-
PERDET...
Nga jashte keto perde te trasha
duken per bukuri!
Brenda,perdet te trasha jane tere pluhur
ndaj teshtij mangesi,ligesi...
S'me sheh njeri!
-
-
KUJTOJ...
Sipas shenimeve biografike te Baba motit
po fushon re me re ai axhami...
Ne harrofte ligjerimet e Tokes
shkruhen imet,
vetiu,
ne zbrazeti
-
-
...E PRITUR
Pres qe te me qaset nje buallice prej gjalpi...
Presin dasmoret nusen e shitur...
Rreze gorrices se papjekur t'Karpateve pret gjarpri...
Kokoshkat ne tenxhere pellcasin duke pritur...
Pret drapri...
Vjen gjeja e pritur!
-
-
MARSHIM
Dy hapa vetetimthi
Trupi nxjerr kotelen e flakur ne ziftin e pervluar!
Dy hapa vetetimthi
Une lemoj thonjte e kembeve
Dy hapa vetetimthi
Ngulitur ne mendje
Trupi,une dhe mendja marshojme dhembjeve
-
-
LEXUESIT
Shfletoj...
Pasanikes i bie nga pesha manari
Mendja i vjen rrotull si rrote ferrari
Shfletoj...
Frymezohem...
Kam nevoje per kasolle por dua vile
Kenaqem me sorren qe kendon si bilbil
Frymezohem...
Hedh dicka ne leter
S'e kupton kurkush
Vritem ne seder
Shkruaj qarte
Lind dashuria
Lind fjala e arte
-
-
FRYMEZIM
Dikur s'me mungonte fantazia
Idea e shkruar mbi nje kuti shkepseje
recitohej rrjedhshem,perseritej perrenjve...
Rrokullisej poezia
Tashme me mjafton kotesia
Pika ime e dobet
Punen e rendesishme e bej me vone
Vargun e lexoj me ze te ploget
Luaj vendit djale i rritur!
Fishkellij plot entuziazem papritur:
po kalon vajza e vargut te mitur!
-
-
BETIM
Lexo,argetohu,por mos me adhuro!
Jam shpirtshteruar ne menyre gjeniale
I drejtohem vetes ne veten e trete
U mbaj iso vargjeve qe fillojne me "o";
I paarritshem per krahasime banale
"Ka ardhur kohe e keqe"-
shprehje e modes si muti ne hale
Me fal,e teprova...
S'flas me me kame te gjakosur mes dhembeve
Udheve te prushta u jap kembeve
Vesh me vesh do te te ther
ciltersi e mjere!
-
-
MENGJES
Zogjte kompozojne rapsodi zabeli
Qente kendojne me ritem cifteteli
Kerminjte akrobate kercejne mbi pika vese
Shembet erresira,thermohet gazeli
Zgjohem,gerthas...
Behet gurgule
Lind dielli
-
-
RINGJALLJE
Djeg certifiken e vdekjes time
Hiri rri pezull thellesive t'hapesires blu,
pret mrekulli...
Sikur ju!
-
-
TEK BURIMI
S'te kushtoj poezi te rendomte
Ti iken nxitimthi
Ke veshe te baraslarguar nga maja e hundes?
Vese t'padurueshme...?
Dashurome rrokullimthi!
Gurgullime e bujshme
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt