BEFASI
Ah,i poshtri shi!
I paudhi shi!
Te paska perlyer fytyren
i pameshireshmi shi!
Sa qenke lagur e dashur!
Afrohu...te te thaj!
Pastaj...te te puth qafen
thiken ne fyt
te te ngul
kollaj!
BEFASI
Ah,i poshtri shi!
I paudhi shi!
Te paska perlyer fytyren
i pameshireshmi shi!
Sa qenke lagur e dashur!
Afrohu...te te thaj!
Pastaj...te te puth qafen
thiken ne fyt
te te ngul
kollaj!
KOHA...
Ngrihu se vajti ora per pune!
Jo!Sot ora eshte 7!
Dje ora 8 ne fakt ishte 9...
Jo!Jo!Qepe gojen stergjate!
Pra,sot ora 8 dje ishte 10
Jo!Pika te rente!
Grindem... sikur koha te ekzistonte vertete!
ADMIRIM...
Sapo ia permend dikujt kasollen...leshojne lemerite e rastit...
Thone se nje varrmihes i papune, atje... kufoma perqafon...
I afrohem une,askush tjeter s'guxon!
N'baltovinen e murrme...kasollja akoma qendron...
Aventura e mohuar e lashtesise se hallakatur me fton...
Trokas...nga brenda vjen nje kercellime kumbuese...
Shushatem...syngulur mbi nje krijese intriguese;
fashuar me zinxhire,strukur n'erresire...
Shqelmoj e shemb kasollen pa dritare...
I perulem asaj gruaje te bukur
njemije vjecare!
TIK-TAK...
Jetoj rremujshem!
Tik-tak i pamjafueshem...
Tik-tak...trupin tim e trajtoj me kujdes...
S'kam kohe per konference,as muhabet,as nje fja...
tik-tak...vdes!
STINET...
Ushtrite gjethore pushtojne pemet
Pemet gjethojne...e dergjen n'pleqeri
Pleqeria gjethet i merrka ne varre
Varre te gdhendura nen bardhesi
BORE...
Troku i kapronjve s'ndjehet...
lart tek lendinat te buta...me hijeshi
Verbohem...shpirti me merr per dore guvave...
Ah,na paska nuhatur i pagjumi ari...!
Shijojme boren ne harmoni!
AFISHJA...
Afishja fantastike lexoka:
"Me hidherim te madh njoftojme vdekjen e vdekjes!"
Miq te rastesishem pasanikesh,
tellalle te maskuar me pupla qukapikesh,
kurva qe sherbeni per humbjen e virgjerise...
patjeter vdekja vdiq prej zise!...
E vdekur,vdekja gezon me shume respekt sikur ne
Prandaj mjalte,dhalle,caponj,hurdha,mushkonja,ftonj...
shtoni ne hallven turli
te gatuar per nje te ndjere te ri
Ato krikella kersherie... ktheni me fund
dhe merrni nje sy gjume!
Me cekane shpresash e dalta dallaveresh
kortezhi...gdhend endrra profetike
Sipas afishes paskam vdekur une!
Ncuq!
Sajimet i kam huq!
Shume faleminderit MI CORAZON!!
LEDHE...
M'u rritsh,m'u befsh azgan!
O bir,i bukri bir...!
Buzet t'i kam xhan
Syte do te te t'i ha,
Ki-li ki-li ki...
Si qesh ai qesh,aman!
I ardhshmi
hitlerian
C'PEME!
Gjethet saj jane me te lezetshme se emeraldet
Oh,c'hijeshi!
Deget elegante...duke u perdredhur
Edhe ererat i kane zili...
Perbrenda trungut ziejne turma krimbash
Gajle fort!Qukapiket...si une...kur ti...
Ne zgaverr,sytjena... e nxire nga baruti...
Rrenjet... i ushqen trupin yt i qelbur
Groposur... qemoti
Krijoni Kontakt