-
Poezi2010
DUKE KUJTUAR SHKOLLEN...
Me zjarr djaloshar
djeg harten e relievit
derrasen e zeze,
tabelen e Mendelejevit...
Pi nga barkushet... e mesuesit te biologjise
per hir te hamendjeve te historise,
gjerave qe s'kam mesuar,
objektivave te drejtorise...
Rreshtohem per apel tabu...
Ketu!
O zuzaro-majmuno-u-u-u!
Te pellas pa djallezi,
t'i "pagezoj" klasat?
Po fjalet e ndyra t'i lakoj
ne te gjitha rasat...?
"Pellumbat e perlyen oborrin...Shefki!"
Dakort,zoti mesues,
i fshij une glasat!
-
-
NE BODRUM...
Sikur t'i trazoj shakulljt me gjalp,
do te gjej zhvatarake
qe shkembejne mall kallp
te lyer me parfum parisian;
demagoge mercenare
qe lemojne planetin e premtimeve
me astaret e kostumeve,
bashkefshatare qe flijojne evlatet
te gufoskat e shkembinjve,
per gjelberimin e agrumeve...
Pranvera gjen sebep,
stinet i tremb
me trendafilin pa asnje gjemb!
Leqendisen vere e vjeshte...
dimri papritur logjikon...
S'me duhen tekat e dobicit!
Ndaj dhimbjelumturine,
kthej ne emerues te perbashket
falsitetin e hicit...
-
-
POETIT
Nen pelerinen e perralles
ecen nje kuceder bishtdredhur...
dhe gelltit peshk,lejlek,kenete...
Ia paske hedhur prape ,o poet-
pasagjer i ngjales?!
Kafken tende une e perdor si kallep poezie
T'i derdh te gjitha vargjet e mia
qe dua t'i mbaj mend perjete
sidomos,ato qe s'i marr vesh as vete
Atehere prishet magjia e fjales
-
-
TELEVIZORI...
Altoparlantet e televizorit te ri
qoshe me qoshe
qesendisin heshtjen...
Trishtohem pa shkak,
kam punuar tere diten...
Nje telenovele e kam hak!
...bukuroshes i peshojne rende gabimet,
si leve perdor qeshjen...
...konviktorja shtatezane...
...krajli i syrgjynosur plak...
Argetohem duke kerkuar stacione pa figura
( alegori pa dicitura?)
Stacioni i shtateqinde...
...prindi,thjeshte,pason keshillat e trasheguara...
dhe merret me dashnoren e braktisur
qe dikur prej zemerimit
preu gershetat,
grisi getat,
ndezi cigaren me petalet e prushta
te pendimit...
S'i s'pame dramen e spitalit!
Po kete televizor kush e komandon:
supermamia qe preu kerthizen e djallit,
apo terroristi i penduar qe ka frike te pjerdhe ne avion?
-
-
URATE E MALLKIM
Sa here qe e kisha parafytyruar
tmerrin e palombarit bombol shpuar,
isha zgjuar...
Tashme,jam zhytur ne fuci
gjerat kane ndryshuar...
Qofte e bekuar e veja e veremosur...
eshte duke festuar...
Me jaranin!?
Aha,tre dite pas krimit te persosur...
Pifshin lengun e kufomes time te aciduar!
-
-
MISTER
Troc
e goxha e shendoshe,
por te admiroj kur ecen serbes-serbes...
Me clodh vrapimi yt i lehte,
si kercim ekzotik,
neper vape,rrebesh...
Prape ndalon perballe meje dhe hesht,
pa ndrojtje,pa frike...
C'te mundon?
Vec ti e di!
Edhe zoti qe s'me tregon...
-
-
DRITARJA E HAPUR...
Sa arome e kendshme vjen nga kopshti...
Fillimisht numeroj pemet
pastaj gjethet,
kokrrat e sheges,
farat...
Kam ndermend te te blej nje mi cirku,piciruk...
Bashke do jemi deshmitare te ciftimit te trumcakeve mbi parvaz
Perngjasojne me martesa njerezore,
sigurisht, me gjeste e rite sqepore
Do degjosh saze,
rrefenja rrugacore,
perkedhelite e halles...
Do ndjekesh gjurme sorkadhesh
Do shetisesh ishuj...
do fluturosh permbi dallgen e madhe,
ne qilim te thurur me lesh gjenitalesh,
qe t'i shpetosh syrit te keq
Nejse,sa me dhemb fundbarku
oh,nene,baba,dreq...
Erdhi vakti i vjeljes se gezimit...
Foshnja ime ke lindur e vdekur!?
Klith aq fort sa s'degjohet Krakatoa
Dhimbja nderron kursin!
Busulla ma con dynjane
drejt veriut e universit i paane
Per se gjalli me shqyejne,
por s'me hane
kanibalet qe thyejne me dysh
prima donnat e majme te fatit
S'qenkan... poshte krevatit!
Ben vaki...
te kene bllokuar vrimat e djathit...
Qumeshti im dallgezon pellgun e loteve
Si **** e jargezuar pi
Zgjohem
Fantazma jote ben dashuri
Une perdhunohem!
-
-
S'VDES KOLLAJ!
Hakerrehuni ju:
"Shko ruaj rrenojat e trurit!
Tyt,derdimen llafazan!
Kam tre jete e ca...!
Sa per t'u marre me kontrabande kokaine
te paketuar ne kishe,
Don Kuqal...
Sa per t'i cjerre masken vetes,
prapeseprape jam une:
c'skandal!
Pse s'shperndaj gezim global?
Sa per t'i thene qejfliut:
Te thashe qe do te biesh ne pus
ashtu i dehur mbremje e agim
Gjithsesi,prite litarin...
domethene,qefinin tim
Ca caste jete me nevojiten
per te ngjitur Olimpin,
si kujtim...
-
-
MALL PER VETEN
Konkursi letrar qe i korruptuar,
por fituesit s'u ndeshkuan me...
incest te enderruar
Quaje sekret te kobshem
ose injorance te dobishme
Quaje perfolje nismash te kota,
ku gjithkush kontribon:
Une kryesoj!
E quaj cucuritje
dhe shpejt lepij pjaten ne sy te miqve.
S'gjykoj...
Martohem
Kam mall per veten
Me largon
-
-
DIMER...
Dashnorit shkruaji nje leter
me shkrimin te imet,
qe te kete vend per te sharat!
Pranoje humbje me nje kusht:
postieri t'i beje te fala me grusht!
Je pezmatuar...
Qaravitesh qoshe me qoshe
Pa mundohu te shkruash balada bardhoshe,
se debora ia lexon grarise se ngujuar
Nderkohe racionet e pastermase,
furnizimet e spinaqit...
i shperndan djali i Thomase
Ai e meriton nje monument
tek sheshi i fshatit,
kurse ti...
dashurine e castit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt