Kozeta Zylo: Tungjatjeta Kosovė!
Tungjatjeta Princesha ime,
Sot po udhėtoj kudo,
Me medalionin e Lirisė nė gjoks,
Medalion qė s'do ndryshket kurrė!
Nė kujtesėn e dhimbjes shkulmėzon shpirti,
Pėr rrėmbimin e tė artit medalion,
Nga zotat e heshtun tė Olimpit...!
Lamtumirė ju Zota tė heshtun, lamtumirė!
Lamtumirė ju qė ma gėrryet kockėn,
Me molėn e hipokrizisė!
Princesha ime Kosovė,
Mė lejo tė vė buzėt, nė bisqet e Lirisė,
E me ju tė bashkohem ne simfoninė e kėngėve,
Tė miliona shqiptarėve, qė kėndojnė shqip,
Aty, nė tokėn e lirė!
Sythet e Lirisė kanė buisur,
Janė harbuar sot, nė degėt e Shkurtit,
Shkurt dimri, kthyer nė stinė pranvere!
Mėngjesin e burgosur zgjoi,
Duke hapur kufirin e shpirtit,
Me vezullim rrezesh nga bjeshkė Kosove!
Mė fal Kosovė qė s'tė vij dot atje, mė fal,
Por, edhe pse larg teje sot,
Unė po e shijoj kėtu lotin e gezimit,
Te ngrirė kallkan, acareve,
Tashme tė shkrirė nga Ju, por edhe nga kjo tokė,
Ku u vesit gonxhja e Lirise, dikur si manushaqe kokėulur!
Nuk do dėgjoj mė krokatje korbash,
Ato kanė kohė qė u shkrumbuan nė harkun vetėtimė tė Lirisė!
Nė trungun e tokės tėnde, dhimbjet lėshonin rrėnjė,
Sot ato u groposėn nė dheun e Prizrenit, Prishtinės…
E nė gjithė tokėn e Dardanisė!
Unė kam kohė qė jam larg teje, kam kohė…
Por dhe pse larg, vetėm tek ty pėrkundem me ninulla,
Nė tė vetmin djep me shqiponjė gdhendur,
Me emrin Kosovė, me emrin Shqipėri!
Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unė,
Mė kap prej dore, se sonte dua tė hedh vallen e Rugovės,
Me xhamadanė sokolash e me plisin e bardhė nė kokė,
Tė trand botėn e cmendur, qė shekuj me radhė,
Ta pėrtypėn Lirinė!
( New York, 17 Shkurt, 2008 (Marrė nga faqja personale e zonjės Zylo, kėtu nga Peshku.., Andi Ballshi
Krijoni Kontakt