Pershendetje Shefki Meka, faleminderit per keto poezi te bukura,kalofsh nje weekend te mire
Pershendetje Shefki Meka, faleminderit per keto poezi te bukura,kalofsh nje weekend te mire
Faleminderit shume per vleresimin USA NR1!Te pershendes me:
KERSHERIA IME
Po udhetoj,pra, me pasaporte te pavulosur...
si shandan nen duvak drejt erresires se pasosur
Nje bebe brekecjerre kembadoras bredh bregoreve...
Perkedhel nje pellumbi te plagosur,intrigon akacien...
C'u thote aman?!...
Po e shtyj vetevrasjen!
RREZJA
Nje rreze lind per ne
T'i s'e sheh
Ai s'e njeh
Une pershkuaj qarjen e saj te ndritur...
Qeshim te tre
OK!
Rimisherohet perditshmeria e acaruar!
Cmimet...infinitin e kane kaluar!
Injoranca s'm'u ka shqitur si prenka femijerie
Bastisa konviktin per nje leter dashurie...
Ej,adoleshent me zbaviten edhe mua qortimet!
Zgjedh prinder te rinj prapeseprape zhgenjehem!
Pse t'i fshij une therrimet?
Kush tha se jam dembel?
Ah,ky turni i nates!
Pse me rri mbi koke qielli?
Neser do te qahem sa te lindi dielli!
Por,sonte prej ankimeve te pareshtura
qelbi i shekujve... m'u ka mbledhur rreth shpirtit te tredhur
Acarohen kufomat e patretura!...
Huta,falkonj,eunuke te mbathur me patkonj,
zorrevarur neper pjegull...duan qe ta qep...
Ok,ne rregull!
MIRENJOHJE
Jam krenar une pasardhesi i filanit!
Ai jetoi si ia donte mideja
Humbi respektin
Fitoi beteja
Ia lumsha trimit!
Jam...fale shkerdhimit...
SHIJE
Si fis s'i honepsim specat djeges
Si familje i bluajme guaskat e midhjeve
Si individ... me mjekrren perdhe,
gojehapur
pres nje koloni milingonash...
Tashme shijojne krimbat e mi!
Pershendetje miq te mrekullueshem!
ZENKE ME VETEN
Kohen ndermjet shkrepetimes e bubullimes
e harxhoj duke degdisur miresite e tua
Sill legenin dhe laji kembet Shen Valentinit
qe te t'theme dua!
Neteve te frikshme s'te nevojiten kryq e hurdhe:
me ke mua!
Pse druhesh?
Gjithnje je ne levizje te vazhdueshme si uji;
A ngrin kur puthesh,
lengezohesh kur eksitohesh,
avullon...?
Ku je?
Me cave ******,kupton!?
MMMMM!
Shumekujt i ngjau terheqese...
Prisha kepuce,harxhova benzine
dhe kohen terhoqa zvarre me shamate per ate kukull ne vitrine
Kukull e nje shpirti te ngrate
Prane saj-pingul shtize e shtaze
Perdhe-re
Pezull-gelbaze
I bezdisshem moti si pardje
E pakapshme menxyra pa fre,
si atdhedashuri e bazuar ne klishe poetike
si prinder te harruar,
si manare te llastuar...
Oh,hapu dhe...!
Ah,c'zbavitje ne zbritje!
Ashensori gjysmendezur,gjysmefikur...
(Varet nga veshtruesi dhe hyjnite qe bejne qitje)
Bam-bam!S'e merr vesh i pari te dytin...
Kukulles furishem ia cjerr fytin
Kukull e ngrate...
Qenka cokollate!
Krijoni Kontakt