Close
Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 219

Tema: Poezi2010

  1. #51
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    SHPELLA...

    Takohemi tek shpella me stalagmite
    tamam si lezbiket komite?
    Ja,te dergoj nje mesazh
    (teletekst i palexueshem?)
    Eja,pra,se me merzite!
    Pse me sheh trishtueshem?
    Te ra deshmor nje dashnor'tronditje e befte!
    Jeten e pati te veshtire...
    Ama,amanetin e lehte!
    Atje,ne shpelle besoj se i la breket e fisheket!
    T'i fotografojme per nje reviste te famshme per skandale te ngjashme?
    Apo do te shohesh nje shpelle ku ra ne gjume te thelle
    nje skandal personal?
    Ahere,s'mund te vij,keshtu lakuriq,
    i veshur me gjerdan plot shigjeta helmuese
    Pertoj te ngrihem,shurroj ne shtrat
    dhe lahem vec ne vitet te brishta;
    ne nje vaske me lotet e mi te thate
    Gjakun ma perlan nje vampir artizan
    Vjell ne dysheme,tavan...
    Ua,veshtroni vrimat e vaskes!
    Sterkalat formojne fjale te embla,
    qe ruhet ne arkivin e nates.

  2. #52
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    TURBULL


    Kendoj duke gerthitur,fare papritur!
    Skuqem ne fytyre si tenor me tiranda
    Inati me ka ikur,
    por nje ankth tingellon si atom
    qe ia merr valsit mbi gramafon
    E duartrokas duke buzeqeshur!

    Nga buzeqeshja rrjedh qeshja e filtruar,
    shkembinjve te ciltersine se rradhuar

    Ngahera pa masa paraprake,
    pranoj ftesat cilesore te banketeve mendore
    Si kek ndaj kufinjte e sedres vetjake

  3. #53
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    NE LIBRARI...


    I verdallosem banakut...
    shitesja m'adresohet me "Zoteri!"
    Me merr per nje njeri me rendesi,me siguri(!)

    Ketu blihen romane romantike te shtypura me tirazhe astronomike
    Nderkohe,klishete e kohes i permbledh poeti i modes

    I servilosem mendjes per nje tufe tundime...
    Shikoj punen time!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Urime salamanda!Te uroj muze pa fund!

  5. #55
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    DUKE U KUJDESUR PER NIPCEN

    Belbezo bebush... ga..pa..ta..da di...
    Pallavrat jane prone papagallesh,
    te paste baca,babloku,xhaxhai...la...ma...ku...
    Te t'mesoj lojen e hakmarrjes djalosh?
    Pam,pam gjakesin...me nje plumb ne balle
    Dreq!Ai kryeson kolonen e kusherinjve te tu!
    Qenka kaaaaaaaaaaaaaaq!
    E leme kete loje te veshtire,
    se gjate shtatezanise nena jote volli cdo mengjes mekatet e fetusit,
    qe ti te lindje i delire.
    Qarja e pare qe psalm i mplakjes se paqes,
    qeshja e hershme djallezore e brirte...
    Keto fjale i thone edhe te urtet,
    te motshmit sa ullinjte!
    Fjaleve u vika era qelbesire!...
    Te nderroj pelenen me mire!

  6. #56
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Faleminderit shume per komentin,PRANVERA!

  7. #57
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    E PAKUPTIMTE

    Jam haperdare hambareve te hamendjes...
    perderisa s'ndjej urine e vdekjes
    Tani flas ne kohen e shkuar per nje mikun tim!
    Me gjithe qejf do t'i shkoja ne varrim,
    por manarin po coj tek veterineri
    Jam i poshter?!
    Kete doja t'ju thoja qe ne fillim!

    Bie alarmi i ores se vertetes,
    kurdisur nga genjeshtrat e nje mbreti metaforash te merzitshme
    Luhatet lavjerresi i ores se frikshme,
    lartesive pertej jetes...
    Adonis shpirtshemtuar vishet si hyri,
    hiqet sikur kupton kete poezi...

  8. #58
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    LOTE

    Stinet shtine short shirash
    Presin,pastruesi i dritareve,fermeri...
    Une shkruaj,le pas dore vajzat e mia qe te kenaqesh ti!
    Ato lozin me nje pike shiu
    E shkeputen nga ylberi!
    Prishen gjithe ate bukuri?!
    Mos guxoni t'i prekni me dore:
    i rrah vete me thuper!
    C'nostalgji!
    S'pushoj se qari...
    Me puth ime shoqe,
    ne gji!

  9. #59
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    QESH...!


    S'me pelqen korniza e vetmise,
    perflas sfonde sarajesh te praruara...
    Veteperqafimi me ka rene per hise
    Halla ime e madhe heton shpatullen e pates...
    S'qahem fare,do t'i vikam perqark dynjase labirintheve te parase!...
    Prej puthjes se pasanikut shpirteron edhe fekalet!
    Zanore pasioni vijne nga dhoma e hotelit posacerisht per dashuricka...
    Plumbi i fjales s'ndalet
    Kam ndermend te behem martir i nje vargu vrases
    Dorasi arratiset ne shkretetiren e Gobit,
    sa per te mumifikuar marrezine e krimit
    Ndersa mua me avullojne hipotezat e harrimit
    Me c'u mora,le ta zeme,te henen e kaluar ne oren 10 te mengjesit:
    bleva shallin... apo ushqeva papagallin?
    Jo,me fal,ne ate ore ti ishe me mua,po shkonim ne krua!
    Ishte e shtune,...po vdisja per gjume,
    kur t'qendisja nje leter
    Patjeter!
    Por,zarfi mban daten e vitit te vjeter!
    "Sa i zgjuar!"-mos me thuaj as mua,as nje gjeniu,
    se do te zhgenjehet paq i ziu...
    Shqiptaret i kam siguruar se jam bere si huaj;
    te huajt me marrin per jashtetokesor
    Atdhe,ku je,per ty s'kam vargezuar?
    At-s'i le kurvat e Durresit rehat!
    dhe-shkriferohem kodoqofte,e pe...?
    Frengji me frengji fryn nje saksofon
    Tezgjahe ciftelie fluturojne re me re
    Lodron lopa e detit bjeshkeve,
    mamuthet kullotin ne hava...
    C'gafe e fildishte!
    Shaka e brishte?
    Qesh ashtu kot,pra!

  10. #60
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    FALEMINDERIT LEXUES!

    Doli nga shtypi libri me vargje te huazuara...?
    Mos,more!
    E botoi...ai miku me marazem mendore...
    Shtyhen ne rradhe androidi capraz,ameba diellore...
    (shoshoqit u kerkojne falje)
    Digjet cdo debat autoresie
    Shkrihet si ar kenaqesia juaj
    E ruaj si medalje!

Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •