Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 219

Tema: Poezi2010

  1. #161
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Faleminderit per pjesemarrjen...EXTREM!


    MOJ...

    Miremengjes moj...!
    Dua te te puth me buze te thara...
    Zgjohu pra...!
    Do shetisim neper ara...
    Cohu te thashe se ka aguar!
    Mllefi i eklipsit prej diellit eshte shkallmuar
    Luaj vendit moj me jep per te pire !
    Moj...mama,
    trupngrire!

  2. #162
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PERRALLE?!

    Nje aristokrat kryeqytetas shenon ne ditar:
    "Sot takova nje proletar...
    Ne mendje shenon: "...funderrine,katundar..."

    Nje mize kapitaliste mbytet ne kanace koka-kole,
    arkitekti i kerdise skicon arkivole;
    vdekja rri e palosur ne portofole

    Ketej e tutje do te shkruaj per ty!
    Lagjes tende pa pretekst kam per te kaluar
    Te dua shume ashtu...ne bodrum,pasanik kokesharruar...
    Poshtersite e mia s'do kene te mbaruar!

    Aristokrati mendon se eshte mbinjeri!
    Miza... zoteron njemije e nje parti!
    Arkitekti i kerdise hutohet me kete poezi...
    prandaj po ligjeroj me thjeshtesi:
    Na ishte njehere nje monedhe...
    Bleu te pashpitin njeri!

  3. #163
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    FATALIZEM

    Jeta...
    E shkurter ose e gjate
    Udhe mahnitese...humbim perqendrimin...
    tek e njejta kthese,me te njejtin fat!

  4. #164
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PARAGJYKIM

    Zonja e zoterinj!
    Ju prezantoj per here te pare kete femijecudi!
    Ai zberthen Ainshtajnin,zhben magji...

    Ai...djale katundi...

  5. #165
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    SHAKA PA KRIPE

    Te henen dua qe gruaja... te me krahasoje me henen
    Diten e marte n'bucele t'm'i shtije djajte
    Diten e merkure t'me ferkoje koken,si nena ime dikur...
    Diten e enjte te me kuptoje qarte...
    Te premten s'do t'ia bej te gjate...
    Te shtunen t'ia mbathe qemenate
    Te dielen ajo s'kthehet!...
    Po i le shakate!

  6. #166
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    LETER DASHURIE

    Kur shkruaja letra dashurie...
    adresen s'di sesi...
    s'di se ku...
    ti shpirt e fshihje.
    Sot adresen e shkruaj me germa njerezore
    Arrin..ne kosh,patjeter!
    Ne zarf...
    s'ka leter!

  7. #167
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    SHTERJE

    Me lind nje ide... ne qeline poetike
    Ketu me ndodhet vec nje leter te njollosur...
    dhe pena e harrimit
    Shoh shpirtin tim xhelat para ekzekurimit!

  8. #168
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    VALE...

    Vale te sterholluara,
    te terbuara,
    tere leshterike...ngaterrohen
    ne nje det te vertete

    Vale gjaku,
    ritmikisht dashurohen
    ne nje zemer e shkrete

  9. #169
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    DISIPLINE

    Sa ftohte
    Agimi e nate lidhen paktin kallkan
    Kuisin kelyshet ne vend te gjelit sqepngrire
    Rrezet e para pas 8 minutash do te mberrijne...
    T'i pres ne shtrat?

    Agim e nate me lidhin kembe e duar
    Kelysh e gjel recitojne nje varg te gjate qe duhet deshifruar!

    Rreze,o rreze kam ftohte...kam pune...
    S'e shihni ngricen!?
    Rrezet s'ma varin:
    po e luaj prapanicen!

  10. #170
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    GRIMCE VJESHTAKE

    Fillon gjygji...
    Avujt... japin deshmi
    Ajri i ftohte denohet
    Qielli asnjanes derdh lot pafajesie
    Shi...

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •