Close
Faqja 9 prej 22 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 219

Tema: Poezi2010

  1. #81
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    ADIOS!

    Sot ...
    Sot themel e cati jane cark termeti!
    Sot themel e cati jane rehati!
    Banesen e peshtire ma njohin me mire minjte
    Sa keq qe s'm'i vene re gjerdanet e florinjte...

    Mbetem vetem ai qe s'jam!
    Shqetesim i madh,
    ne nje mjedis qe behet boze
    nga replikat teatrale te parise...
    Rrofte...
    Qe mallkim domethenes per koken e nenes!
    Po e le fare...
    Prit, te perdor ndonje fjale te gjate
    qe te bind veten se jam i zgjuar pernate:
    "Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee"
    Kjo ishte!Mbase do te thote qe deshiroj ti mbaj sekret
    gjerat qe me shqetesojne vertet.
    Dikush do ta germezoje e analizoje kete fjale...
    Nje tjeter do ta krahasoje me fjalen "qarje" skaj me skaj te frikes
    Jam burre perafersisht trim,
    se akoma i druhem mimikes se teta Mrikes,
    dietes e agjeruesit
    dhe, pasthirrmave te rojes se rrushit
    Prandaj,mendohem perbri trekembeshit druthate
    si i denuar dhe xhelat
    Gjallevdekur hidhem nga trampolina e fantazise,
    perfundoj ne fillim te lashtesise
    Gris papirusin e koklavitur si kjo poezi,
    Poezi eshte kjo apo shpirt e dobesi?

    Lajmet pasqyrojne miresite e mia te sotme
    dhe ngordhjet e gorillave te motshme
    Vetvetiu,ne vazhdimsi,me vrazhdesi,
    ju siguroj qe breket e palara si shtupe ne goje
    s'i meriton oratori pa pervoje...
    Grate e martuara duken me te gezuara kur vene dashnoret ne loje
    E te tjera,e te tjera qe s'kam turp t'jua tregoj...
    Do te mekatoj!
    Tani,fet e fet veten e njollos...
    Shqetesohem pa u thinjur se jam qeros!
    Dhe po ta zgjas me tej do t'ju nevrikos...
    Adios!

  2. #82
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    MAJ...

    Ja,erdhi maji
    Paska ndryshuar pamjen si une!
    Trendafilat,eh,trendafilat s'kane te share;
    jo me shume se me pare...

    Zgjatma doren e dashur t'i rrefej tradhetite...
    te t'kerkoj falje bute-bute;
    t'i jap trute e mia ne shpute...
    Te frikeson idea,
    po nata te duket si kukuth?!
    Mbeshtetu tek une,pra!
    S't'i shpjegoj fazat e henes,thjeshte,te puth!

  3. #83
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    REHATI

    Natyrshem zgjohem e fle nen dhe si urith
    Ketu me pelqen gjithcka dhe s'kuptoj asgje...
    Dua te zgjohem e fle ne shtepine e vjeter
    Ndodhem perpara deres kryesore
    Pa celes
    Paska rene termet...!
    Urra!...

  4. #84
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    JOSHJE

    M'u ka bere huq te kepus trendafila te kuq
    Gjithnje,ia dhuroj mikeshes me te re
    Petalet mbulojne skandalet...
    Kuqelimi i diellit perzihet me re...

    Qetesohu,pra,ti vajze
    E di qe vellai s'te le jashte...
    Tezja te meson tekniken e trazimit te trahanase
    Por, ti Moonwalk drejt lirise... gabimisht,
    s'i kerkon falje ndjenjave...
    Rastesisht,
    rete behen te zeza,
    perdet -te zeza,
    shtrati- i zi,
    trupi yt-qeli
    Cirresh:shkatrrome shpirtzi!

  5. #85
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    BOTA E RE

    Degjoj deklarata shpypi te papershtatshme
    Gelltit genjeshtra te gatshme

    Nejse,s'filozofoj dot esell,pa meze...
    I zbiruar nga nje rreze e shpejte
    S'jam i dashuruar ,as i urryer ne propocion te drejte
    Sidoqofte,gabimi pranohet me vonese,
    makina shpejton ne kthese...
    Ndane kanalit lulebora vese
    shnderrohet ne fantazmen qe erdhi e vajti
    me shirat qe ndolli Dajti
    S'qenka veshur mire,e perbuz
    Turperohet
    Perbuz provincialin e paditur
    Lendohet
    Padituria godet si topuz
    Matufosje
    Topuz i vargut te skalitur
    Shfarosje

    Nje,dy,tre,prova teknike te Botes se Re!

  6. #86
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    MOS IK!

    Ate,mos ik!
    Me trego gravurat e tua neper shkembinj,
    mendimet e pashperdoruara,
    cucurimat e admirueseve ne rini...
    Dil nga ajo kllapi!
    Arteriet i ke te arnuara per bukuri!
    Lotet e syve te tu te pulitur, te prushte,
    ndjekin trajektore ndjenjash...
    Bota pyllezohet me dashuri

  7. #87
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    STATISTIKE

    S'kaleron drejt mitit te t'pamundures
    Kali yt preferon te pellcase ne hambar
    Ti ecen pa u pare,
    o kalimtar i nje milionte!

    Kudo ndihen daulle djelmoshash indiane para tempujve,
    por jo hapat e tua te rende pertej dhembjeve,
    o kalimtar i nje milionte!

    Je i pafat o kalimtar i njemilionte,
    se edhe i cmenduri mban mend vdekjen ne trurin e milingonte
    C'udhe e rendomte!

    Shtigje,shetitore...
    Brigjeve erdhe shkove
    Gjithkund u numerove
    O kalimtar i njemilionte!

  8. #88
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    E DASHURUAR

    Erdhi ai hutim i luhatshem
    bashke me gjemimet e shkeputura prej qiellit gri
    dhe kater sy te gatshem...

    Pergjerim qerpikesh te gershetuar n'amulli,
    skermitje ndjenjash dyzuar rrekeshem...
    nemitur nga nje shikim... i djeshem,je ti

  9. #89
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    HUMBJE...

    Kush e kishte fajin?
    Ti!
    "Jo,ti!"
    Jo,une kisha te drejte!
    "Jo,ti bere gabim!"
    Djathtas shkohet!
    "Majtas!"-bucet truri im
    Faji vozit pambarim

  10. #90
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    EH...

    S'i shkon me fustani...
    Provon pizhame leshterikesh
    Nani-nani!
    Zgjohen medyshjet e strukura
    nen faqet e ndukura
    Pispilloset para vitrinave,xhamave te makinave,
    pellgjeve te trazuara....
    e bukura

Faqja 9 prej 22 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •