet, ndjen më të afërtat në voli, shikohet në pasqyrë, lëviz nofullat, thotë dy-tri fjalë dhe sikur lehtësohet ca.
    Miqtë merren mes tyre, për ndarjen pronësore të dhëmbëve të mbetur. Dy prej tyre, mbetur me mangësi dhëmbësh në të kundërt, rrugës për në sallë, ngacmojnë njeri-tjetrin.
    "Paskemi të ngjashëm me mikun, gjysmënofullat tona. Ha, ha, haaa!"

    Ngrihet, ecën, shtrëngon nofullat për t'i ngjeshur më fort protezat, me një dhimbje goje të kthyer me zor në durim.
    Fillon të flasë.
    Nuk po ndjehet mirë. Trupi i drithëruar i shkëputet nga koka. Në fjalën më pas, edhe pjesë të kokës i shkëputen, duke e lënë vetëm ndjeshmërisë së gjuhës dhe nofullave.
    Jo, nuk ndjehet ai në të folurën, xhestet, tonin dhe elokuencën e tij.
    Në fokusin e kamerave, i shfaqet koka e mikut të protezës së sipërme. Ai po flet njëlloj me të. Jo, ai po flet njëlloj si miku, bile sa gjysma e tij. Pas tij, ja dhe i dyti, i protezës së poshtme. E njëjta ndjesi.
    Mbetet pak çaste pa folur. Hedh sytë sallës, lëshon nga duart letrën, buzëqesh dhe mes çudisë së dëgjuesve, vazhdon.
    "Njeriu, aq më tepër krijuesi, duhet të flasë me gojën e tij, gjuhën e dhëmbët e tij, apo siç thuhet popullorçe, jashtë dhëmbëve të tij. E për të vazhduar simbolikën e dhëmbëve, pyes: Po kur s'ka dhëmbët e tij, ç'bëhet?"
    Heshtje, pas pak gjallëri, më pas duartrokitje në sallë, me zëra të përzjerë përgjigjesh për pyetjen simbolike e përsëri heshtje, në pritje të përgjigjes së tij.
    Me marifet të fshirjes së hundës, nxjerr protezat, i fut në xhep dhe i lehtësuar nga shtrëngesa e tyre, lëshon zërin e tij të vërtetë.
    "Kur i mungojnë dhëmbët, akoma më shumë do flasë shpirti i tij. Ky shpirt, që sot po flet para jush!"

    Dhe vazhdoi të fliste, njerëzit të duartrokisnin dhe askush, veç katërshes së miqve të vjetër, nuk mori vesh të vërtetën e së vërtetës, të fjalimit të tij pa dhëmbë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Më kënaqe...

    U lexofshim së shpejti!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •