Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 219

Tema: Poezi2010

  1. #121
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga salamanda Lexo Postimin
    Pershendetje!

    Ne pandeh se n'vargjet me sintakse cilimiu
    e n'poetiken e plasaritur vure re gjurme njeriu,
    je gjithmone i mirepritur ,shpirtin te dua!
    Madje edhe trupin po ta marr hua
    E lashe trupin tim tutje ne hava

    Te gjithe ma dine filozofine e fishkellimes se shkujdesur
    Ma keputen karafilin...
    Koken e pres vete pasi te degjoj bilbilin,
    kur kali varfanjak te perbuze terfilin...

    U dhashe...mumjen time,fashohen jabanxhinjte
    Gishtrinjte mi kane ngene hutat dhe minjte,
    se me njezet drejtime corientoja perendite

    Gishtin tim te padukshem,martoje!
    Tregoja dashurine!
    Dashurine pranoje!
    Nga me te bukurat ................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    [A=salamanda;2883150]Faleminderit shume per vleresimin... AGIM!Pershendetje nga epiqendra e shpirtit!

    POZITA IME

    A nenshkrimit A traktatit kafshe-njeri,
    te gjithe mbajne kapistra-kollare,
    por ca paskan rendesi!
    Ca s'kane kategori...
    Ca tipa i le treni...
    Te gjithe mblidhen,shperndahen,
    ulerijne,shahen...
    A mbetem qer bir qeni![/QUOTE]



    I nderuar Shefki, e dini se ēmoj tej mase stilin tėnd tė vargimit tė vargjeve - meqenėse janė me plot metafora...
    Pos kėsaj, Ju pėrgėzoj pėr guximin qė shprehni vazhdimisht nė mėnyrė tė lakuriquar...
    Frymėzime mik i ndereuar!

  3. #123
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Faleminderit shume miq te mrekullueshem!Ju pershendes me:



    TRIDHJETE E TRE...

    "Tring tring, krijohu-lindu-martohu-vdis!
    Ra zilja...kembana,rreshtohu...rritu e kalbu!
    I thermuar po me dukesh,si plis...
    Dhjam e gjak t'i prish!
    Jam uji,drita,ajri
    Egersine te ma dish!"
    Tutje flitet lirshem
    Eshte zakon i prapambetur
    Edhe cdo heshtje bie si reshje
    Te qortojme stinet meqe me ke prekur...
    Rete zaptuan intrigat e henes
    Erdhe fshehurazi ne shtratin tim
    Genjeshtra e dobishme s'te vjen natyrshem,agim!
    I fildishte perendimi, i vertete ky vegim...
    Morra aristokratesh shetisin neper cardak
    Caracet gllaberojne mjegullen pa asnje shkak
    Argetohen te papunet me gomeret qe mbarsen,
    Shoqeroj me sy nusen e re t'pasanikut plak
    Nip,babelok,patate,zhardhok,pate,patok... shkumohen ne govate
    I mbyll ne nje qeli qelqi qete...koke me koke,per gallate
    Rane ne ujdi idhujt idhnake...
    Trurin thithmani si cilimiu makaronat
    I druajtur,i dashur tregohem prape.
    T'jua dhuroj pelenat,tirandat,pantallonat...
    Edhe zorret m'i nxirrni,se shpirti paska vape!
    Shikome mua vajze ,pastaj tavanin qe rrotullohet
    Erdhi fluturimthi ndjenja qe s'mohohet
    Flirtimet e sakta-koordinata dashurie(dyshohet...)
    Ketej urrejtjet me sjellin ne vete
    I vetem,i verber,sykerthize,per ibret...!
    Une,ne kultin e vetevetes pikturoj portrete
    Tridhjete e tre vjet ,sipas kohes hipnotike,tridhjete e tre vjet!

  4. #124
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PASDITE VJESHTE

    Erdhi vjeshta,lexuesit ndjehen nervoze,
    se gjethrenien,shtegetimin...poetet e bene boze
    Sakaq,egoja e eprorit vuan kur servilet jane te zene...
    Kam mall per marmalate pazari,karkalec,kamion,nje te shtene
    Lotet e adoleshentes pike-pike-pamje frojdiane,
    qullin luginat artificiale rreze maleve marsianel
    S'po ma mban me te rimoj vargjet!...
    Bejtexhinjte bedenave ua theva harqet
    E shikon pra,s'doli poezi e mire!
    Si s'perdora ndonje fjale te veshtire...
    Psh. hemorroide,papershkrueshmeri...
    Si s'permenda ndonje qenie mitologjike!?
    As me Zeusin s'lidha krushqi!
    Si avulloi oqeani im gazmor?
    Si ra gjithe ky shi!?

  5. #125
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    SA HAP E MBYLL SYTE

    Ngjyre e shqyer e ylberit te ferrit
    e thermuar,e lagur...
    shpirtit tend,
    t'jargezon nga goja.
    Buzet t'i fshin me pecete te qendisur
    puthja pa pasoja,
    pa vend,
    braktisur...

  6. #126
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    TREGIMI I GJYSMEHENES

    C'pellg i thelle e i bukur!
    Anembane...
    Peshqit rresqasin,bretkosat brohorasin
    mbi zambake azgane
    Xunktha,xixellonja perflasin
    ngjalat ne gjol,strukur...
    Qete-qete ti...
    fluskon i ndukur!

  7. #127
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    DERE...

    Dere e hapur per zonja,nentedhjete grade,
    e perplasur ne turinjte e gruas tende,
    e gjere per manarin e majmur,
    e plasaritur vende-vende...

    Dere...Tak-tak!
    Miqte i ka hak!

  8. #128
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Korrigjim

    DERE...

    Dere e hapur per zonja te pakten nentedhjete grade,
    e perplasur ne turinjte e gruas tende,
    e gjere per manarin e majmur,
    e plasaritur vende-vende...

    Dere...Tak-tak!
    Miqte i ka hak!

  9. #129
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    KY GUR...

    Ky gur pa forme te percaktuar
    mund te kete krisur kafka kolopucesh,
    por s'flet...
    Ky gur mund te kete burgosur
    sythin e nje pranvere te harruar
    qe pret...
    Ky gur leshon nje tingull!
    Ah,shpirt i ngurtesuar i bilbilit fosil,
    perjete...

  10. #130
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    DY PUTHJE

    Sikur ky cast i ashper...
    Ky pyll i zymte...
    Kjo kame e mprehte...
    Tentoj vetevrasje...
    Me puth lehte...
    Casti i ashper veron ne kujtese
    Pylli i zymte behet shesh
    Kama e mprehte
    me puth prape,
    lehte.

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •