Close
Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 219

Tema: Poezi2010

  1. #131
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    TEOREMA E PITAGORES

    A-ja ne katror?!
    Cne kjo A-ja e uruar
    ne katror ka perfunduar me vetevehten shumezuar!?
    Therrit nje doktor!
    Edhe B-ja ne katror!?
    Epo,tani leri Pse-te!
    Kaperce permbi katet!
    Ne trekendeshin kendrejte fshihen t'gjitha bukurite
    Ndjejne te ftohtin dashurite...
    Emocionet e tua te ngrira, shkrijne ne pranvere
    Ne lotet e tu te djeshem harabelet lahen hareshem
    Lulezojne dashurite rrufeshem
    Shpirti te merr hore...
    barazohet me C-ne katror...

  2. #132
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    TUNGJATJETA!

    "Si je?"
    Mire(me therin kercinjte,s'kam paguar faturat...)
    Zotrote?
    "Mire(nje testikule m'a keputen,tjetren e shita lire)
    Femijet si i ke?"
    Mire(djemte m'jane bere drogaxhinj,vajzat-kurva me deshire)
    Po prinderit si mbahen?
    "Mire(ua ujis zambaket e varreve ne te gdhire)"

  3. #133
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    AI TIPI...

    Ai tipi me fiksime,
    i krisur,
    bredh... si gorille
    Ai tipi eshte i bindur
    se njerezit s'kane evoluar!

  4. #134
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    MENGJES TETORI

    Era e ftohte shkund peisazhet
    Si gjethe nga pemet zbresin varret
    Ju ndafsha cika-cika vasha grifsha,
    rivale mburravece qofshi mallkuar...
    (Do ringjallen te shumefishuar!)

    Shiu lag fasada katedralesh
    Nen cadra shpejtojne xhelozite poetike
    Nen ura shkembehen percartje perrenjsh
    Nen dhe clodhen sekrete epike


    Dallandyshja pendelehte folene e merr me vete
    "Reshtje kashte parashikohen!
    Lluc i atille eshte i panevojshem!"
    Ankohen...!

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Salamanda!Mik i nderuar!Ju lexoj me endje dhe relaksohem...poezia juaj eshte e nje stili te vecante...HASANA-BARABA!...Ju uroj muze pafund!

  6. #136
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Mbase te gjithe ata qe me vleresojne jane edhe me te vecante sesa une,Pranvera...
    Faleminderit per inkurajimin(gjithnje te mirepritur)Te pershendes nga embrioni i mirenjohjes... me dicka te castit!



    GJYKIM I SHENDOSHE

    Nje zeshkan i gjate,
    simpatik,
    i zgjuar,
    i suksesshem...
    filloi te me fliste zellshem
    vec per nje zeshkan te gjate,
    simpatik,
    te zgjuar,
    te suksesshem...
    Ia mbatha... rrufeshem!

  7. #137
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Pershendetjet e mia salamanda
    Skam qfar te theme,vetem falenderit qe ndan me neve poezit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhenet.M.S. : 12-10-2010 mė 13:21
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  8. #138
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Te falenderoj... pa mase ,SUEDA!

    NORMALITET

    U torturuan me pinca...
    U demaskua prifti pedofil...
    U permbyt provinca...
    U gjet nje foshnje kopil...
    U pasuruan kodoshet...
    Me mijra humben jeten...
    I qerova groshet...
    E ndreqe bicikleten?

  9. #139
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PROVA PAQESORE

    Edhe une i braktisa miqte...qe t'i merrte malli per mua
    Erdha ne dukje ters...
    I gatshem per te degjuar e shperndare
    thashetheme krua me krua

    Mbetem besnik i veseve me te keqija!
    Besoj mrekullite qe pane te paret...
    Besoj te tjeret-c'budallallek!
    Besoj veten-c'gafe!
    Besoj se dreqin marr ne qafe!

    Korr kaltersi me draprinj lirie...
    Per llokma pantere kam neps
    Ata flasin solemnisht duke thurur vargje manaferrash
    Babai yt balluket s't'i honeps
    Ketij sheshi shetitin shelege e cdo **********
    Ketij sahati i leshojne syte xixa ne mesnate

    I trishtuar s'jam megjithese qielli u nxi!
    Them se apokalipsi i balsamosur ne muzene e shpirtit tim
    eshte dashuri per merzi

    O matuf fluturak lere folene e kujteses!
    Lexoje n'iternet ligjin e rendeses...
    Edhe une shtyp,flirtoj,edukohem,masturboj,
    shkarkoj muzike...
    (Keshtu shuaj euforine pirateve informatike)

    I deshperuar si buzeqeshja e te huajit qe s'te kupton...

    Edhe une,si cdo paranojak rrenqethem kur me trajton teper mire
    Edhe une kilikos me hithra lajkataret e peshtire

    Himnin e paqes sebashku kompozojme
    He,ngrije flamurin i pari(dikur armik im i betuar)
    "Jo ngrije ti i nderuar!"
    Edhe nje here...ta marrim me shtruar!

  10. #140
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    LIGJI...

    Kaloj kohen duke te mbeshtetur...
    o udherrefyes i utopise dukesh i tretur,i trembur...
    A je arratisur nga cdo azil pleqsh te cmendur!?

    Shpateve po shpalosen shkrepetimat
    Peshk i pameshirshem ngulu ne karrem!
    Pse mjegullon fundlumi?
    Mos i prekni mjelmat mjerane!
    Lerini rehate karkalecet akrobate!

    Ua!sSteriotipi i damkosur ndjek trajektoren e gjyles se topit
    Heretikut i dhuroj lulen qe keputa para se te vyshkej
    Ekzekutohet pa gjygj
    Une i mekur duroj kerbacin qyq!

    Qyq i ulur ne nje fron t'perlyer me dhjame,
    miratoj ligjin jam-kam;
    perkrah firma tregetare,pederaste,parti...
    S'me perputhen shijet,bie ne ujdi
    Paqe,paqe,paqe -paqe o njeri!
    N'kasaforte hyjnore gjen cdo katandi

    Sjam-skam-utopi hyn ne fuqi!

Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •